Kreu i grupit parlamentar të majtë në Parlamentin Europian. Hannes Swoboda shprehet se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të jetë prioriteti kryesor për qeverinë “Rama”.
“Unë e kam njohur Edi Ramën për shumë vite dhe unë pres që ai të shfrytëzojë mundësinë që ai ka tani për të modernizuar rrënjësisht vendin, për të adresuar korrupsionin e përhapur, për të punuar për më shumë prosperitet për më shumë njerëz në Shqipëri dhe për të mbajtur Shqipërinë në udhën e Bashkimit Europian”, thotë Swoboda për gazetën Shekulli.
Për sa i përket koalicionit PS-LSI, Swoboda thekson se të dyja këto forca janë parti progresive pro-europiane dhe që të dyja janë plotësisht të vetëdijshme për nevojën e reformave të Shqipërisë.
Sa i takon largimit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga salla e parlamentit kur kryeministri Rama mbajti fjalën e tij të parë, Hannes Swoboda e cilëson një shenjë të keqe dhe sqaron se një shtet funksional demokratik ka nevojë për një opozitë konstruktive.
“Kjo nuk është shenjë e mirë që opozita u largua nga parlamenti gjatë fjalës së parë të Kryeministrit Rama. Një shtet funksional demokratik ka nevojë për një opozitë konstruktive. Transferimi demokratik paqësor dhe transferimi i njohur i pushtetit mes palëve është gur themeli i demokracisë. Përmes bojkotit të qeverisë, Partia Demokratike vetëm do të vonojë ambiciet europiane të vendit. Që të dy, ish- Kryeministri Berisha dhe kreu i partisë Basha, janë angazhuar për të punuar drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që ata të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në punën parlamentare dhe në opozitë”./A.XH
perseri filluat ju nga i njejti avaz. opozita bllokon integrimin. po ne kete shprehje kemi 8 vjet e e degjojme. jeni bere te gjithe si sala.
po berisha se ka dashur kurre ne BE SHqiperine dhe ja vinte fajin opozites
Po nga zgjedhjet ne Austri kete te diele, cfare duhet te mesojme ne ballkanasit ?
Ky eshte nje person shume dubius deri ne antishqiptar !!!!