Braçe: Garda, një çerdhe krimi, që u kthye në bandë vrasëse për të mbrojtur pushtetin e Berishës

28 Shtator 2013, 18:09Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit Flamur Noka, për akuzat e tyre në lidhje me shkrirjen e Gardës së Republikës.

Sipas tij, Garda prej vitesh është kthyer në një çerdhe krimi për mafiozët. Degradimi i saj, thotë Braçe, kulmoi më 21 janar, kur vrau për të mbrojtur pushtetin.

Për më tepër, sipas tij, punonjësit e Gardës paguhen me taksat e qytetarëve

Nëse ka një vendim të motivuar të marrë deri tani, ai është ky i zhbërjes së “Gardës së Pushtetit”!!

Një pyetje kam: Kujt i shërbente kjo Gardë?

Mbi 1000 vetë që paguheshin nga taksat dhe që i shërbenin vetëm pushtetit dëshmojnë për luks. Asgjë tjetër!!

Ca bënin roje objektesh- në oborr, tek gardhi, tek dera e parë, e dytë, e tretë, kati i parë, i dytë, i tretë, tek rruga, rrugica, pallati, hyrja, shtëpia e parë, e dytë, e tretë, vila në det, vila në mal.

Ca të tjerë roje trupi, për “personalitete”- por dhe për burrat e grave dhe gratë e burrave, çunin, vajzën, gruan e çunit, të dashurën e me radhë dhe po njësoj me vajzën, kushëririn etj., etj., afër, në distancë, larg, pastaj në territor kur shfaqej udhëheqësi, në fund në miting kur e mbronin nga populli!!

Por edhe me keq. Me pushtetin e Gardës qëllonin kamarierët e “pa kulturë” nëpër lokale, siguronin qetësinë nëpër kazino, zgjidhnin “mosmarrëveshje biznesmenësh, e vinin gjoba njësoj si gangsterët e Mafia-s.

Kjo duhej ndalur! Shndërrimin e një pjese të Gardës së Pushtetit në Bandën e Armatosur me Pushtet!!!

S’ka më kuptim kjo.

Veçanërisht pas asaj që bënë në 21 janar; vrane popullin e paarmatosur dhe medemek mbrojtën “personalitetin”!!!

Vranë për të mbrojtur Pushtetin e Bandës Politike dhe Politikën e Bandës në Pushtet!!

Do kish ndodhur kudo në Evropë!! Madje një minutë pas krimit!

Përkundrazi, kryeministri në krye të Bandes, ai që urdhëroi vrasjet, mbrojti dhe Bandën e Gardës së Pushtetit!!

Sali Flamur Lulëzim Berisha, ky nuk është fundi!! Vetëm drejtësia tregon fundin!!”, shprehet deputeti socialist.

 

 

67 komente në “Braçe: Garda, një çerdhe krimi, që u kthye në bandë vrasëse për të mbrojtur pushtetin e Berishës”

  1. Repart krimesh says:

    Shume e vertete …. te gjithe shqipetaret keshtu mendojne:
    “GARDA ROJE FAMILJES CEDHE KRIMI”.

    1. sali musliman berisha says:

      Ne burg plehra berisha se perndryshe nuk do tu votojme me kurre

      1. 1 000 000 shqiptare. says:

        bravo Erjon Brace.

        1. 1 melleon grushta Edit. says:

          Garda qe ju zbythi si kokpalare.
          Garda qe mbrojti shtetin me 21 janar duhet te denohet sot mbasi jeni ne pushtete ju qe sulmuat shtetin dhe ju doli si breshka ke nallbani.
          Gardes vetem mund tja nderroni emrin dhe efektivin,ne vend te Garda ta quani drejtoria shoqerimit etj etj etj dhe ne vend te atyre heronjeve te sillni halabaket nga stanet e Skraparit e kurveleshit,bregut lumit a salarise,por si do qe te ndodhe ju pushtetaret e sotem as shurren se beni dot ne kafene nqs nuk keni truproje me vete.
          Mos kujtoni se ju ardhi dita,ne demokraci jemi ,nje dite do vinit ne pushtet por mos harroni se po bete ju si te doni edhe ne do bejme si te na vjere per mbare.

          1. gallata says:

            Shko ore pirdhu,bej shurren !

            1. andi says:

              Bravo o Brace se ju shtine tmerrin Kriminelave, he mo te lumte goja jepi se Popullin e keni me vete kunder krimineleve e krimint ne pergjithesi.

          2. melleoni sateme says:

            Meso njehere te shkruash shqip o melleon brekshqyer.

            1. 1 melleon grushta Edit. says:

              duhet—ç’po

          3. tiger says:

            A ti qeke rrote.k komplet o derezi – shko ore mbush breket me injorancen tend. Dallkauk i Sales

      2. 1 melleon grushta Edit po vijne says:

        eshte e qarte qe ju ka zene tmerri nga nje opozite allaberishe.
        Po enderroni qe te keni qeverisje te rehateshme qe ti arrestoni te gjithe,mbasi tju dale zhgenjimi do jeni te telashe te medha me ne.

    2. Xhepisti says:

      Leje politiken boshe o Brace, po hajde qisim nai lek ke autobuzi Kinostudios

      1. tiger says:

        Qit 3 milion te studio Argites o Xhepist. Nga vrimat e arushes zbritet ne qytet si race inferiore … beuni njerez tani, hajde de.

  2. Gjyq dhe pranga .... says:

    Gjyq, gjyq, gjyq, gjyq , gjyq dhe pranga …. per keta GARDISTA kriminela roje te familjes deputetit plak.

  3. arsen says:

    More …shume gjera kuptohen, por KETIJ NDREA PRENDIT, KUSH I GJUJTI ME GRUSHT NE SY ME 21 JANAR?
    Me kete duhet te meret prokurori i ceshtjes.
    Jo vetem Ndrea, por edhe agresori duhet te dalin para Gjykates

    1. sali opinga says:

      arsen o arsen ja ta them une qe ketij Prendit i gjuajten me grushte Cecenet e shpellarit berisha

    2. LexuesiTemes says:

      ..i ka gjujt Edi Rama me cader,
      dhe Mero Baze me stilolaps dhe gazeten Tema.
      Se keta ishin kupola e pucit…
      Lol:-)

    3. Cool says:

      Arsen je shume lart, these are very good questions!!!:)))))

    4. Cuni_tr says:

      E sakte pyetja…Prendin e kane marre “skajet” e Skejes ne fytyre…

  4. Tironci says:

    thyji Brace, myti fare se e meritojne legenat. mos ja kurse.

    1. Bashkimi says:

      Po te besoje vertet kjo kafshe se Garda shpetoi shtetin, kish dy vjete gjysem kohe perse kjo bageti kryeministrore nuk e dekoroi?!

  5. Sefedin Aga. says:

    brace garda ishte fole grenxash e saliut dhe per kete jam dakort me ty , po kjo sdo te thote te shkrish nje force vetem e vetem pse u keqperdor per 8 vjet. nuk di ndonje vend ne bote pa garde republikane apo monarkike ne varesi te sistemit qe kane. po vazhdohet me hakmarrje, nuk po vendoset drejtesi.

    1. antonio says:

      @Sefedin Efendem!!
      Nje qeveri nuk ruhet me JENICERE!!!
      Vetem nje QEVERI KRIMINELE,ka frike nga populli i vet,sic beri Berisha!!!
      Garda i sherbente Berishes,per te RUAJTUR ME FORCE SUNDIMIN E TIJ,PERR TE PUNESUAR MILITANTET HORRA,PER TE MBUSHUR SHESHERT E MITINGJEVE,PER TE KRYER POROSITE KRIMINALE ME CANTA TE ZEZA NE DORE etj!!!
      Ne nje shet DEMOKRATIK,presidenti ,kryeministri dhe ministrat,qe nuk jane PERLYER ME KRIME nuk kane frike te shkojne ne zyre me mjete te transportit publik sic bejne shume zyrtare europiane!!!

      1. DinPaku says:

        Ne Hollande ministrat shkojne me biciklete ne pune dhe dritarja e zyres se kryeministrit eshte gati-gati ne rruge ku kalojne kembesore te zakonshem. Sa per dije.

      2. Sefedin Aga. says:

        lexo mire kur shkruaj , nuk duhet shkrire garda duhet vene drejtesia ne vend, po nuk dolen para gjyqit pergjegjesit per cfare do sherbeje shkrirja e gardes me thuaj pak zotrote ,se juve jua ka zene syte hakmarrja e spo e shikoni realitetin ne sy. po mbushen 23 vjet dhe sdi njeri te jete vene para pergjegjesise per gjithe ato materiale qe kemi lexuar ne gazeta .

  6. Fshesa e Madhe says:

    Bravo Erion, te lumte, ne burg te vene te kater ata kriminele e te tjeret pas tyre.

  7. qytetari vlore says:

    cdo llaf pas kesaj qe lexova do ishte i tepert. i ke rene pikes erion. hallall. je nga te vetmit qe i thua gjerat pa dorashka. hallall,hallall

  8. unknown says:

    Mos boj gam-gam si gjithmone. Nqs keni emra, thojini dhe futini ne burg, ndryshe llapni dhe vidhni dhe ju njesoj si ata qe iken.

  9. qytetar says:

    NE FAKT ESHTE PAK E TEPRUAR SE NE FUND TE FUNDIT NUK BESOJ SE ESHTE E VESHTIRE PER TE ZBULUAR SE KUSH E DHA URDHERIN PER TE MARRE KATER JETE DUKET PAK SI DENIM KOLEKTIV PA SENS

    1. tiger says:

      Eshte gjeja me me sens dhe A-ja e reformes ne Polici. Nje pjese e tyre akomodohen ne struktura te tjera me funksione te ngjashme brenda Policise se Shtetit.

  10. Sume Gruda says:

    Gjyq ! Dhe nuk eshte vone te merret Prendi dhe Berisha me roje te arrestohen se u merzit “populli”.
    Llafet nuk eshte koha per to pasi populli nuk duron me eshte bere “bajate” biseda eshte bere “burrnot”.

  11. liri a vdekje says:

    gardat jane mbeturina te vjetra qe sali komunistit i pelqenin ,ju kujtohet garda e sadamit apo e gadafit po tashti garda e assadit ne siri ,gardat jane pjell e njerzve diktator tashme ne boten e trete

  12. Grusht Zagaresh says:

    Se c’me perzihet ne bark kur degjoj kete fjale te erret e te rendomte, qe te sjell nder mend vetem nje shembelltyre te nje bande keqberesish te paskrupullt, te destinuar vetem per te vene ne shenjester popullin e tyre.

    Poshte banda e pabuksave te diktatures old,- dhe neo-komuniste.

  13. kameniku says:

    me te vertet garda e republikes ishte kthyer ne cerdhe krimi
    problemi ne shqiperi eshte se nuk zbatohet ligji njelloj per te gjithe qytetaret
    kriminelet nuk kane frik nga ligji ndaj qeverria berisha mbante nje batalion te tere per tu mbrojtur
    edhe qeverria rama ne qofte se i le ligjet ti shkelin me kembe do te kete te njejtin fat me berishen
    per mendimin tim ligji administrative duhet te cfuqizohet se ne administraten shteterore ka kusare kriminel te cilet duhet te kalojne ne filtrim e para drejtesise

  14. AP says:

    Ata, mbi 1000 vete, qe quheshin gardiste, nga i pari tek i fundit jane qelbesira nga me te ndyret. Edhe ata qe s’kane vrare me doren e tyre kane mbrojtur vrasesit, kane fshehur gjurmet e krimit, kane bere presion gjykates dhe te gjithe, kush me pak e kush me shume, jane autore apo sehirxhinj te banditizmit neper Shqiperi. Si s’doli, te pakten nje, te thote se kush ju dha urdher te vrisnin popullin?! Nuk i le kodi i mafies ta bejne kete! Te shporren te gjithe!!!

  15. Canaj says:

    Z.Braçe,ata kriminel qe qelluan protestuesit,edhe u shperblyen,disa nga grupi i zjarrit, jane ne pozicione te tjera ne policin e shtetit,ka me dhjetra te tjere qe paguhen ne gardë pa qene asnje dite prezent,prandaj duhet qe shteti te dergoje edhe specialist auditimi per kontroll.Jeni i sakt ne ato qe thoni atje jane mbledhur krahinoret e ishi-t,dhe po bejne kerdinë.

  16. frasherlliu says:

    Zoti Braçe ju uroj per zerin e paster ne luften politike ku deklaroni para opinionit publik ngjarjet e erreta,denancimin e krimeve te kryera ne emer te pushtetit,kritikoni rrepte padrejtesite qe kryen ne emer te pushtetit ,shkeljet e ligjit nga pushteti apo perfitimet perallore hipur ne karriken e pushtetit.Ne shkrimin e mesiperm ju kuptoj pertej aresyes se urrejtjes kunder ardhmerise se struktures ushtarake te Gardes se Republikes.Do te ishte me mire te respektohej mendimi i argumentuar i historianeve te artit te luftes,analisteve te vertete te strategjive ushtarake,strategeve tane ushtarake qe nga koha fillimeve te funksionimit te strukturave ushtarake,akademikeve ushtarake qe kane studiuar ne shkollat tona ushtarake dhe ato te huaja ,te studiohen eksperiencat e vendeve te tjera te vogla dhe te medha si dhe te meret ne konsiderate dhe mendimi i strukturave te NATO-s.Si njohes i artit te luftes ne historine e Shqiperise qe nga iliria dhe deri sot si dhe njohurite e funksionit te strukturave ushtarake ne shtete te Europes ,SHBA-se etj do te them se termi Garde dhe funksioni i saj kane nje domethenie dhe marin nje aktualitet ne çdo epoke.Kjo strukture ushtarake historike eshte njelloj si ato mobiljet e vjetra qe gjenden ne bodrumet e Kryeministrise te flakura nga injoranca e administrates berishiane dhe qe jane mare me te drejte dhe nje ide gjeniale per tu riparuar e te vendosen ne zyren e Kryeministrit te ri.Ato jane deshmia e vetme qe nga koha e ndertimit si objekt pra jane histori art,kulture dhe trashegim. Jetoj ne nje shtet perendimor ku me hodhi fati pasi pushteti i shtetit tim me largoi ne moshe te re nga profesioni te cilit per vite te tera i sherbeva me dinjitet larg politikes dhe zullumeve te saj qe dhe ti e di ose e kujton mire kur pinim kafe tek BProfesionale ose tek lulishtja para stacionit te autobuzeve ne Kombinat.I jap te drejte nje shokut tone kur thoshte se:-po tja dinin te miren kaut nuk ja prisnin koken.Do te ishte me mire qe kjo strukture te pastrohej nga idhetaret politike dhe bandat besnike qe tmerruan Tiranen dhe ajo qe ju indinjon juve ne shkrimin e mesiperm dhe qe jam totalisht dakord por skemi pse te prishim uren e Dragotit pse atje kane kaluar gjermanet apo me siper uren e Mezhgoranit ku kane bere masaker te madhe.Do te tregohej kulture e mirefillte kur personalitetet civile qe vihen ne drejtim te digastereve ushtarake te respektojne mendimin ushtarak dhe ti drejtohen aresyes se nevojave publike te shoqerise ne detyrim te kushtetutes se Atdheut dhe nderit te kombit ti japin vlere dhe jo ta shkallmojne sipas qejfit te pushtetit te hierakise.Te gjidhe kudo ku ndodhen jane ushtare te kombit te tyre dhe tere teresise tokesore dhe posicionet politike humbin çdo vlere e aftesi kur nderi dhe toka meme cenohen ,tjetersohen pervetesohen,mohoen e tradhetohen.

    1. @frasherlliu says:

      Sikur duket pak si kontradiktore shprehja tende: me largoi ne moshe te re nga profesioni te cilit per vite te tera i sherbeva me dinjitet…

      1. frasherlliu says:

        ne momentet kritike per pushtetin e Berishes kur u trondit nga rebelili qytetar dhe na kerkoi qe te armatoseshim dhe te formonim njesite ushtarake me kopete e te ardhurve nga malesite e veriut dhe te jugut dhe te godisnim me çdo kusht ne Vlore,dhe Gjirokasterte rebeluesit urdher qe na eshte dhene nga keshilltari i tij ushtarak ne prani te Gazidedes dhe shume syresheve te urryer.Ne mometin e kundershtimit sepse ne jemi ne sherbim te popullit tone dhe ne rast se ka nje agresion vetem ne kufi jemi gati dhe se ne kete rast kemi te bejme me pasoja politike te cilat nuk na lejohet te veprojme.Keshtu qe ta kuptosh kontraditen qe te ka lindur ty zoteri si je shprehur ne koment jam shkarkuar nga detyra dhe dite te tera kam kaluar koridoreve te erreta te SHIK-ut duke mare si shperblim karriket kurrizit dhe grushta stomakut etj etj sepse ndoshta ty te behet qejfi ne moshen 38*vjeçare mora rrugen pa kthim te mergimit.tE Te te uroj dhe ty kete jete nuk ma lejon edukata dhe as kultura por vetem tu pergjigja qe te kuptosh kontraditen e radhes.Ju uroj jete te mire e te qete pa kontradita qe te mos ngaterohesh rrugeve te jetes.

        1. @frasherlliu says:

          E c’faj te ka xha Jahua ty o trim qe dikush tjeter te ka shtrydhur mire e mire e te ka hedhur ne kosh te plehrave si limon te shtrydhur.

          Une vetem doja te dija se si eshte e mundur te kesh sherbyer per vite te tera qysh ne moshe te re? Se s’ma ha mendja te kesh lindur me kapote ushtarake, apo jo? Ketu s’ta kisha aspak me te keq, po nejse. Besoj se zanati duhet te kete bere qe mos t’i besosh me asnje njeriu.

          Te uroj shendet dhe kthim sa me te shpejte ne kapanonin tend qe e do aq shume.

          1. frasherlliu says:

            Ti more zoteri shume i mençem po e ben njelloj si gomari ne mbledhjen e kafsheve te pyllit qe organizoi njehere ariu si kryetari i kafsheve te pyllit.Ariu ne mes te muhabetit ja futi nje qyfyre ku te gjithe u shkrine se qeshuri ndersa mbas nja dy oresh gomari filloi te pelliste dhe spo pushonte.Kur perfundoi ariu i tha:-po ti more derdimen çpate!Gomari ju pergjegj se tani e kuptova.Pra dhe ti keshtu po e ben por vazhdo sepse menyra se si shkruan dhe ironizon aq shkolle ke je mesuar zborist gjithmone i ngarkuar dhe ske mend per gje tjeter.Pyet babain tend se te tregon se çeshte kapanoni.

  17. ali says:

    Pac uraten more djale !!! Kesi djemsh te guximshem i duhen Shqiperise !!! Bravo Z. Brace !!!!!!

  18. ali says:

    Individet e gardes dhe policise qe i vjen era djerrse ne kembe dhe ere gjaksori duhen jo vetem te debohen
    nga garda e policia por edhe te verifikohen e investigohen nje per nje sepse jane te ”zgjedhurit ,, e krimine-
    lit dhe te lidhur te gjithe direkt apo indirekt me krimin. Te dalin ose para gjyqit ose te shesin cam-cakeza
    ne rruget e Tiranes. Vec kesaj t’u vihet ne qafe nje medaljon te fiksuar ku te shkruhet ”Kujdes o njerez se ky
    eshte nje kriminel i etur per gjak ,, dhe te qendroje 500 metra larg nga femijet e shkollave e te qendrave te
    banuara. Ne vendin me d4mokratk ne bote, SHBA, egziston nje ligj i tille per pedofilet . Ky ligj te adaptohet
    per keta kriminele te 21 Janarit dhe vrasjetbe tjera qe nuk u dihet nami e nishani !!!!!

  19. majlo says:

    BRAVO ERJON BRACE! shqeto,sakte,pa doreza!nuk ka me nevoj per komente te tjera!I lumte asaj nene qe te ka lindur ty!hallall qumshi i gjirit!

  20. ja ka fut strazimirit says:

    erdhi ora dhe ne shqiperi qe te behet drejtesi a nuk e shikoni se cfare behet ne vendin fqinj
    te gjithe kriminelet po i fusin ne burg
    ishalla dhe ne shqiperi behet e njenjta gje dhe i pari le te jete kruekrimineli berisha

  21. tiku i mrijes says:

    salepit te sheqeres dhe burrit te Liries po i afron ngrodhja: pyesni lik meten si i mbush breket qelbesira.

    LLalla duhet te leshoje urdher arresti nderkomebtar per kete qen te ndyre ai duhet te jape llogari per:

    1) Borxhin publik 80 % ku i coi paret hajdutin i Kombit
    2) Vrasjet e 21 janarit – ai dha urdher per te vrare
    3) Gerdecin dhe aferat e cunit te tij koktulin e Kombit
    4) Aferat korruptive te goces se tij shemtiren e Kombit
    5) Pengimin e prokurorise per arrestimn e garditeve kriminele
    6) Pengimin e gjykates per te dhene drejtesi
    7) Urdhrat e 1997 per armatosje te PD deh LHL kunder Vlores me cecenet e tropojes dhe kuksit
    8) Pucin ushtarak te 1998 me lapanjozet e shqiptarit te ndyre te Kosoves, Bukoshin e korrptuar dhe kriminel
    9) Piramidat e 1997 se bashku me katunarin Bode Plasarin
    10) Vrasjen e Kosta Trebickes

  22. zenuni says:

    Sipas Braçes:”Garda prej vitesh është kthyer në një çerdhe krimi për mafiozët. Degradimi i saj, thotë Braçe, kulmoi më 21 janar, kur vrau për të mbrojtur pushtetin”.
    Qe te nesermen e ngjarjes, edhe vazhdon edhe sot e kesaj dite, opozita e atehershme(sot maxhorance) dhe lideri i saj rilindas, kane mbrojtur dhe mbrojne tezen se protesta e organizuar prej tyre, dhe e lene ne dore te uliganeve me pagese, ishte paqesore. Nese e marrim kete teze per te mireqene, atehere lind pyetja:-Perse ju desh gardes te vriste per te mbrojtur pushtetin, kur te gjithe e dime qe pushteti nuk cenohet dhe nuk rrezikohet nga protesta paqesore? Nuk dua kurresesi te shfajesoj ata qe vrane, dhe ata qe urdheruan, por duke gjykuar ne kete prizem, nuk rezulton se ka qene proteste paqesore. Policet dhe gardistet vertet ishin rreshtuar per te mbrojtur institucionin e kryeministrise, por po te aresyetojme me gjakftohtesi, llogjika te thote qe ata nuk kishin perse te keqtrajtonin dhe te vrisnin njerez, po te mos ndjeheshin te kercenuar. Gjithesesi siç thashe kjo nuk justifikon vrasjen e kater personave, por te pakten na lejon te kuptojme qe nuk kane qene policet dhe gardistet qe kane sulmuar protestuesit, por kana qene keta te fundit qe kane sulmuar policet dhe gardistet. Pra sipas kesaj llogjika dhe asaj qe pohon pa dashje z.Braçe dhe gjithe opozita e atehershme, bie poshte teza qe protesta paska qene paqesore, sepse po te ishte e tille, garda nuk do kishte nevoje te mbronte pushtetin.

    1. Bekimi says:

      ORE, Zenun,
      Ç’faj kishin katër protestuesit paqësor që u vranë se Saaliu po dhiste në brekë dhe dha urdhër, madje duke i grushtuar fytyrës, që të qëllojnë. Cili nga ata që u vranë kërcënoi dikënd me 21 Janar?
      Shko mer mut, e hahu ndër vete.

      1. zenuni says:

        Futja pordhes o Bekim, ç’fare them une dhe ç’fare thua Ti.
        Nuk meriton replike se qenke kokrra e debilit.

  23. lilolabe says:

    Jam i nje mendje me frashelliun.Reforma ne ne cdo fushe te konsultohet dhe mbeshtetet nga specialistet,per ndryshe do ktheheni ne Adhamudhe.Sa here ju dhemb nje krah o burra e prisni.Mos ju lutem me amatorizma.Rilindja duhet te rilind institucione ,besimin dhe shpresen.Ajo nuk ngrihet mbi zhberjen e cdo gjeje te kaluar por vitalizimin e vlerave te cmuara qe keto 8 vite sundimi i perdhosen.

    1. @lilolabe says:

      Te paska marre malli per gaveten e groshes o lilolabja. S’u ngope duke ngrene qyl 70-vjet rresht?

  24. LORA says:

    Edhe pse cdo fjale e jotja,Brace djali,eshte plotesisht e ndjere dhe e vertete,per mua plaga e masakres se 21 janarit nga kulla e ngujimit kryeministror,mund te zere kore vetem kur ti shoh me pranga ne udhen e burgut ate “zinxhirin komandues” dhe zbatues te gardes pretoriane te brekedhjerit te historise.Po per familjet e helmuara,cmund te thuhet????

  25. Fatmir Daci says:

    KA HARRUAR P S SA KRIME KA NE KURRIZ EDHE 21 JANARI VEPER E SOC.DUHET TE ISHTE BRENDA RAMA ME GJITHE STAFIN ORGANIZATOR JU JAPIN VOYE??? POR SHQIPERA KA QENE DHE MGELET KOMUNISTE QAFEN THEFSHI ME GJITHE P. TUAJ TE PUNES.

  26. Andrea says:

    Pas vrasjeve te 21 Janarit, kur pjesmarresit dhe te gjithe ata qe i ndiqnin nga TV-te ishin te tmeruar dhe tejet te tronditur, nuk vonoi dhe “trimat” e Sales dolen nga strofkullat dhe filluan te masakronin kedo qe gjenin paerpara, edhe adoloshente dhe grate nuk u kursyen nga terbimi i ujqeve te Berishes. Per Ata ka filmime, jane te identifikuar dhe me keq akoma jane punonjes me rroge. A duhet qe keta te japin llogari per “kafshimet” qe bene ate dite dhe me pas ne dhomat e paraburgimit?
    A duhet te jene Keta syresh ne po ato vende pune? – Kurren e kurres, sepse nuk jane njerez, dhe kjo eshte kerkesa e pare per te qene ne detyre te shoqerise njerezore.

  27. XHINO says:

    bravo BRACE Garda me gjith mend ishte nje formacion qe ruante Byrone Politike dhe sot Diktatorin Berisha

  28. Tiransi says:

    Garda e republikes ka kryer detyra te rendesishme dhe ka pasur dhe ka punonjes profesionist dhe te perkushtuar.Po keshtu,ne te kane vegjetuar dhe shume njerez qe nuk kane asnje merite,pa arsim,servil,dallkauk,njerez te pa afte por qe pagueshin mire dhe shume mire.Mendoj se nje strukture te tille i kishte ikur koha.Ajo ishte nje ministri me e vete ,me nje buxhet te fryre dhe e pa kontrolluar.Vendimi eshte shume i drejte .Funksionet e saj duhet ti marre policia,sigurisht duke ruajtur e elementet e sigurise.

  29. kamasuka says:

    fuck garda ,qerohuni nuk kan nevoj shqiptaret per ju,ju keni vrar 4 njerez te pa fajshem,dhe nuk keni mar pergjigjen e merituar

  30. lori says:

    Je politikani me i drejte e me i paepur ne luften kunder krimit e atyre qe i sherbejne ketij krimi.Ndaj edhe nuk je ne vendin qe meriton,sepse mafia nuk do mina nen kembe .Ji i paepur ,se drejtesine e duam te gjithe ndersa Salinjte,Iliret e Ramet nje pakice.Demaskoi horrat e te gjitha kraheve se do te keshe gjithmone mbeshtetjen tone te pa kursyer.Vetem kjo eshte rruga ku ne nje vend mund e duhet te zere vend drejtesia si nje nga shtyllat kryesore te nje shteti.Shqiperia do te jete e çale perderisa ne krye te drejtesise do te kete nje verdhacuk si puna e Naço i cili eshte vene per te mos u bere drejtesi e jo per tu vene ne vend kjo.Dikur Lym Alla (ne monizem)shprehte fuqine e Dinamos me nje anekdode ku thuhej:Dinamo e bene shuren ne Dajt e te lage ne Tirone edhe puna e Sales qe e bene shuren ne Amerike e te lag ne Shqiperi!

  31. AGRON MANCE says:

    KJO ISHTE NJI BUDALLALLEK I RADHES I DREJTUSVE NE KETE VEND;
    PO JANE MINI SHTETE
    SHTETE RREMBYTHJE A KANE GARDA E KALORSI SE NE FUND TE FUNDIT ESHT KRENARI E NJE VENDI.E JO NE QE TE PAKTEN KISHTE NJE HISTORI GATI100 VJECARE.
    PO REFORMOJE INSITUCIONIN MORE ZOTERI EDHE GURET PERMBYSI PO MOS FSHI,MOS FSHI ME NJE TE RENE TE LAPSIT NJE HISTORI
    NESER UNE JAM I BINDUR QE DO TA RINGREJNE NE MOS BREZI YNE TE TJERE BREZA,PO KETO VEPRIME QE PO BEJM DO TE NA VIJ TURP NGA BREZAT E RINJ

    ESHTE MARREZI
    ESHTE MARREZI
    MOSNI PUSHT-SHTETARE
    MOSENI MOS E PERDHOSNI ME SHUME KETE SHQIPERI.

  32. oliver says:

    Perdorini ndonjehere fjalet e Lesit, me realitete fakt te kryer, “Investime dhe Arrestime”. Atehere do merni edhe 1.000.000 vota te tjera nga pjesa qe nuk ka votuar fare.

  33. gent says:

    Mos harroni se
    Ne 1998 i dorezuan tankun demostruesve te PD.
    Dorezuan te gjitha institucionet qe kishin ne ruajtje – pa perjashtim.
    Gardistet duhen rrahur nje nga nje publikisht per tradhti – legenat

  34. ali says:

    Leh edhe Zenuni ! Mjaft me filosofi ! I njeh Ti zoti Zeno rregullat e demokracise ? Njihi , pastaj gllamis sa te
    duash ! Rri or mjeran ne shejtenine tende dhe mos u ngaterro me keto pune se po te degjojne ata qe iu kane
    vrare burrin , baben, vellane qe flisni keshtu do ju rjepin te gjalle. Keta njerez kan humbur jeten dhe zotrote
    ben analiza. Valle nuk ishe Ti aty kur kercisnin aotomatiket e bandes kriminele te SaliSerb Berishes. Dhe
    Salivrasesi tha diten tjeter se une po dolet ne demostrate do vras edhe 300 te tjere ?!
    Perrallat e atyre qe mbrojne kete regjim gjakatar u duhet shtypur koka. Sepse ata jane gjarperinj dhe gjarpe-
    rinjeve u shtypet koka per evituar kafshimin e tyre tere helm !!!

  35. refugjati says:

    Na dashka 1000 vete ai shpellari per ti ruajtur bythen…..ju a them une….1 qen stani plot e ka ai…le ta lidhe tek gryka e shpelles..dhe ti vere kapelen e gjeneralit,po deshi,,dhe Edi le te marrre alkol,betadine,uje te oksigjenuar,e ku di une se c dizinfektante qe te pastroje mire te gjitha zyrat nga qelbesira 8-vjecare qe mbollen ata qe kishin gunat me pleshta,

  36. Stef Staku says:

    ANALIZE : Veprimi me i drejte juridik per te largu kriminelet nga pushteti. Ishin ba si puna e cimrrave qe i ngiten bagetive …
    Nuk kishte kuptim qe Ndrea Prendi me shoke pas gjitha atyre gjerave qe kombinuan tu benin ” roje ” me arme ne dore ministrave e deputeteve qe do hetonin e denonin 21.janarin ….
    Garda e Republikes firmosi vete shkrirjen e saj me ngjarjet e 21.janarit. Por ajo qe e rendoi gjendjen ishte se garda nuk arriti te vetepastrohej nga krimet e 21.janarit.
    Te vjen keq pak per emertimin pasi ishte i gjetur, ndoshta ne nje moment te dyte mund te riorganizohet me nje emertim tjeter : Garda Kombetare.
    I rendesishem do jete rregullorja e funksionimit. Ndoshta e drejte do jete qe te levizin te paarmatosur e keto funksionet e perdorimt te armeve ti kalojne policive te ndryshme.

  37. tomorri says:

    Braçe: Si fillim te lumte dora dhe shpirti shqiptaresk qe ke,kjo qe analizoni ju eshte per ti hyre nje analize te thelle dhe me shume force dhe mençuri ti gjendet fundi.
    Une dhe shume te tjere si une kemi shume besim tek vareja jote e rende qe duhet te behet me e rende sa qe te mos lere kok kremineli pa thyere.I lexijme edhe lebetitjet e tyre por per mua duke forcuare shetin ligjor ata nuk do kene vrime miu per tu futur,iku koha e shpellave ,e injoranteve,e turshive dhe pathuleve.
    Keta se duane te integrohen ta bejne dhe mire bejne se jo te zbatojne ate thenjen “guri i rend ne vend te vete”atje ku i ka lindur koka se kombi nuk mund dhe s ka arsyje te drejtohet nga ata qe mbushin shkallet e pallateve me plera se duane tja u heqin te tjeret se vete jane kapadeinj injorant dhe fare pa kulture.
    Edhe mua me kujtohet thenia e Lesit Investime dhe arrestime,tani themi se i ka ardhur vertete koha per tu zbatuare pa hezitim dhe mbi kedo qe ka vene dore mbi te drejtata e popullit shqiptar.
    Braçe per ne je i patheshem se nuk kemi degjuare nje fjale nga kremineli qe te akuzoje qofte per nje gje te vogel,dhe per kete meriton respekte dhe vetem respekte.

  38. gjon says:

    TE LUMTE BRACE.Je me se i sakte.Shperdorusit e pushtetit para DREJTESISE.vETEM ATEHERE DO TE QETESOHEN SHPIRTRAT E SHQIPTARVE.

  39. opinionisti says:

    Z.Brace je deputeti me trasparent,ke qelluar gjifhmon bakterjet qe ne qelize . Antibjotiku qe perdor ti vetem shkatron ,do ta kuptosh kur te ngrihesh edhe 1 apo 2 shkalle njeheresh. SUKSESE DOKTOR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje