Këshilli i Evropës vlerëson zgjedhjet në Shqipëri: Ishin konkurruese

30 Shtator 2013, 12:03Politika TEMA

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me konsensus raportin për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri.

Në raport thuhet se procesi i votimit ishte i mirë ose shumë i mirë në 94 përqind të qendrave të votimit dhe i keq vetëm në 6 përqind prej tyre.

Raporti i përgatitur nga Petros Tatsopoulos i Greqisë, thekson se zgjedhjet ishin konkurruese.

“Qytetarët ishin aktivë në fushatë dhe në respekt të plotë të lirive themelore,” thekson raporti.

“Megjithatë atmosfere e mosbesimit mes dy forcave kryesore politike helmoi ambientin zgjedhor,” thuhet në raport.

Po ashtu kritika janë rezervuar edhe për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Në raport thuhet se zbatimi i ligjit zgjedhor ishte i pakënaqshëm.

Po ashtu në raport theksohet se zhdukja e kufijve mes institucioneve shtetërore dhe interesave partiake, me akuza të besueshme për blerje votash dhe presion mbi nëpunësit civilë, ndikoi në mënyrë negative në ambientin parazgjedhor.

Në debat e mori fjalën kryetarja e Delegacionit të Parlamentit, Valentina Leskaj e cila falenderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen konstante ndaj proceseve demokratike në Shqipëri.

Leskaj shprehu angazhimin shumë serioz të mazhorancës së re për avancimin e axhendës europiane.

Kurse kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, anëtar i delegacionit shqiptar tha se zgjedhjet morën vlerësimin maksimal.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vlerëson tepër pozitivisht zgjedhjet e 23 qershorit. Zgjedhjet ishin kompetitive me pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe respektuan liritë fondamentale”, u shpreh deputeti i LSI-së./ep

1 komente në “Këshilli i Evropës vlerëson zgjedhjet në Shqipëri: Ishin konkurruese”

  1. Hervin Malaj says:

    Web mjaft i bukur ju pergezoj per keto informacione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje