Mediu thotë që nuk di gjë, por Basha e paralajmëroi: Meta po na merr deputetët

2 Tetor 2013, 09:47Politika TEMA

Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane thotë se nuk di gjë për largimin e deputetit të tij, Luan Duzha, drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e paralajmëroi një gjë të tillë disa orë përpara se të bëhej publik lajmi i largimit të Duzhës.

Në konferencën e mbajtur për shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil, Basha paralajmëroi Metën që të mos peshkojë deputetë të opozitës.

“Kryetari i Kuvendit të bëjë detyrën e tij, për të provuar se Parlamenti nuk është banana-Kuvend dhe të shmangë çdo tundim të mazhorancës, për të peshkuar mandate të opozitës me mjete dhe mënyra korruptive. Mazhoranca duhet ta kuptojë se konsensusi nuk është çështje numrash, por vlerash,” tha Basha./ep

9 komente në “Mediu thotë që nuk di gjë, por Basha e paralajmëroi: Meta po na merr deputetët”

  1. qiriri says:

    Ha o Lul ha, se nuk paske te ngopur

  2. Ec aty says:

    Meta po ndjek shembullin tuaj oj Lule dhe po ju kthen reston!
    Shqiperia do te kishte kalur ne zgjedhjet e qershorit me qeveri teknike nese ju nuk do te kishit peshkuar tre plehrat “socialiste” Kaçin, Kadelin, dhe vellain e Mulit, Dogjanin qe ju siguruan shumicen per te mbijetuar edhe 2 muajt e fundit pas shkeputjes me LSI

  3. SHEME SHAPKA2 says:

    Po ckini me Lulin,ai pershesh me kos po ha…

    1. Ec aty says:

      Hahahahaha o Sheme
      Ka harruar te vere perparsen dhe po pikohet, po ben pis kostumin

  4. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    POPULLI E DI QE JU JENI RRJETI I KRIMINELEVE DHE. HAJDUTEVE TE BERISHES ,,,, KETE E DINE TE GJITHE AMBASADAT E SHTETEVE PERENDIMORE USA ,,,ETC.ETC.. JU DHE MEDIU DUHET TE DENOHENI SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR ,,,TU SECUESTROHEN DHE QINDRA MILIONAT QE VODHT NGA SHQIPETARET BASHKE ME ORGANIZATEN FASHISTE QE QUHET PD ,,,DO DERDELLISNI DHE CA KOHE SA T’IU VIJE ORA TE SHKONI PARA DREJTESISE ….

  5. Mario says:

    PO ZOTI LULI, NEN SHEMBULLIN E VLERAVE TUAJA DUHET ECUR.ZOT NA RUAJ MENDJEN.

  6. tiku says:

    Eh, e bukur kur ajo qe ben vete, te vjen mbrapa koke.

    Ishalla vini mend qe ne te ardhmen, mos beni me gjera te tilla.

  7. ali says:

    Tash u kujtua Lulka se parlamenti nuk qenkerka ceshtje numurash, por ceshtje vlerash . Kaq shpejt i
    harruan siamezet Berisha -Basha ”bemat” e tyre per blerjen korruptive te deputeteve,Kacin e zi me shoke !!!!

  8. Baro Liçaj says:

    Si nuk u revoltove , O LUL BASHA , KUR TRE DEPUTETE SOCIALISTE ME KAC ISLAMIN , KALUAN NE ANEN TUAJ !!! NDERSA TANI QE TE DJEG E TE PERCELLON, NA DEL E NA FLET ME KETE TON !!! RUANI TE TJERET SE KY QE U IKU, IKU !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje