Pengmarrja e kosovarit, gjykata harron të njoftojë Policinë e Kukësit

28 Shtator 2013, 20:16Politika TEMA

Skandalet në gjykatat shqiptare nuk kanë të sosur. Gjatë ditës së sotme ka dështuar seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë, ndaj tre të akuzuarve si pengamarrës së shtetasve kosovarë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. E gjitha kjo për shakun e vetëm se gjykata ka harruar  të dërgojë njoftim në polici për zhvillimin e masës së sigurisë ndaj tre të pandehurve, nën akzuë për pengmarrje.

Ndërsa  gjatë mëngjesit të së shtunës pritej që Gjykata e Krimeve të Rënda të jepte vendimin, në lidhje me kërkesën e prokurorisë,  tre të pandehurit nuk janë sjellë në Tiranë nga qyteti i Kukësit.  Shkaku ishte mungesa e shkresës në policinë e këtij qyteti  për seancën gjyqësore.

Duket absurde, por e vërtetë. Ndërsa gjyqtari i gatshëm i Krimeve të Rënda nisi seancën gjyqësore, ku pritej vlerësimi i masës së arrestit, vjen njoftimi se Policia e Kukësit: nuk mund të dërgonte tre të pandehurit, të akuzuar për pengmarrje,  pa pasur një shkresë zyrtare. Seanca gjyqësore ishte caktuar jo vetëm për të vlerësuar masën e arrestit, por që edhe të pandehurit,  Ardian Muja, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku,   të njiheshin me akuzën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Tre shtetasit shqiptar, me banim në Kukës, akuzohen nga prokuroria se morën peng shtetasin kosovar, Flamur Curri, i cili nuk u kishte kthyer shumën e 6 mijë eurove. Ndërkaq, nga hetimet është zbuluar se Curri dhe Gashi kanë kryer edhe burg bashkë, ç`ka rrit dyshimet për prokurorinë se, kukësiani dhe 30-vjeçari nga Vushtria, meqë janë persona me precedentë të mëparshëm penalë, mund të jenë përfshirë sërish në ndonjë akt kriminal. Referuar të njëjtave burime, bëhet me dije se është mbajtur nën hetim edhe Flamur Curri, i cili ka dëshmuar në lidhje me përfshirjen në këtë ngjarje, por si policia ashtu edhe prokuroria, kanë refuzuar të flasin në lidhje me dëshminë e tij. Ndërsa tre të akuzuarit  kanë mohuar që të kenë mbajtur peng të njohurin e tyre, të cilët i kishin dhënë lekë në këmbin të dy pasaportave kosovare.

7 komente në “Pengmarrja e kosovarit, gjykata harron të njoftojë Policinë e Kukësit”

  1. UK GASHI says:

    FLAMUR NOKA
    FIGURA MA E SHUAR I KUKSIT
    http://goo.gl/n0PHSE

    1. shqipetari says:

      keto jane manovrat e drejtesise qe te plasi dallaverja….

      1. enis says:

        fajtort jan shkelzeni, lurimi,dhe ardijani jan njerzt te rrezikshum te cilt i genjejn njerzt dhe ju drejtohen me arme deri sa tja marrin parat

  2. tiger says:

    Edhe keta duhet te kishin fatin e Gardes. Madje keta te paret

  3. liri a vdekje says:

    po cfar i duhet policia a do marrin pafajsi ,jepini o plepista 2013 vit i pafajsive

    1. liqeni says:

      Gjykata harron????????????

  4. geri says:

    ka harru policia se jane trimat e flamurit qe i ka perdore per fushate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje