Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shqetësuar me iniciativën e Malit të Zi për planin e quajtur West Balkan Six – G6 (Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor), pjesë e së cilës janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian.
Hoxhaj ka përfaqësuar Qeverinë e Kosovës në takimin e mbajtur në Nju Jork, ku me homologët e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor është diskutuar rreth qëllimit dhe misionit të kësaj nisme.
Megjithatë, Hoxhaj nuk ka dhënë përgjigje definitive nëse Kosova do të pranojë apo jo këtë plan, ndryshe i quajtur si plan për krijimin e një “Jugosllavie të re”, e cila parasheh që këto gjashtë shtete të kenë një asamble parlamentare të përbashkët, një treg të përbashkët ekonomik, një sistem të edukimit dhe arsimimit, bashkëpunime në shumë fusha tjera, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Hoxhaj ka bërë të ditur për gazetën “Zëri”, se në takimin në Nju Jork, ku përveç ministrave të jashtëm të rajonit kanë qenë edhe ambasadorët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, është rënë dakord që të mbahet edhe një takim për t’u qartësuar se çfarë realisht është një iniciativë e tillë.
Hoxhaj tregon se shqetësimi i palës kosovare, fillimisht ka hasur në çështjen gjeografike të kësaj iniciativë pasi janë shtete ish-jugosllave që si grup krijojnë perceptimin e një lloj krijese post-jugosllave. Po ashtu ai thotë se dyshime ka edhe për natyrën dhe vetë karakterin e kësaj nisme.
“Ne kemi mbajtur qëndrimin se kjo nismë të mos jetë vendimmarrëse dhe të mos ketë institucione që do të linin përshtypjen e një integrim koheziv të këtyre shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha këto shtete duhet të integrohen në BE si adresë e vetme”, thotë ai.
Ai shton se ka shqetësime edhe lidhur me draft-dokumentin e kësaj iniciative, projektet e propozuara, qendrat e ndryshme institucionale, prej bashkëpunimit parlamentar, policisë dhe sundimit të ligjit e deri te bashkëpunimi kulturor dhe arsimor, ku, sipas ministrit Hoxhaj, po krijohet përshtypja e një përqendrimi dhe shpërndarje jo të balancuar në mes të shteteve. “Konkretisht të gjitha projektet janë të koncentruara kryesisht në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi”, thotë ai…/ZERI
Ne nuk jemi sllave te jugut.Europa te terheqe baticen ndaj Ilirise.Rilindje Ilirise!
Akoma keni DYSHIME per kete pjelle anti shqiptare te “Jugosllavise se re”???
Me SLLAVET E JUGUT ne shqiptareve nuk na lidh asgje e mire,pervec KRIMEVE TE TYRE NDAJ NESH!!!
Ne Europe do hyjme si shtete te pavarura dhe BOLL ME KETE FANTAZEM TITISTE,qe dikur quhej “FEDERATE E BALLKANIT”!!!~
Eshte tradheti e madhe te futemi ne kete BURG POPUJSH,sado me emer te bukur!!!
Nuk ka asgje alarmante ,dhe as mendohet, apo te flitet ,per nje jugosllavi te re ,ka kohe qe eshte hedhur ne tavoline projekti per nje ballkan me te lirshem dhe me te hapur .Projekti perfshin vendet qe presin, apo jane ne pritje te marrjes se statusit nga BE si shqiperia ,kosova ,mali i zi ,bosnja ,serbia, dhe synon nje shkembim kostant mallrash ,investimesh ,biznesesh ,lehtesi komunikimesh ,nepermjet nje rrjeti autostradal te livelit europian ,dhe ne te njejten kohe nje zbutje te shpirterave te turbulluar te ballkanit mbas nje konflikti 10 vjecar
Kohe e humbur.Fshini menderen me kete lloj projekti.Ballkani pas shperberjes se Jugosllavise ka gjetur paqen e humbur.Serbia,Bos-Hrc e Mali i Zi le te bashkohen ne nje shtet te vetem por ju politikanet qe perfaqesoni kombin shqiptare duhet ta bojkotoni nje iniciative te tille.
..nuk ka nevoje te mendoheni per Jugosllavine e Re sepse ju e keni bere Kosoven pjese e Serbise.
po këta tanët kanë qënë??
askush nuk po thotë gjë!?
e çuditëshme!?
megjithës e ka mundësi të na i tregojë unikati shqiptar,ai çuni i tironës,sot në orën 18:00!!
si e thotë dhe artan lame në artikullin e tij të luftës së fotove,“I bukur avancim i qytetërimit apo jo?”??!
po mor po po ju i mbani sekret si në mesjetë ato që bëni!!
jam plotesish dakord, sejcili ne identitetin e tij dhe ne rregullat e tij duke mare shkas nga EU. NUk eshte se pas bashkimit ne EU u quajt franca gjermani apo hollanda danimarke. Rendesia e madhe eshte qe te krijohen kushte per treg te perbashket…
“Jugosllavia e re” është iniciativë shumë me vend për kombet sllave, sikur që kanë janë Kosova dhe Shqipëria!
Nuk ka asnjë të keqe, dhe kurrë nuk ka pasur në historinë e shqiptarëve sistemi i përbashkët i edukimit, arsimit dhe mjeteve të informimit i përbashkët me kombet sllave!
Kombet sllave kurrë në historinë e tyre nuk kanë treguar padrejtësi kundër shqiptarëve dhe as që synojnë sot. Le të bashkohemi sa më parë.
Paske Emrin gabim o Luanooooooo,ik tek faqet tjera.
Arben, më vjen keq që nuk e ke kuptuar ironinë time.
(Ironia përdoret nga njerëzit kur ata flasin për diçka që nuk mund të pritet të ndodh dhe as që mund të mendohet. Me ironi e mendojnë njerëzit të kundërtën që e thonë.)
Kerkoj falje,nese ndjehesh i ofenduar,naten.
Ti leni ju dyshimet,mos horgjoni frymen kot, aty ku ashtë serbia, nëse ashtë “parajsa” vetë, ne nuk duam të shkojmë në at parajsë!…JoooooooooooO, në parajsë me serbinë, nostalgjikëve u qoft rruga e praptë!…
Po Rilindja ku e ka gojen, apo bien daullet qe te mbulohen keto ‘byreqe’ te helmeta?!
Perpara Rilindja drejt serbit !!!!!!!!!
Ene Shpellari po xhelozohet per ‘rilindjen’ tuaj. Me ilir floririn do bojme shqiptari, apo me….
Rujna zot!
Plaget dhe dhimbjet e luftës jan akoma te freskëta. Është e pa mundur të harrohen kaq lehtë.
Kta jan njerz kot smund ta besoj se sllavet na kan shkaterruar dhe ne prap kemi tradhetare qe bejn keshu gjerash turpiii I kombit shqiptar turp turppp
Vertet eshte e turpshme qe te diskutohet dicka e tille. Ne ne perendim te ballkanit jane edhe kroatet, greket, bullgaret por keto shtete tashme jane anetare te BE. Pra c’fare kuptimi ka nje bashkim i tille absurd?!
Cdo shtet duhet te futet ne BE me meritat e veta perfshire ketu standartet e fqinjesise se mire.
Eshte vertet e turpshme edhe thjesht degjimi i ketyre propozimeve. Shqiptaret nuk duan te degjojne te tilla ‘propozime’. Shtetet sllave mund te bashkohen po te duan, le te marrin edhe kroacine, sllovenine, bullgarine. C’fare lidhje kane shtetet shqiptare me ato sllave. Sllavet mund te krijojne nje union te sllaveve te jugut. Por shqiptaret nuk kane lidhje aspak me ta. Shqiptaret duhet te bashkohen midis tyre me pare duke krijuar nje federate shqiptare. Kjo ka kuptim.
Lufta kunder korrupsionit, bashkepunimi ne fushat e ekonomise dhe kultures mund te vendoset me mareveshje midis Federates Shqiptare dhe ‘Jugosllavise se Re’ nese vertet mund te bashkohen shtetet sllave.
As mos t’u shkoje ne mendje se sllovenia, kroacia dhe bullgaria do te pranonin nje gje te tille. Dhe kur nuk futen shtetet sllave ne ‘Jugosllavine e Re’ atehere lind pyetja: C’fare pune kane shqiptaret atje. Po aq sa kane lidhje greket me ate iluzion po aq kane lidhje edhe shqiptaret. Jemi shume shume larg realitetit dhe llogjikes.
Edhe BE nuk do bashkime te tilla sepse i bie qe te krijohen edhe bashkime te tjera brenda BE-se. Absurditet!
Futjen ne BE nuk e ndihmojne me domosdo bashkime te tilla por kapja e kritereve demokratike dhe ekonomike te cdo shteti.
Mbani c’fare keni dhe lerini eksperimentet..Nuk puqemi me ta ne dhe c’do agjende qe propozojne, e ke brenda kallupin…
na mytën komentet e sërbëve në këtë artikull!!
merrini një dorë paresh për punën që bëni se kjo jugo o lesh si ta quani ska për tu bërë kurrë!
nuk ka asnjë lloj bashkimi me sërbinë,jo ta dojë europa por dhe zoti të ulet në tryezë nuk ka për të ndodhur!!
e vetmia mundësi për të zgjidhur problemin shqiptar pa prishur shtete është një bashkim konfederal me shtetet ku ka shqiptarë,rreth kufijve administrativë të shqipërisë!përjashto greqinë!!
shqipëri kosovë mali i zi e maqedoni!me këtë rast zhduket dhe problemi i emrit të maqedonisë me greqinë!!
kjo është utopia më e mundëshme,por e pa rrealizueshme!!
gjëja që më shqetëson është mos komunikimi i asnjë lloj lajmi nga qeveria “rileshur”shqiptare!!
Jogoslavija, si prijekt I zgjelljes nacionale deshtoi. Kurr nuk mund te lirohej nga pretendimet Serbe per formimin e Serbosllavise. Meqense Jugoslavia deshtoje, me se miri do ishte formimi I tri shteteve naconale: Shqiperise, Serbise dhe Kroacise. Ne kete menyre do zhjidhej ceshtja nacionale ne Ballkan. Maqedonija, Mali I Zi dhe Bosnja e Hercegovina jane shtete artificiale. Nese popujt e Jugoslavise nuk mund te jetonin ne kete entitet, perse mund te jetojne se bashku ne BiH, Maqedoni dhe Mal te Zi.Do ishte e nevojsheme nje conference nderkombetare per Ballknin.
nuk duhet te bahet kkurr ai bashkim .ata kan sterminua ilirin , shqiptart duhet te bashkohen shume shpejt, ndryshe do ti kemi ditet e numrume , andrra e serbise malle po nis prap.
Rasti ,Yugosllavi po te rrime shtrember e te flasim drejte ne fakt nuk deshtoi ,nuk pushoi se ekzistuari ne fakt nga mos organizimi e manaxhimi i drejte por nga nje fakt i vogel ,i nevizuar madje ne kushtetute ,,e sikur vetem kete nen te vecante ,te nenvizuar te zbatonin qeveritaret e vitit 1990 ,me kapitullimin e ideollogjise komuniste s”do te ndodhnin dhe lufterat vella-vrasese , s”do te pasonte as tragjedia e Bosnjes e Srebenices bashke e as ne perfundim as dhe nderhyrja e Natos e lufta e U.K S ne Kosove !!!!Ky nen ne kushtetuten ish Yugosllave thote se republikat perberese kane te drejte vendvendosje e vete shkeputje nga shteti meme ,Yugosllavia e atehereshme !!!!E pikerisht kete nen te qarte e respektues nuk e shperfillen pushtetaret e atehereshme te vitit 1990 ,sepse nuk ishin te pergatitur per nje situate te re , apo shpresonin shume nga arusha e Siberise se do tu vinte ne ndihme ushtarake apo cfare do te kerkonte koha e atehereshme !!!!! Kete nen te respektonin e zbatonin sot do te ishte ndoshta dhe de fakto dhe Yugosllavija e Re !!!Shanset per nje ribashkim i kane Maqedonia qe u nda me mirekuptim e ne saje te zbatimit te ligjit qe pershkruaj me lart , Mali i Zi gjithashtu po por harrojeni te pakten per dekada e 100, vjecare mKroacine ,B, Hecegovinen ku gjaku u derdh jo pak !!!!Sa per Kosoven nuk mund te llogaritet kurre si pjese e ish -Yugosllavise dhe pse u detyrua te bashkejetonte me kete shtet per vite e dekada me rradhe e imponuar sot e 14 vjet me pare u korigjua nje gabim trashanik i paktit te fuqive te medhaja te vitit 1913 !!!Uroj qe kombet sllave te rigjejne veteveten , te riorganizohen e paqja te sundoje ne rajon e ne te vazhdojme te kemi marredhenie miqesore !!!!!
E para Sërbia të njohë Kosovën, e dyta
e dyta ti kërkoje të falur Kosovës dhe e
treta fuck Sërbia dhe federatën Sërbe!!!
C’mendojne amerikanet per kete iniciative,apo jane pikerisht amerikanet autoret e ketij projekti?!
Besoj, jo rastesisht ,kjo ide apo ky projekt krejt i papritur promovohet nga Nju Jork?!Kush e merr vesh?!!
Kushti i pare per c’do nisem ballkanike te c’do lloji qofte eshte njohja pa kushte e Republikes se Kosoves nga Serbia dhe Traktati i paqes dhe mirkuptimit mes tyre. Bashkpunimi ekonomik e kulturor,levizja e lire e njerezve dhe ideve,lufta kunder krimit dhe korrupsionit si dhe konsultimet politike dhe te ideve per paqen dhe zhvillimin e Ballkanit Perendimor duke krijuar nje treg terheqes,cilesor me te madh nuk ka asgje te keqe. Nese ne kete nisem marrin pjese Sllovenet edhe Kroatet pervec Shqiprise,Serbise,Bosnjes,Malit te Zi dhe Maqedonise ne nje realitet te ri politik dhe demokratik nuk shoh asgje te keqe.Biles do ishte me ellogjikshme qe te ftoeshin edhe Bullgaria e Rumania e ndoshta Greqia per te krijuar nje Bashkim Ballkanik te lire,Demokratik dhe te zhvilluar ne te mire te paqes dhe bashkpunimit te popujve tane qe kane ditur te bashkjetojne edhe me pare sebashku nen perandorite me te medha e me te fuqishme te kohes e ku Shqiptaret,Greket,Rumunet dhe Sllavet e Jugut te jetojne duke respektuar njeri tjetrin si fqinj dhe miq te mire duke harruar kohet me te erreta qe na ndane. E di qe duket si ender por edhe endrat behen realitet kur ka vullnet te mire.
Atila,
Ti guxo te enderrosh por mos i ngaterro ILUZIONET me endrat. Endrat jane vizione qe ja vlen te perkushtohesh. Por te ushqesh iluzione eshte humbje kohe dhe hamulli.
Hiqeni nga mendja njehere e mire se shtetet sllave do te bashkohen ne nje shtet te SLLAVEVE TE JUGUT. Pastaj c’fare pune ke Kosova me Shqiperine ne ate mes? Perse u dashka nje bashkim brenda nje bashkimi (BE)? Hapesirat e bashkepunimit nuk i krijojne krijesa te tilla pasi ato hapesira jane tashme operative midis vendeve anetare te BE-se!
Ju mundoheni t’u beni leksion njerezve mbi demokracine etj etj. Jini pak realiste. NUK ESHTE ‘JUGOSLLAVIA’ MAKINA QE SHKON NE BE por cdo vend sovran, kuptohet me ate sovranitet relativ qe ekziston.
Kur u shkaterruan Imperia Otomane dhe ajo Austro-Hungareze, ne germallat e ketyre u formua krijesa artificiale e Versait-Jugosllavia. Prej themelimit Kroatet tentonin te formonin nje shtet federativ , kurse Serbet nje entitet ku ata do jene dominant (Serbosllavine}. Mardhenjet Serbo-Kroate kan ruajte ose ckaterrua Jugosllavive. Ne dy lufta, serbet dhe kroatet kan tregua se nuk mund te jetojne se bashku. Shqipetaret do mund te jetonin ne nje shtet sllav vetem si qytetare te dores te dyte. Sikurese shqiptaret do udheheqin nje politike Europiane, edhe bota do kishte simpati per nje shtet shqiptare ne Ballkan. Sali Berisha me teper deshironte nje unitet me Azi sesa me Europen. Ndoshta ky drejtim shkon ne dem te shqipetareve. Europa kurr nuk do pajtohet qe Ballkani te jete sfere interesi e Turqise.
Nese nuk formohen tri shtete kombetare ne Ballkan, ateherna ashtiu se jemi, te bashkohemi ne Europe. Mvaret nga nevet sa e gjate do te jete rruga. Perndryshe, fuqite e medha, gjthmone kan vendosur per kufinjet e Ballkanit. Me drejtim europian, nevet mund te kemi influence ne ato vendime.
Se cpune ka Serbia me vendet e Ballkanit perendimior kush e kupton te ma shpjegoje.Nje union i vendeve ballkanike qe i lag deti Adriatik do te ishte ne interes te ketyreve vendeve ilire.