Lëvizja Mjaft publikoi raporton UneVotoj, që monitoron periudhën prej katër vitesh të legjislaturës që lamë pas.
Në raport theksohet se gjatë kësaj periudhe janë kryer 214 shkelje të rregullores së Kuvendit dhe 132 raste të ndryshimit të procesverbaleve të komisioneve parlamentare.
Sipas raportit, ka një tendencë negative në krahasim me legjislaturën e fundit parlamentare.
Më e detajuar, gjatë kësaj legjislature ka pasur 18 raste të shkeljes së rregullores sa i takon respektimit të etikës parlamentare.
Në raport thuhet se: “Gjatë katër viteve të veprimtarisë parlamentare janë monitoruar 508 mbledhje të komisioneve parlamentare. Nga monitorimi i tyre, rezulton të jenë miratuar në kundërshtim me nenin 34, pika 1 dhe 2 mbi vlefshmërinë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare, 52 nisma ligjore nga 634 të tilla të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, rreth 8.2 % e tyre, nisma këto për të cilat duhet të ishin marrë masa për shpalljen e pavlefshmërisë, si dhe duhet të ndërmerreshin masa disiplinore ndaj deputetëve që kanë konsumuar këtë shkelje ligjore”.
E thënë ndryshe janë mbledhje të komisioneve pa pasur kuorumin e duhur.
Për këtë periudhë monitorimi ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës lidhur me respektimin e nenit 57 mbi votimin në seancat parlamentare, pikës 1 dhe 2, përcaktohet se: “Votimi është vetjak dhe e drejta e votës nuk delegohet”.
Për periudhën shtator 2009 – maj 2013 janë konstatuar 12 raste të votimit për kolegun në krah, ndërsa për legjislaturën e XVII (2005-2009) numri i rasteve për këtë shkelje ka qenë 25.
Deputetët më aktivë në seanca kanë qenë: Erion Braçe, Ridvan Bode, Gramoz Ruçi, Sali Berisha, Taulant Balla, Mimi Kodheli, Eduard Shalsi, Arben Ahmetaj, Edmond Spaho, Selami Xhepa dhe Florion Mima.
Kurse deputetët më pak aktivë në seanca kanë qenë: Astrit Bushati, Lefter Maliqi, Lajla Përnaska, Hazir Gashi, Fatos Hoxha, Mehmet Xheka, Lefter Koka, Kastriot Islami, Armando Prenga, Rudisa Seseri dhe Paulin Sterkaj.
Lëvizja Mjaft thotë se një fenomen i vënë re në këtë periudhë ka qenë ndryshimi i prezencës së deputetëve në mbledhjet e komisioneve në 132 raste.
Kjo është bërë që deputetët të marrin paratë, edhe pse nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.
Sipas Mjaft, kosto financiare për 582 emrat e shtuar në lista kap një dëm financiar prej 1.445.000 lekësh.
Sa u përket deputetëve antikonformistë, natyrisht që PS udhëheq listën me konkretisht 33 raste të konstatuara. Ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vetëm 8 raste të konstatuara. Megjithatë, nuk mungojnë as deputetët “antikonformistë” në radhët e partive të vogla parlamentare si Partia Republikane me 3 raste dhe Partia për Drejtësi dhe Unitet me 2 raste.
Mjaft bën me dije se ka dorëzuar 50 kërkesa pranë Kuvendit të Shqipërisë për transparencë, por ka marrë përgjigje vetëm për 6 kërkesa.
Kështu ata kanë kërkuar informacione për çështje që lidhen me financat e Kuvendit si buxheti, rikonstruksioni i sallës plenare, rikonstruksioni i kryesisë së Kuvendit, por nuk kanë marrë përgjigje.
Për këtë arsye Mjaft i është drejtuar gjykatës.
Mjaft ka sjellë në raportin UneVotoj edhe të dhënat e detajuara për pasurinë e çdo deputeti.
Të dhënat janë bazuar tek deklarata personale e çdo deputeti, dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Për periudhën në fjalë janë analizuar 420 deklarime të pasurisë së deputetëve, prej të cilave janë nxjerrë diferencat ndërmjet pasurisë së akumuluar dhe detyrimeve ndaj palëve të treta (banka ose hua nga individ).
Megjithatë mungojnë deklaratat për vitin e fundit, pasi ILDKP nuk i ka publikuar ende ato, duke shkelur ligjin.
Sa i përket përmbushjes së premtimeve elektorale, Partia Demokratike, për periudhën 2009-2013 që përkon me legjislaturën e XVIII, me anë të grupit të saj parlamentar ka arritur t’i përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saj elektorale në masën 18.2%. E krahasuar me legjislaturën e XVII 2005-2009 ku përqindja ka qene 20%, duhet theksuar se ka një rënie në masën 1.8%.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të përmbushë, përmes veprimtarisë parlamentare të deputetëve të saj, vetëm 15 % të premtimeve elektorale.
Partia Socialiste, për periudhën 2009-2013 ka arritur t’i përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saj elektorale në masën 10%. E krahasuar me legjislaturën e XVII 2005-2009 ku përqindja ka qenë 25.4%, duhet theksuar se ka një rënie ne masën 15.4%./ep
KLIKO ME POSHTE PER LISTEN ME PASURITE E DEPUTETEVE
Pasurite e deputeteve per vitin 2009-2010-2011-final (1)
NA HAPET BARKUN ME KETO ARTIKUJ.PO KUR KENI KONTROLLUAR PASURITE E DEPUTETEVE E TE MINISTRAVE SHTET PA LIDHJE.
Bo booo,
i paskeni bo cop cop me keto statistika ?
http://goo.gl/PW82jt
Nuk na duhen konstatime, por veprime energjike ndaj shkelesve te ligjit dhe normave demokratike. Me fjale jemi deri ne gryke!
Lexova disa nga deklarimet e pasurise se deputeteve(ato qe deklarojne vete ,jo ato qe kane realisht)dhe me beri pershtypje se disa deputete si Rusmajli ,Dokle etj pasi kane blere makinat e Kuvendit me nje vlere te caktuar i kane shitur ato pas nje viti shume me shtrenjte (cudi!)pra kane bere biznes me makinat(mendohet cfare mund te bejne ata me gjerat e padukshme per publikun).Kurse znj. Doda ose znj. “PALMA e KRYEMINISTRISE”arin te blere me KREDI nje makine 97000Euro..Te ze koka nga numuri i llogarive qe kane si familje ,me dhjetra te tilla per te ndare parate dhe pronat e vjedhura.mendoj se ato pasuri (konto bankare dhe apartamente )s’mund te behen me rrogat e tyre apo pune dytesore,ato jane vene thjesht duke VJEDHUR ose me KORRUPSION. MOS I GEZOFSHIN KURRE ATA DHE FEMIJET E TYRE!
Asnje nga keto pasuri nuk eshte e vertet.
Eshte vetem “maja e Ajzbergut” qe ne populli i thjeshte i kuptojme dhe ska nevoje per komente!..
Se deshiron Kryministri Edi Rama ne gjashte muaj i zberthen te gjithe dhe jo vetem kaq por edhe i arreston. Nje nder masat eshte berja e nje ligji “mbi deklarimin e pasurise” te te gjithe qytetareve shqiptare. Edhe ata qe kane bisnese e bejne evazion tatimor eshte thjesht per ti kapur pasi nuk jane ne gjendje te qrgumentojne pasurine pa evazion. Keshtu do te krijonte shuma te tilla parash qe do te mund te investonte ne rruge shkolla etj etj.
Fatmir Mediu: Bono thesari ne Alpha Bank 2,700,000 leke te reja.
Investim ne obligacione ne Alpha Bank ne vleren e 5,600,000 leke te reja..
Bujar Nishani: Kredi për shtëpi të Raiffeisen Bank me vlerë 120,000 euro.
Arben Imami: Të ardhura nga aktiviteti personal i bashkëshortes me vlerë 30,268.67 euro. (Gruaja ish studentja e PiCasos)..
Genc Ruli: Kredi e marrë për shtëpi në BKT, për tu shlyer me vlerë 161.479 euro . Paradhenie per banesen 25,000 euro nga shitja e makinës (E ku ne Albanistan)..Rekordman ne liste..
Fatmir Xhafaj: Llogari 1- gjendja 1017 euro.
Llogari 2- 364.776 lekë. Llogaria 3- gjendja 15,560 euro.
Llogari 4- gjendja 69,558 leke. Llogaria 5 ne emer te basjkeshortes- shtimi me 1.000.000 lekë.
ETJ ETJ ETJ LIST SKANDALOZE..
Ore, a ka shtet ketu ?!?! “Te ardhura personale” thuhet dhe BUM NJE SHIFER..Si qenkan keto te ardhura personale ?? Si vijne, si shkojne, c’fare ndodhi ?!?! Te mbledhesh shumat hua, dhe ato qe disponojne parlamentaret ne bankat e tyre, lahet pothuajse ne gjysem borxhi publik..A ka bere nje llogari ILKPD-ja sa shkon shuma e parlamentareve ne vit me te ardhurat duke konsideruar borxhin qe kane marre dhe po ashtu pronat ??? HAJDUTE ME CIZME TE GJITHE pervec disave..
Shikoni pak se kujt I perket ndertimi pa leje ne Tirane I KARBURANT RESULI I er ne fillim te rruges Don Bosko,I cili u ndertua me shpejtesi skeeter ne ditet e premte shtune e te diela per gjithe naten, ne kohen e zgjedhjeve, duke ju ngjitur e nderhyre ne themelet e pallatit MELD. Per kete eshte njoftuan edhe policia e ndertimit e Bashkise Tirane e cila kontaktoi vetem nje here me ndertuesit pa leje e me vone sic duket I rregulluan PAZARET.
Kete denoncim e shkruajtem edhe ne gazeten panorama aty ku shkruhej numri I Ndertimeve pa leje por ata e kishin me te udhes ta fshinin sa here shkruhej, sic duket nuk kishin interes qe te denoncohej.