Rama takohet me Bono Vox: S’them më shumë, po kushedi shihemi në Tiranë (FOTO)

22 Shtator 2013, 17:00Politika TEMA
Rama takohet me Bono Vox: S’them më shumë, po kushedi shihemi

Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë së martesës së Xhorxh Soros, është takuar edhe me këngëtarin e njohur të U2, Bono Vox, për të cilin ka paralajmëruar se mund të vijë në Tiranë për koncert.

S’them më shumë po kushedi shihemi në Tiranë”, shprehet Edi Rama.

Shënimi vazhdon me një shënim në anglisht, siç duket një fjali e thënë nga këngëtari Bono Vox me famë botërore.

It’s time to come back and celebrate peace in the region after the Sarajevo war concert!”, (Është koha për tu kthyer dhe për të celebruar paqen në rajon, pas koncertit të luftës në Sarajevë).

37 komente në “Rama takohet me Bono Vox: S’them më shumë, po kushedi shihemi në Tiranë (FOTO)”

  1. dritani says:

    T’i kishe thene se ne koncertin e tij ne Stamboll me shume kishte shqiptare se turq.
    Ndoshta ben ndonje koncert ketej…

  2. king says:

    Populli ska buke te haje ky sa ashte zgjedhur kryeminister ska ndej nje dit ne detyr ne vendin e vet,po sorollatet duke bredhur edhe shikonje si e ngre koken si koke k…t

    1. bimbashi says:

      Me mire te sjelle Shakiren, qe e premtoi Salihu…Se per Shakiren kemi leke ne, se ka manaxher Birishen…

      1. Tani says:

        Populli do te dije se cfare do haj,si do arsimohet,ca do behet me papunesin dhe plot probleme qe u krijuan nga nje plere si sala qe si zgjidhje te ketyre problemeve ofronte ardhjen e shakires,po ti do i zgjidhesh me ardhjen e bonos?! Shume me b.th e ke filluar qeverisjen,duke bere interior designer te kryeministris dhe rolin e pop singer me bonon. Te votuam per kryeminister dhe jo per pop idol!!!! Mos ia ke lene ne dore ilirit te qeverisi? Arroganca jote po na ben te dyshojme se vota per ty nuk ishte zgjedhja me e sakte qe mund te benim,duhet te ndryshosh, duam pune prej teje dhe jo pordh,ato shitja ushtareve qe ke mbledhur

    2. vlora.A.GJ says:

      e drejt kingu hajdarit te Edit.

    3. gallata says:

      Shka je ka thue bre king, na jina n’vend te dyt per ekonomi e se luen as topi se e ka deklarue baca vete,e ti me thue qi populli po vdes per t’hanger !?-Baca na ka rrit rrogat e pensionet e s’ka mundsi me pas sod nji shqiptar qi vdes per buk.

    4. Saliu, ramy ,safeti dhe Lopet says:

      Ti thoje qe berisha e beri te lumtur dhe me pare ket popull, tash thu qe s kan buk me hanger?shko mor toc pate.

  3. Arben says:

    Zoti Rama si shume postime pa fund ne fb, deri diku mire ,por pastaj kalon ne nje pozicion ” adoleshenti “. Populli
    pret shume gjera te tjera shume me te rendesishme se ku isha, c’fare i thashe e me tha. Fb llik diplomacia ka kufi
    per nje KM te shume pritur nga populli.

  4. safeti says:

    pastaj do takohet me justin biberaj Rilindje!

  5. aleksandri i madh says:

    Une e kam pare live ne concert grupin U2. Jane te mrekullueshem.

    1. bimbashi says:

      Show me i bukur i krijuar ndonjehere U2-360!

    2. Wendy-B says:

      Jane te mrekullueshem vertte. I love [email protected] i madh.. Po te rastisi te shkosh prape ne ndonje koncert te tyre, beji te fala nga une ?

  6. endri says:

    Nuk e di nga do te dalin parate per te sjelle ne Tirane kengetarin me te paguar ne bote ??? Me siguri nga fatura e shendetesise apo legalizimeve falas

    1. Tti says:

      Nuk vjen per para ai…!!!! Gjithmone neqofese vjen. Bono vje direkt mbas Nene Terezes per bamiresi. Une e kam takuar disa here ne Dublin, kam punuar per nje shokun tij qe kishte nje restorant ne Grafton Street dhe ai vinte shpesh aty me shoket dhe familjen. Jam deshmitare qe 3 here ka pru ne restaurant njerez te pa strehe qe lypnin leke neper rruge dhe ju paguante darken. Me pak fjale Bono eshte njeri i madh dhe ardhja e tij ne shqiperi eshte nje nder i madh per ne.

      1. Askushi says:

        Rrofsh o Tti se na hape…syte!!

  7. Lexo, Lexo .... says:

    Bota dhe USA te shqetesuar:
    Vetem ZOTI e di nese Z.Rama mund te shpetoje “vendin e pashprese” Shqiperine.

  8. lost says:

    Kengetar kot,Rama te lutem mos harxho para per demodera te tilla.Te duam te jesh mbi disa mithe kot,ndryshe nuk kemi per te ecur perpara!

  9. BonBon says:

    Mos e hengri “peshkun” dhe ky Rama me Kete Bonon kopje sikur Vuk Jeremici i Serbise. Ja linku: http://www.blic.rs/Zabava/Vesti/379936/Dvojnik-Bona-Voksa-za-Blic-Mislio-sam-da-je-Jeremic-shvatio-da-nisam-pevac

  10. Argita_B says:

    Kjo hyn te faqja e kultures apo te faqja roze, apo me mire te themi te jeta private e Rames pasi ka qene i ftuar ne nje martese ku nuk e kane thirrut si kryetarin e qeverise!

  11. Gim Duraku says:

    Kjo eshte arritje?!!!
    Po Shakira, Rita Ora …?

    http://goo.gl/F9T4MC

  12. ema says:

    Po, dhe ca pastaj? Mos do na sjelli Bono investime? Kjo eshte nje foto personale ne nje event privat.

    Mos u bej dhe ti Edi si Sala, qe doli ne foto edhe me Tano Karidin, dhe e quajti sukses te qeverise!

    Ke te drejte te emocionohesh si cdo njeri qe e pelqen Bonon, po me thene te drejten kjo tregon qe te ka ngele ora 25 vjet me pare.

    Puno kryeminister, puno, se per ate pune je votuar. Jeta jote private na intereson pak, se po te na interesonte shume ti nuk do te ishe kryeministri yne!

  13. sofra says:

    i vjen inat ngaqe zevendesi i tij beri foto me ate kitaristin rezerve te GANSAVE.

  14. Erion says:

    Ore po’ qenka idiot ky. Ngeli me keq se Salushi ne televizione. Ore po’ na hapi barkun me nje jave.

  15. Edi says:

    Nuk eshte Bono por sozje i Bonos, nje kroat

  16. psy says:

    E paskan pushtuar Temen te papunet-berishiane.Doni te na beni te pa-kenaqur….?Bjerini se i bini bukur!

  17. lavirja e bulevardit says:

    ec o zoteri, se nuk eshte ndonje arritje per popullin kjo, le qe kujt i plasi ke takon ti, aq me teper qe sna behet vone fare ne vjen, apo nuk vjen Bono ketu.

  18. vlora.A.GJ says:

    sa njerez te rinj kan ardh te tema , gjith shpellaret kan met pa pune.

    1. fieri says:

      d.m.th. ti qe ke kater vjet qe komenton ketu, ke qene i papune gjithe keto vite. Edhe tani akoma? S’te ka gjetur ndonje pune Edvini?

  19. endri says:

    O vloraaaaaa pa pune qenke ti motraaaa se je e vetmja qe te ka dale koha te besh disa postime

  20. enea says:

    Nga shumica e komenteve trishtohem per faktin se shqiptareve me shume u pelqen tallavaja…
    Ah o popull i lodhur. Ku dini ju cjane U2

  21. O BIMBASH NUK MERET ME SHAKIRA E ME MADONA RAMA DO BURRA SE ESHTE DHE RAMA MUZIKANT E ME BURRAT KUPTOHET TI BIERI TRUMBETES.

  22. toni says:

    Kush eshte Bono dhe kush e vret shume per Bonon. Cfare fiton shqioeria nga Bono?

  23. Kim says:

    Pse thua celebruar ohh gazetar koti!

  24. Ardi says:

    Ky nuk eshte Bono. Si duket edhe Edi Rama do te bie ne gracken e njejte si Vuk Jeremiqi. Ky eshte nga Republika Ceke.

  25. Bono dylberi says:

    “Bono nuk them me shume ndoshta shihemi ne Tirane “Edo pasi ka rene ne sevda me Bonon e fton ne peze te bashkohet me grupin e dylberve te shqipnise

  26. Qazim says:

    Fakti qe Z.Rama takohet me një këngëtar, apo sozi të tij, nuk përbën ndonjë lajm të cilin të fillojmë ta lakojmë e zgjedhojmë sipas dëshirës!. Le të merremi me problem serioze dhe jo me qoka! Erdhi Bono në Tiranë, e çfarë pastaj? Mos na mbushni gazetën me lajme koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje