Pse gjermanët kthehen sërish tek ‘Mami’?

23 Shtator 2013, 10:22Politika TEMA

Nuk ka dyshim që kjo është një fitore e madhe për Angela Merkel.

Ajo ka arritur të forcojë pozitat e partisë së saj në zgjedhjet elektorale të së dielës në Gjermani, megjithëse ka humbur parterin në koalicion, liberalët e FPD.

Këta të fundit nuk u futën dot në parlament, duke shënuar zhgënjimin më të madh në zgjedhje.

Tani është çështja e koalicionit.

Merkel vërtet i afrua shumicës absolute, por nuk mund të krijojë qeverinë e re, ndaj i duhet ndihma e një partie të majtë.

Analistët mendojnë se do ketë sërish një koalicion të madh, por socialdemokratët janë në dilema.

Një koalicion i madh në vitin 2005 u solli atyre ndëshkim nga elektorati.

Kjo ishte një fitore personale e një prej politikaneve më të forta në Europë e në botë, Angela Merkel.

Pseudonimi i saj është ‘Mami’ dhe ka qenë edhe në posterat e partisë së saj, CDU.

Një analist gjerman e shpjegon kështu për BBC-në rikthimin e gjermanëve tek ‘Mami’.

“Mami është gjithmonë aty për ju. Ajo nuk e ka problem se si duket, por gjithmonë ju mund të keni besim tek ajo. Ndonjëherë ajo mund t’ju thotë që të pastroni dhomën, por ajo është gjithmonë aty për ju”.

Imazhi i Merkel ishte kudo, duke përdorur fjalë të buta dhe imazhe simpatike, si ajo i gishtërinjve në formën e diamantit.

Shumë gjermanë e duan atë për shkak të imazhit të një personi të thjeshtë, që në fund të një dite të lodhshme pune, shkon në supermarket si gjithë të tjerët.

Por natyrisht vetëm imazhi i saj nuk do e mbante atë në pushtet për kaq shumë.

Është e qartë se nëse ekonomia do kishte dështuar, do kishte dështuar edhe ajo. Por ekonomia në Gjermani u rrit më fuqishëm se në vendet e tjera evropiane.

Kritikët thonë se dobësia e saj është se ajo i zgjidh problemet kur t’i vijnë. Po ashtu thonë se është shumë pragmatike. Madje është shumë e mirë për të kopjuar. Thonë se ka një intiutë për pushtet.

Në të shkuarën ajo është nënvlerësuar. Madje thuhet se kundërshtarët e saj në CDU e kanë shpikur termin ‘Mami’ për ta pasur nën patronazh.

Por mbështetësit e saj, me ndihmën e agjencive të reklamave, e kthyen këtë një distinktiv nderi./ep

23 komente në “Pse gjermanët kthehen sërish tek ‘Mami’?”

  1. hipnotizuesi says:

    ça na bo kjo fotoja e ilustrimit…na e ka deformu rrjedhen e mendimit…

    1. Askushi says:

      Hahaha o hipnotizuesi,mos u atohipnotizo…fotoja e ilustrimit eshte pergjigja me e mire,se pse gjermanet kthehen serish tek ‘Mami'(…sepse i ven te punojne,ua ben’culen cozi’…!
      Gjermanet duket te jene’ekstremiste'(hic ‘pragmatiste’),shkuan pas Hitlerit,por u kthyen serish te’Mami’!

      1. Uarda says:

        Gjermanet jane njerezit me mungese te plote fantazie. Nuk eshte e rastesishme qe Hitleri e krijoi Partine Naziste ne Gjermani…

    2. +10 says:

      …per ne shqiptaret kjo vendosje gishtash nuk nenkupton zemer apo diamant por dicka tjeter…eeee

    3. Jamtrim Geci says:

      Sepse ajo eshte Agela Merkel!

      http://goo.gl/wX6uF2

  2. Anton Nepravishta says:

    Ky eshte ndryshimi midis nje njeriu te thjeshte qe punon punon punon dhe nje sharlatani si Edi Rama qe vetem propagandon propagandon propagandon. Nuk behet shteti me postime ne Facebook.

    1. ARUSHA says:

      rudhe gojen mor drite shkurter se shqiperine nuk e shkaterroi rama por vicidoli me shoket e malit

      1. Anton Nepravishta says:

        Me fal, por ne cilen pjese te mesazhit tim, paskam thene qe Shqiperine e shkaterroi Edi Rama?! Saliu eshte nje nga fajtoret me te medhenj per gjendjen e Shqiperise sot se bashku me Ilir Meten dhe Fatos Nanon, por nga ana tjeter, nuk po shikoj asnje shenje te qenesishme nga Edi Rama per ta korigjuar kete gjendje. Shikoj vetem postime postime postime ne Facebook! Mua me duket pak sharlataneske duke pare gjendjen e renduar te shtetit shqiptar. Nqs ty te kenaqin keto sjellje skenike, atehere qofsh i lumtur!

        Perqafime!

    2. Stefani says:

      E ka me qejf mos ja vini re kto ditet e para

  3. Kushua says:

    Haha ore Anton sa shakaxhi qe je mo qerrata,sa shpejt ja pe sharlantizmin Edi Rames more qafir,nejse ke syt e tu e mendjen tende ,ashtu si cilido. Por qe te jemi realist sduhet te paragjykojme se ne fakt dhe Qeveria e zRama sa po fillon pune dhe ai sharlatani berisha me gjithe zagaret e tije,ndofta dhe ti je nje nga ata,te pakten te thonit,hajde puna e mbare e te shikojme se cdo beni keto 4Vjet se ne kemi bere keto e ato keto 8 Vjet qe shkuan, e do jemi ne Populli qe do ti vleresojme se kush ka bere me shume dhe me mire. Edi Rama per fat kete radhe ka 1milion njerez,nder ta dhe simpatizant te djathte,qe mezi prezin te shikojne ndryshimin qe vjen nga ai qe drejton Qeverine dhe qe ka objektiva per popullin per punesim dhe per nje jete normale e pa konflikte.

  4. bobi says:

    Ore prap me Saluin dhe Edin ju…
    hajde popull hajde ne nuk duam pune o vlla , ne duam muhabete klubi nga mengjezi deri ne darke edhe me barkun bosh.
    Atehere, kancelarja gjermane zgjidhet per te treten here sepse gjermanet duan sigurine dhe nuk u pelqejne eksperimentet. Merkel e udhehoqi gjermanine nepermjet krizes ne menyre shembullore me koke te qete dhe me shume pune….
    Ah sa shume pune na duhet neve dhe njerez qe punojne,jo per kunje te Sales a te Edit por per te ardhmen e femijve tane…
    Europa eshte shume larg…

  5. eli-Tiv says:

    …pa dyshim te jesh k/m ne gjermani eshte me aftesi e merite….por mos harrojme qe behet fjale per nje vend me demokraci te konsoliduar e me tradita te forta qyteterimi ..dhe e gjithe kjo shumatore pozitive e ben punen e k/m me te “thjeshte”..POR…besoj qe kryefjala ka qene ekonomia ..megjithe aftesite e gjermaneve qe eshte per tu cmuar e respektuar..duhet te theksohet se kete fuqi ja dha forca e madhe blerese e rusise…ruset vleresojne cdo vlere mat qe prodhohet ne gjermani deri ne “fetishizem”…pas viteve 90 ..levizje u be e lire..Mos harrojme qe rusia eshte kontinent e jo shtet…Sa me shume qe shohim ekonomine ruse te rrenuae cdo dite ..aq me shume rritet ajo gjermane..Me shume se aftesi ..forcimi ekonomik i gjermanise eshte pasoje

    1. Eli-Tiv mos doje te thoje se rusia shtrihet ne dy kontinente,ne Europe dhe Azi,sa per kontinent me vete eshte hera e pare qe e degjoj.Kujdes!trego vetem dipllomen por jo mendimet se do ta kuptojn qe e ke fallco.

  6. bobi says:

    Natyrisht gjermania eshte nga vendet udheheqse te eksporteve, fale saktesise ne puna, maqinerite e tyre shiten nga njeri cep i botes ne tjetrin. Po kishe qefe te shije dhe punen e medias gjermane edhe ditet e fundit para zgjedhjeve.Gazeta Bild (ndoshta gazeta me bajate por me tirazhin me te madh) nje dite para zgjedhjeve botoi se cfare ofron, premton cdo parti per problemet jetike te shoqerise: Rrogat, pensionet, politika per femijet dhe familien, taksat etje.
    Jane tema qe i ndien cdo shoqeri, edhe e jona, tema me te cilat duhet te perballohej cdo qeveri qe zgjidhet.

  7. Dibrani says:

    ja dhe shenja e MASONEVE na tregohet te kjo foto.

    1. prifti says:

      Nuk eshte shenja e Masoneve, por e vagines se Gurit te Zi te Mekes, ku shkojne miliona myslimane te “devotshem” e ulen ne gjunje para saj. Ne kujtosh se jam tuj “ofendue islamin”, hidhu nji vrap ne youtube e po deshte po te nisi edhe adresen e youtube.

      1. elis says:

        Mbylle gojen o pis I qelbur’

    2. dibrani.dua qe te me shuash nje kuriozitet.ne fillim te viteve 90,i derguat nje leter sadamit ne irak,nder te tjera i kujtonit se jeni vellezer dhe kerkonit ndihmen e tij,por kaluan muaj dhe sadami nuk po ju kethente pergjigje,keshtu qe vendoset ti shkruani nje leter te dyte.dhe une pikerisht per kete te dyten doja qe tju pyesja ne e mori apo jo.

  8. kokosekoti says:

    Gjermanet i thone nena e kombit e jo mami, ku i gjeni kero perkthime aman. Mbeshtetja ndaj Angie eshte mese normale, ajo e ktheu Gjermani ne vendin ku i takon te jete, vendi me i fuqishem ne Europe,mesa duket nxenesja po ia kalon edhe mesuesit.

  9. ylli rks says:

    Gjermane, aty kur dy here te vetretohen, se nuk e zenojn judizmin, i ngjane perandoris “antike” , te “Aleksandrit” Nikolla Gurievskit te “madh”!!!

    1. ylli rks-Te lutem do te na e perkthesh ne shqip,qe ta kuptojm se cdoje te thoje.

  10. Qemali says:

    na keni treguar dhe piçin ne foto- apapa shejtan jeni ju te gazetes

  11. GR says:

    Cdo kush , kur del ne foto , ka raste qe duart i dalin teper dhe nuk di ku ti vendose .Ne nje emision a artikull , thuhej qe , mbajtja e duarve ne ate pozicion e ndihmon te perqenderohet znj.Merkel.Gjthsesi , ata qe merren me gjuhen e trupit , mund te na japin nje shpjegim me te sakte , qe te na kursejne ca sharje , ofendime , sulme ne komentuesve te thjeshte .Po te vini re , pothuaj ne te gjitha fotot e zyrtareve ( te vendeve te ndryshme ) ose debate pubklike , ata i mbajne duart ne ate menyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje