Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, mori titullin Qytetar Nderi nga Bashkia e Elbasanit.
Motivacioni ishte: “Për kontribut në zhvillimin e komunitetit të Elbasanit dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes dy popujve tanë”.
Vetë Arvizu në fjalën e tij u kërkoi qytetarëve që të jenë aktivë në ndërtimin e demokracisë në vend.
“Roli i shoqërisë civile dhe i qytetarëve të zakonshëm është i rëndësishëm në shëndetin e secilës demokraci. Por, në një shoqëri me demokraci në zhvillim të shpejtë si Shqipëria, angazhimi qytetar është absolutisht jetik. Shqipëria po bën përparim të pamohueshëm e të pagabueshëm, por vazhdimi i reformave qeverisëse është thelbësor. Ka një nevojë jetike për të përmirësuar situatën financiare të qeverive vendore dhe një pjesë e madhe e kësaj përgjegjësie mbetet mbi qeverisjen qendrore, veçanërisht në përmirësimin e mënyrës sesi mblidhen dhe sesi ndahen të ardhurat. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që qeverisja vendore të përmirësojë eficencën e saj, të zvogëlojë humbjet dhe klientelizmat dhe të përqendrohet në të shërbyerit e qytetarëve”, theksoi Arvizu.
“Qeveria është përgjegjëse për ndërtimin e një vendi demokratik të gjallë ku korrupsioni ndiqet penalisht dhe spitalet japin kontroll shëndetësor cilësor dhe arsimin sipëror,” vlerësoi Arvizu.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
“Ambasadori Arvizu ka ditur të përcjellë marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Jo vetëm qytetarët e Elbasanit, por edhe ata të qyteteve të tjera janë dëshmitarëve të kontributit që ka dhënë ambasadori. Nisma “Act Now” ka krijuar një qasje të re të përfshirjes dhe të qasjes të qytetarëve shqiptar. Në emër të qeverisë ju shpreh urimet më të ngrohta dhe falenderimet për kontributin tuaj,” tha Peleshi./ep
pse se bejn edhe ne Tirone
Mire or zoti ambasador mire, te lumte goja. Po me cilin thoni zotrote te ndertohet demokracia? ME njeriun qe ne tere jeten e vete s’ka bere nje dicka humane, nje dicka ligjore, nje dicka demokratike? A i pe ministrin e jashtem madje? Nuk di emrin e njerit nga qytetet me rendesi historike per shqiptaret, keshtu demokracie me njerez te paidentitet, zort se do pranonit ju ne Amerike, dhe mire beni qe s’i pranoni t’i vini ne balle. Mos na kerkoni ne ate qe se beni vete ore zoti u ruajt.
nuk do lene asnjeri te dale pa qytetarllek nderi
Bravo bashkise se Elbasanit,,,,,,,,,,,e paska kry masturbimin me dekorimin e ketij kumbarit te “burrit te shtetit ” dhe “yllit ne ngjitje”.I pytet elbasanllinjte mo;a jane dakort me keto turpe??????