Rama takim me Ban Ki-moon: Luftë korrupsionit, reforma në drejtësi

29 Shtator 2013, 10:50Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u takua të shtunën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon nxori dje një deklaratë për shtyp, ku thotë se në takim u diskutuan përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje qeverisë të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe të çojë përpara reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi emërimin e një numri grash në kabinetin e ri qeveritar, duke shprehur shpresën që të vazhdojë kjo prirje.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën për zhvillim pas 2015.

Zoti Ban dhe zoti Rama shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

2 komente në “Rama takim me Ban Ki-moon: Luftë korrupsionit, reforma në drejtësi”

  1. askushi says:

    O Edo e dhive fare. Boll ndenje se ska lezet . Kthehu o burr ne shtepi, se te presin 100 pune. Dakort e respektojm Ismail Qemalin, po mos bej dhe ti si Ismaili, se Shqiperine e njohin mr 1912.
    Hajd se po qeverise mire do rish 8 vjet dhe do te kesh kohe me dal prap jashte. Ec o burr se e ben lesh keto qe ke lene.
    Ec t keqen se pastaj do qeverisesh si Saliu me thashetheme, me me tha baba per camet.

  2. Bazarhesap says:

    Takoj kete,takoj ate budalliqe pa fund!!!
    E para kete ban ki moon se pyt njeri fare dhe nuk ka asgje ne dore thjesh nje kukull.Keni filluar te zevendsoni 55 dhe koha jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje