Shfuqizohen 25 vendime të qeverisë Berisha, Artan Lame emërohet në krye të ALUIZNI-t

30 Shtator 2013, 20:46Politika TEMA

Qeveria ka vendosur që të shfuqizojë plot 25 vendime të marra nga qeveria e Sali Berishës gjatë periudhës që ajo kishte njohur rezultatin zgjedhor.

Ndërkohë qeveria ka vendosur që të shkarkojë edhe kreun e ALUIZNI-t, agjencisë që merret me legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Në vend të Ardian Kollozit është emëruar Artan Lame.

Janë shtatë hidrocentrale të cilave u është hequr leja koncesionare, ndërsa qeveria shfuqizoi dhe një leje koncesionare për shoqërinë “Shpresa-Al”, sh.p.k., për ngritjen e një guroreje në “Krastë – Krujë”.

Qeveria shfuqizoi dhe një vendim të Kryeministrit Berisha për lejimin e ish-kryetarit të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, Sokol Ramadani, që të punësohet në një kompani private që ka lidhje me detyrën që ai kryente. Shfuqizimet e djeshme kanë prekur dhe disa vendime që i përkasin Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria i hoqi dje të drejtën Ministrisë së Drejtësisë si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për sistemin e mbikëqyrjes elektronike të personave të dënuar apo ata që janë nën arrest shtëpiak.

Si një vendimmarrje e marrë vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, qeveria shfuqizoi dhe një vendim që përcaktonte masën e shpërblimit të anëtarëve të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore.

Shfuqizime kanë pësuar edhe vendimet që kanë të bëjnë me transferime të pronave shtetërore tek institucione të tjera, por dhe për ngritje të muzeut të nëndetëseve.

Qeveria shfuqizoi një vendim të datës 21 gusht që kalonte në inventarin e Gardës së Republikës sipërfaqe të mëdha toke, pronë shtetërore. Një vendim i korrikut që jepte në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Turizmit, për muze të tuneleve të Porto Palermos, është shfuqizuar dje.

Edhe vendimi që qeveria e mëparshme kishte marrë për ndërtimin e porteve të jahteve nën Porto Palermo, Himarë është shfuqizuar.

Me një vendim të mbrëmshëm, Rama ka anuluar reformën e qeverisë së mëparshme në Sigurimet Shëndetësore. Qeveria Berisha, me vendim të datës 17.7.2013 kishte krijuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, duke e shkrirë ISKSH-në, që funksiononte me bord drejtues.

Vendimi i mbrëmshëm e rikthen ISKSH-në në funksionin e mëparshëm të saj.

33 komente në “Shfuqizohen 25 vendime të qeverisë Berisha, Artan Lame emërohet në krye të ALUIZNI-t”

  1. Labi Vlore says:

    Me ne fund e hoqet ate hajdutin me cizme dhe Evgjitin e Vlores Ardian Kollozi.Nje Halabak qesharak qe ishte kthyer ne personazhin kryesor te Barsoletave ne Vlore.Hetoni te gjitha veprimet e tij ne krye te atij Institucioni,sepse vjedhjet dhe mashtrimet qe ka kryer jane nga me spektakolaret.Se mire qe ishte hajdut,por nuk dinte te fhihte vjedhjet qe bente.

    1. skelari migrues says:

      Ky halabak ka bere te pabera kete periudhe; personalisht kam pare nje leje legalizimi te nje lokali qe kishte dale ne trotuar me cati e me xhama, dhe tani e ka prone… Te mendosh qe behet fjale per zone urbane, rruga “Myslym Shyri”, prone publike… HARRAM o parti shtazesh qe e katandiset rracen shqiptare me keq se pushtuesit.

      1. Ariana says:

        E fresket: nje ish nxensja ime qe punon prej nje viti ne aluizen bashke me vellane e saj,qe eshte shume shok me kete kerme,me tha para 1 jave,se prej 4 muajsh ne kete institucion jepen minimumi 20 leje ne dite te paligjshme,sigurisht duke paguar shume shtrenjte,dhe jashte çdo kriteri dhe ligji.shtoj se ate dite,per faktin se kishin dhene gjithe diten leje ,kishin mbetur pa fleta pune.Me pohoj se disa nga nen drejtoret apo shefaf ju bejne edhe presion nenpunesve qe te pregatitin dosjet pa asnje baze ligjore dhe shpesh ju kerkojne te shkelin ligjin.I thahe:perse nuk i filmon fshehurazi,se mbase do te te duhen nje dite,qofte edhe per te shkruar nje liber denoncues.Jo me tha ,çme duhet ,ne Shqiperi keshtu funksionon.

        1. adi says:

          Po mire e bejne kur ne Shqiptaret preferojme me mire te ndertojne ne menyre te paligjshme dhe pastaj te paguajme miliona te kollozet per legalizime ne vend qe te blejme nje prone, te marrim lejet dhe investojme si njerez. Rrace me nivel te ulet intelekti paskemi qene, prandaj s’behemi njerez.

    2. as says:

      Po vendimin e SHQUP-it, e anulluan?

  2. Koha e Ardhme says:

    Ka vendosur te shfuqizoje… por s’ka shfuqizuar akoma asgje!

    Pse nuk jepet lajmi kur te jete kryer dicka e tille?

  3. mergim tari says:

    O Tano, Aman o burre i dheut,

    Si mund te te krahasoj ketej e tutje me SHABANIN ose ate tjetrin, KOLLOZIN qe edhe tani ne pleqeri luan me GJELA.

    Ti vene nje emer tjeter ketij ALPINIZMIT se sa here e degjoj gajasem se kujtoj SHABAN KOLLOZET.

  4. Kujtimi says:

    Mire ju a bane sdin te punojne te pa vleret,

  5. Kujtimi says:

    Pastrim total ju lutem shpejt se iku koha

  6. Anton Nepravishta says:

    Do marri rroge tek ALUIZNI apo do punoj vullnetar si per mobilimin e Kryeministrise?!!

    Bej shaka o Lame. Per ty kam respekt e shpresoj qe te besh dicka te hajrit.

    Jemi ne pritje dhe te emrit qe do te drejtoje Agjensine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Nje agjensi shume e rendesishme per zhvillimin e vendit. Te shpresojme qe do jete njeri me integritet dhe largqofte jo nga LSIja.

  7. lokomotiva e durrsit says:

    urime ketij djali.eshte punetor dhe i afte.filloje me durresin artan.do kesh sukses.

  8. arber says:

    Hahaha u shperbly Artan Lamja per punen qe beri si vullnetar te Kryeministria.A keto jane te gjithe njeso,mjer populli thuaj.

  9. oliver says:

    O skelaro, nuk e dije ti, qe keto 8 vite rruga “M Shyri” ne Tirane ishte zone informale. Ngryseshe ne dhomen tende, dhe gdhiheshe me bashkpronar sipas ALUIZNI.

  10. drini says:

    halabak dhe burri i keq qe dhe gjyqtaret si nje zonje nga berati u rrine ketyre perceve ne prehre tek lokali i pilo totos,turp i madh u jane veshure syte.burrat i kane gogola.

  11. Alda says:

    SHaban qeni ka privatizuar te gjithe plazhin e Gjeneralit Karpet sic i thoshin dikur i ka mare ai ne emer te gruas a te kujt i ka Tani luan Shaba pse mos luaj ka kohe edhe te meret me femra se gruan e ka si IJe te vjeter Ka edhe tituj shkencor se cfare i ka dhene shkences ai idiot nuk e di se vetem shkence nuk di te beje ai Ate Kollozin nuk e njoh dhe nuk flas dot per te.

  12. Mali says:

    Prandaj po punonte falas per zyren e Edit ky Artani !? Domethene qe nuk punoi falas, se ja ku e mori shperblimin! Dhe cfare shperblimi se!?

  13. beni says:

    Keto shfuqizimet jane si ato lirimet e hapsirave ne QSUT, qe perfunduan vetem ne shembjen e nje barake te librave, se kafenete na dolen qe kishin kontrata te rregullta nga drejtuesit paraardhes te LSI-se.
    Me mire mos flisni perpara me shume vendosmeri, sepse dilni fiasko!!…Leroini perpara (shfuqizoni kontratat!) dhe pastaj na i tregoni, sepse dukeni shume qesharake me vizitat ministrore ne QSUT ( a thua se do merrte vete ministri fadromen!)

  14. Ori says:

    Mire qe po ndryshoni njerezit po a ka mundesi te hetoni Shaban qosen Memine dhe grun e tij per gjithe pronat neper shqipri qe kane zaptu….. Nona apo baba nga katunet e tropojes ja la trashgimni plazhin e gjeneralit….apo vilat ane e mbane shqiprise …… Bandit hajdut me cizme…… Hetoni ore rilindas hetoni !!!!! Uroj o lame mos te ta mbyll dhe ty gojen dhe xhepat me pare Shaban qosja bashke me Ijen e vet!!!!!

  15. Ramon says:

    Ajo puna egjelave eshte mese e vertete,e ka hob qafiri me e bukra eshte se i moren ne kazino leket qe shiste vendet e punes dhe slajmeroj as policine se i dilte nami si kumarxhi.

  16. "BALASHI" says:

    qeveria re duhet te vrapoje. Te mos ece. Nuk kakohe. Kemi humbur shume kohe qe eshte nje psuri shume e madhe.

  17. shpresa says:

    Artanit I uroj suksese Por e keni marre vesh keto die se ne Elbasan po marrin e po e privatizojne kinemane e qytetit “millennium” e po ja japin me marifete te pista disa njerzve anonime???Po cuditen qytetaret se si kjo prone publike dhe e rendesishme si institucin I vetem kulturor I qytetit te Elbasanit keto 2 dite po prishet per tu bere pallate. Veproni e shfuqizoni kete vendim hileqar ,te fshehte e poshterues per qytetin. Shpresa

  18. jar mustaqja says:

    amon ate shabon hunderrin e kok tullen ma kini kujdes – ai qe armatoste mercenaret e cecenet ne 1997 dhe per cudi kundershatr kishte mustaqe fshesen Jarin e Pangopur qe mbante ne kurriz bustin e Dilles – shkoi ne US me paret e shqipaterve per darka e dreka idioti – a eshte ky president O Ed RAMa jepi durt edhe ketij merhumi.

  19. mirela says:

    PER CAFE SERRANO PERBALLE OPTIKA TIRANA NE FILLIM TE RRUGES MYSLYM SHYRI AFER TELEKOMIT E KE FJALEN O LABI MIGRUES?…..AI I ZOTI I KAFES ESHTE NJE MASHTRUES DHE ZAPTUES TOKASH ,,,FELLIQESIRE QE SI GJENDET SHOKU PER CDO KOHE ZGJEDHJESH NDERTON NGA NJE DYQAN DHE E E JEP ME QERA PRETENDON SE ESHTE KUSHERI ME BODEN KA KORUPTUAR KRERET E ALUIZNIT QE I KANE DHENE LEJEN E ALUIZNIT DHE BASHKINE E TIRANES TANI NE KOHENE BASHES ,NJEREZIT KOMSHITE E TIJ ANKOHEN SE U ESHTE AFRUAR TE DRITARJA ME NDERTIME BASHKIAKET I SPRAPS ME PARA NE DORE ……VAJME DET KU KEMI MBRITUR….KU JETOJME SI DO NA VEJE HALLI ….

  20. vëzhguesi says:

    Artan, aman bej nje gje te Aluizni! Ideo dhe tendero nje uniforme per punonjesit, qe te kete motive nga uniformat e vitit 1922 (nga ku inspirohet shqiponja e rilindjes) dhe vishi punonjesit. Per vete shto nja dy spaleta qe te dallosh nga stafi. Ah, edhe nje pyetje: ke keni lene tani te FORUMI per trashegimine, qe te merret me Ministrine e Kultures dhe Institutin e Monumenteve? E late vetem Taren me duket, hodha lumin i thone kesaj…apo ska me ca te prishet ne qeverisjen e re? ?

  21. toni says:

    Artan,kujdes Golemin,e di vete ti,gropen ja bere,tani beji mender m…in

  22. myzeqari says:

    Aman ore iku ai backolloma Kollozi. More njeri me te poshter, me bajat, me bajge, me fytyreqen, me debil, me qelbesire burre se Kollozi nuk do te kete.

    O zot po ku i gjen PD keta njerez? Te kerkosh ne 1 milion njerez nuk e gjen dot nje si Kollozi.

    Ore mos dikush ka patur si qellim qe ta shkaterronte PD ashtu si e shkaterroj qe gjente nga kjo lloj njerezish.

    O Lul Basha nuk vjene dot me ne pushtet me Imamin, Paloken, Ristanin, Strazimirin,Halimin, Boden, Mimen, Sherefedinin, Topallin etj, etj, qe nuk me kujtohen tani.

    Ore doni te vini ne pushtet hiq te parin Salen te mos e shohin me njerezit (po qe se ke force se po ashtu te vuri hune dhe ty ai), pastaj qeroj te gjithe keta qe thashe me larte dhe merr djem dhe vajza te reja qe ka plote me shkolle. Dhe keta te rinjte qe do marresh mos u fut frymen e kriminelit Sali por te jene te arsyeshem dhe te llogjikshem se me sa shohim dhe ti ke filluar flet si kriminel si Sala.
    Fol si nje njeri me shkolle dhe perendimor jo si plehra Sali.

    Vetem keshtu vjene PD ne pushtet, perndryshe o Basha ja ku po ta them qe dhe 30 vjete ne opozite do te jeni. Ta dish mire kete.

  23. Elio says:

    Shkuqizuat vendimin per krijimin e nje muzeumi… Ishte gjeja e vetme e mire qe ishte miratuar. Turp.

  24. Gatamelata says:

    Kisha nje fare shprese dhe besimi te rilindja! S’eshte mbushur akoma muaji qe jane realisht ne qeveri, dhe une ndihem i zhgenjyer dhe mosbesues. Se perseri jane te njejtat “Surrate” qe rikthehen. Kur pashe kabinetin ministror mendova: “Ok, asnje i vjeter. Shumica te rinj dhe njerez qe duhet te punojne me pasion.” Por, ti japesh Aluiznin Artan Lames nuk eshte shume optimiste. Nuk them, me mire se felliqesira Ardian Kollozi qe u merrte leke njerezve per ti mbajtur dhe futur ne pune eshte, po dreqi e morri mos harrojme Komunen e Parisit te Artan Lame-s, qe eshte masaker urbanistike! Dhe mos harroni qe Lame e ka bere plazhin e Plepave ne Golem, plazhin e Pallateve, se plepa fatkeqesisht nuk ka me! Mali i Robit e lista vazhdon!

  25. Albi says:

    Urime Z.Lame dhe si pastruat Kryeministrine , pastroni dhe Aluiznin.Se pari nga punonjesit qe jane te gjithe te perlyer , ca me shume e ca me pak por jane te gjithe inkopetente ,servile dhe njerez pa intelekt.U kane sherbyer me te gjitha shefave te tyre ,kane bere sekseret e shefave per te mbajtuar vendine punes e per te perfituar vete therrimet qe linin shefat .Vendi ku sterviteshin te rinjte si te abuzobnin me detyren .NE TURP I VERTETE .Jepuni shqiptareve mesimin se kur ligji te jep nje te drejte nuk duhet te paguash per ta perfituar ate .Jepuni shqiptarev mesimin se edhe po te tentojne te koruptojne dike duhet te ndeshkohen te dy se bashku edhe koruptuesi edhe i kuruptuari.
    Dhe se fundi bejini gjerat shpejt per ta pembyllur kete proces ne menyre qe gjitheshka te filloje sic duhet .

  26. epson says:

    bravo lame po hecen mir i rregullove punet me kryetarin tani ti do shpetosh shqiperin nga ndertimet po ju ishit qe e keni sjell ne ket gjendje tr dr vl el ko fr lb ska ngel me

  27. arjanita says:

    Shume pak.
    Duhen verifikuar gjithe vendimet e Qeverise se
    Bishes per koncesionet dhe privatizimet.
    Te gjithe kontratat ju siguroj jane kunder interesave
    te popullit.
    Duhet shkarkuar me ceremoni dhe urgjent ERE qe
    mori vendime ne favor te CEZ-it dhe qe me vone emeroi
    Administrator te CEZ kryefelliqesiren Dollapi.
    Sa i takon emerimit te Tanit ne krye te ALUIZNIT
    eshte nder per ate institucion te kete Tanin kryeta.

  28. QAZIM QERIMI , AVOKAT NE PRISHTINE says:

    Edhe nga un bravao Lame
    Se pari per pergjigjet dhe shpjegimet te cilat e ke dhene ne Opinion te Blendi. Ne baze te asaj si e ke shpjegar vetem te ka munguar edhe ky kostatim i cili merret si praaktik gjyqesore ne te gjitha vendet te cilat jan ose se paku pretendojn te jen shtet jurdik. ” pavrsisht se ne shikim te pare (prma facie) duket se nje vendimi gjyqesor i ka parapri nji procedur administrative dhe gjyqesore e regullt , se eshte respektuar ligji, nese ajo procedur dhe atyre vendimeve u ka parapri keqperdorimi i detyres zyrtare, nuk kan mbshtetje ne te drejten materiale, – (qka ashtu si si e keni shpjeguar n; menyre te qart ju dhe zoti Manjani),MUND TE KONKLUDOHET SE KEMI TE BEJM ME VENDIME NULE. Kjo, aq me par kur edhe procedura penale eshte duke u zhvilluar kunder atyre personave te cilet i kan parapri asaj “procedure te rregult” si e shpjegon kolegja ime e nderuar – avokatja nga Tirona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje