Mark Frroku i kërkon Ramës 13 drejtori

23 Shtator 2013, 08:51Politika TEMA
Mark Frroku i kërkon Ramës 13 drejtori

Aleatët e Partisë Socialiste mbeten ende në pritje të ofertave të kryeministrit Edi Rama për poste në nivelet e dyta. Kryeministri ka ende pa vendosur emrat e zëvendësministrave, prefektëve e shumë prej drejtorive kryesore të disa institucioneve kyçe të vendit.

Në bazë të deklaratave të vetë Ramës, aleatët i kanë dërguar atij pretendimet, përmes kërkesave zyrtare.

GSH ka zbardhur kërkesat e një prej tyre, Partisë Kristian Demokrate. Në një letër që kryetari i kësaj partie, Mark Frroku i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, i rendit rreth 14 opsione, prej nga ai duhet të përzgjedhë që të emërojë njerëz të PKD-së.

“I nderuar z.kryeministër! Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese Qeverisë! Meqenëse nuk u pa e arsyeshme futja në qeveri e PKD-së me ministri, sipas pikës së nënshkruar në platformën e përbashkët para 23 qershorit, për arsye objektive, ne do t’ju sugjeronim disa poste të tjera alternative në nivel zv/ministri, Prefekti, Drejtori të Përgjithshëm, si më poshtë vijon: Prefekt në Qarqet: Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Mark Frroku.

Më tej, aty renditen 13 emra drejtorish dhe agjencish: “Drejtoria e Përgjithshme e KESH-it, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Kompania e sigurimeve INSIG, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Drejtoria e Rrugëve, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Drejtori i Përgjithshëm i QSUT”, janë disa nga drejtoritë që renditen.

Më pas, PKD kërkon, nëse ka mundësi, edhe pjesë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, ose Inspektorati i Kontrollit të Ushqimit apo Drejtoria e Përgjithshme e Postave. Kërkesa të tjera janë edhe Drejtoria e Shërbimit të Provës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtoria e Shpërndarjes së Librit Shkollor. Në fund të kërkesës, PKD shprehet se do të paraqesë burime njerëzore të kualifikuara, të përgjegjshëm, korrektë, me reputacion në shoqëri.

Negociata për ndarjen e posteve mes Ramës dhe aleatëve ka pasur, por jo personalisht me kryeministrin, por përmes përfaqësuesve të tij. Tashmë gjithçka pritet të sqarohet pas kthimit të Ramës në Shqipëri, nga vizita e tij në SHBA. Në pritje të emërimit janë edhe zv/ministrat, 6 prej të cilëve janë të LSI-së. Çdo ministri do të ketë nga dy zv/ministra, ndryshe nga më parë kur ka pasur edhe 3 zv/ministra.

22 komente në “Mark Frroku i kërkon Ramës 13 drejtori”

  1. Argi says:

    JO PO TE JETE DHE ZEVENDES KRYEMINISTER, KTA JANE TE PA PARE,

  2. cendurimmadhi says:

    Sistem i qelbur demokratik(medemek)Ec e ndigjo pordhet e qelbura te ketij mendermethane deputeti.Per kete deputet do i keshilloja qeverise te ngrinte nje komision mesuesish qe te shohin a arrin deputeti te zgjidhe nje test me normat e shkolles se mesme.

  3. cendurimmadhi says:

    Ju lutem “a ka ndonje pukjan te ndershem me na tregu se si i ka marre votat ne Puke ky fare intelektuali qe po don me na e ndrit ate nevojtore parlamenti”?

  4. korabi says:

    KUJDES ME TE SHARAT! MARREVESHJA ESHTE MARREBVESHJE,DHE ESHTE E VLEFSHME SI PER ILIR METEN ASHTU EDHE PER GJITHE TE TJERET.KUR PRETENDONTE TE HYNTE NE QEVERI AVOKAT NGJELA QE NUK MORI AS 5 VOTA(AI TANI DEL TV NE TV,DHE SHPREHET I PAKENAQUR)SI TE MOS PRETENDOJ KJO PARTI QE KA NJE DEPUTET?

  5. qifja says:

    po sa mire me kene pukjan.
    me sa duket po i kerkoka ca si shume ky marku.
    po nga parti puke do te qeverise shqipnin mor ta marsha tligen tate.
    respekte qifja.

    1. Askushi says:

      Kena shkolle me tre klasa,
      Kena sharr qe pret derrasa,
      Kena Frrokun deputet,
      (Vllajn e Nocit vajmedet),
      Kena furr qe pjek buke,
      Lum si na,qi, jetojm n’Puke!

  6. lori says:

    Heme si te duket? I papam!Ne kohen e monizmit e nderuar kryeredaksi e kesaj faqjeje ishte nje endacak rrugesh qe quhej “Gezim Kulufi”.Shumkush mund ta mbaje mend per humorin e holle te rruges qe mbarte e ku nje nga keto humore ishte “NA MBYTEN JEVGJIT” (duke qene vete i tille).Edhe kjo pune me Froket ,eshte per te bertitur rrugeve “Na mbyten Froket”!

  7. Tti says:

    100 mije€ per drejtori= 1.3 milion€. Po ti japesh 1 milion shpejt e shpejt ky legeni heq dore nga drjtorite

  8. genti says:

    un i rekomandoj zotit kryeminister qe ti japi drejtorin e burgjeve ketij zoterise se e ka vellain te akuzuar per vrasje te shtetit vete dhe besoj se duhet rehabilituar sa me mire i vellai…e kismet me vone dhe vete zoteria ne ka pas dore ne vrasje..si eci plani te bente te vellan deputet,tani do ti krijoj sa me shume lehtesira ne periudhen e veshtire te burgut….dhe zoti kryeminister beri shume gabim qe i permendi ne kuvend universitetin vitrina si shembull i arsimit se e ka fyer pa dashur kete zoterine qe me aq mund e djerse ka dhene kontribut ne ndertimin e atij institucioni arsimor..administrates sone i duhen sa me shume kuadro te tille qe ta ndeerrojne kryeministrine me punen e tyre…dhe te jesh i sigurt qe frrokat te nderojne ne pune…puna mbare usta

  9. Miri says:

    Marka Frroku. Me organizu hekurosjen e flamurit te partise, si fillim.

  10. ARUSHA says:

    KY ESHTE TREGETAR DHE JO POLITIKAN , GROPEN TA BEN SHUME SHPEJT DHE PASTAJ TE QAN !!!!!!!!!!!!!!!!

  11. sherifi says:

    Une nje gje nuk po kuptoi; keta mendoin se u be “deti kos e rera pershesh?”

  12. nora says:

    Kujdes se po na ikin 100 ditet e para duke u marre me punesime dhe zbukurime!
    Ndersa Z.spartak Ngjela e ka dhene kontributin e vet me vite por sidomos ,ne greven e 200 socialisteve ,ku nuk iknim pa degjuar fjalen e Z.Ngjela per drejtesi.

  13. ARUSHA says:

    nje fytyr e pagezume dhe me shume hakmarrje nuk i takon asnji post keta jane te pabese si i vellai

  14. poli says:

    Dikur kryeministri i sotem thoshte: bej pakt dhe me djallin qe te heqim sali berishen. Tani djajte kerkojne shperblimin. Te shohim si na del bilanci, me mire 1 apo disa djaj ne qeveri!!!

  15. o medet says:

    o medet se cfare politikanesh te ndyre kemi!!!!!!!!!!!!vellai kriminel ,armik i shtetit ,ky kerkon poste ne pushtet.mos jemi gje ne nje teater komikotragjik?vecse se titujt ndryshojne .duhet te pranojme se faji me i madh na takon neve .populli duhet te pranoje se me ato tre kile miell nuk mund te ushqehet per 4 vite.ushqimi i shpresave se endrat tona do te realizohen jan shuar qe ne momentin kur morem ate thesin e miellit .turp e faqja e zez.edhe ne kohen e zogut u bleshin votat me shtrejte .armiku me i madh i popullit ,eshte injoranca .prandaj o shqiptare te mjere ,le te ushqejme llogjiken .esht falas ……………….

  16. 100 vjet shtet says:

    Marrveshja eshte marrveshje. N.q.s zoti Rama i ka dhene fjalen (sipas marrveshjes, nese ka nje te tille),zotit Frroku i takon ajo cfare i eshte premtuar, (ose dicka alternative).
    Pastaj tek e fundit, (sic po flasin “gojet e liga”), ky zoti Frroku ka harxhuar ca pare per me marre votat per deputet.
    W fundit fare: Ku i shkonte mendja Rames, se mund te behej deputet edhe Zoti Frrok. Gjithsesi Zotit Frrok, i urojme te mos marre “NOC RROKUN”,si shperblim per votat e marra.

  17. liri a vdekje says:

    duhet te japin dhe guvernatorin se ato tjerat mire i ke gjet si drejtori po shkollen e mesme e kini more zoterinj

  18. Sefedin Aga. says:

    Edhe ki cecen eshte mo , apo ki eshte cecen fushe ???

  19. daku says:

    Asgje nuk dashka ky zotnia. Gjona te vogla jan kto. Per mendimin tim, Z. Rama duhet tja leshoje ketij Zotnise te gjithe qeverine.

  20. prandaj ke shku, nee parlament qenka/ qenka miere kjo pun po per cfar i do me kaq nxitim .merja atij jepja ketij pse do lozni zar , po nuk e pa te arsyshme per ti nderruar te gjithe ku ti gjej .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje