Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe kompania Ada Petrol janë përfshirë në një debat publik lidhur me atë që strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme thonë se kompania ka hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme 4.400 ton karburant gazoil.
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kjo sasi karburanti ka qenë më parë e plumbosur nga autoritetet doganore në depozitat e Shëngjinit, në pronësi dhe përgjegjësi të “Ada Petrol”, kompani në bashkëpronësi të një shtetasi turk dhe një shtetasi shqiptar.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali ka pezulluar menjëherë nga detyra kryetarin e Doganës së Lezhës dhe ka firmosur kallëzimin ndaj kompanisë “Ada Petrol” për veprën penale të kontrabandës me mallra që paguajnë akcizë.
Paralelisht, Doganat bëjnë të ditur se po vazhdojnë hetimet për nxjerrjen e përgjegjësive të mundshme administrative apo penale të personelit doganor.
Kompania “Ada Petrol” mohon akuzat për kontrabandë. Drejtuesit e saj thonë se karburanti i ndodhur në depozitë është dëmtuar nga persona të panjohur dhe për këtë kompania “Ada Petrol” ka bërë edhe kallëzimin përkatës në prokurori.
Në një deklaratë për mediat, shoqëria tregtare shqiptaro-turke “Ada Petrol” thotë se deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të doganave është e pavërtetë.
“E vërteta e ligjshme është se në datën 1 tetor, nga shërbimet e rojës është konstatuar shkatërrim i pronës në depozitat e kësaj shoqërie”, thuhet në deklaratën e “Ada Petrol”.
Sipas njoftimit, u lajmërua policia si edhe Drejtoria e Doganave që nafta ka dalë nga depot.
Shoqëria thotë se ka bërë kallëzim penal për shkatërrim të pronës me dashje dhe se në asnjë rast nuk bëhet fjalë për “kontrabandë”, siç pretendohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Edhe “Ada Petrol” thotë se për këto deklarata dezinformuese do i drejtohet organeve gjyqësore.
“po su turbullua, nuk kullohet”.
Ne raste te tilla gjeja e pare qe behet eshte qe shoqeriaE Gjok Uldedes detyrohet te paguaje detyrimin e doganes per te gjithe vleren e mallit qe mungon.Pastaj Zyra e tatimeve ushtron kontroll dhe e ve te paguaje te Gjithe TVSH per mallin e shitur .Dhe ne se ka shitje me fatura tatomore,edhe detyrimin e tatim vititmit.mekaq mbyllet filmi.Shteti merreleket e veta e Gjoka ri rehat.Kjo praktike eshte bere me shume kompani te tjera,por tek kundershtaret e Saliut,pra te ato kompani qe jane te lidhura me te majten.
E KAP OR E KAP ME QERRE LEPURIN PO TE DOJE.
Mos i kopjoni lajmet por dhe i lexoni dhe shihni cfare transmetoni. 4.4 tone nuk jane 4400 tone. Po qe per 4.4 ton kjo s perben lajm.
DEMI ESHTE SHUME I MADH,BURGU ESHTE PAK PER FAJTORIN,CFARE PRET PROKURORIA,DREJTORESHA E DOGANES DO TA LUFTOJE KORUPSIONIN VETEM ME LAJMIN E BOTUAR NE GAZETE APOOOO……
POPULLI DO TE SHIKOJE REZULTATE KONKRETE,ATO MBETEN, FJALET I MER ERA.
Ju lutem regulloni shifrat!!!!!!
ja gjen nahine ada petroli dhe ia dredh ne vend prokurorise dhe si gjithmone fajtori iken ne drejtim te paditur, faji ngelet jetim.mjerisht keshtu ndodh vetem ne shqiperi.
te rregullume jane shifrat po shkollat private i kan kto probleme 4mij ton e 400 qe jane 4.4 MIJ TONE ,imagjinoni sa kan tregtuar keta zoterinj ne 8 VJET PUSHTET TE DOKTOR DHISE
4400 ton nafte jane te barabarte me 110 autobote maune custerna. Si u vidhka kaq shume nafte brenda nates apo pak diteve pa u vene re?
Si mund ti denosh keta njerez qe disponojne kaq para dhe blejne cdo institucjon qe ekziston ne planet biles edhe kryetarin e rilindjes!
Ore,per 4ton qe thon disa nuk kishte marr mundimin as dogana as qeveria,po lexojeni mir ore trashaman.Nuk e prish vetin me pak Gjoka yne.
Hahahahaha….ADA Petrol e Uldedajve qenka viktimë se i paskan vjedhur naftën.As mjeshtri i shpifjeve Berisha nuk e beson këtë.
A e kuptoni ku shkon tallja dhe guximi i “biznesmeneve te PD-se” ne kete vend.
Rrojet e firmes paskan konstatuar se u kane vjedhur gjate nje nate 4400 ton gazoil, te cilat sipas llogarise i bie qe hajdutet ti kene transportuar me 220 maune 20-tonshe.
Nese keqberesit nuk e kane terhequr gazoilin me 220 maune, por i kane care depozitat thjesht per tu bere dem Uldedajve, bregu i Shengjinit duhej te behej me keq me ndotje nafte se Gjiri i Meksikes para 3-4 vitesh kur shpertheu pusi i naftes ne det.
A e kuptoni se cfare leksioni brilant na jep Profesor Uldedaj ?????
Me kete kompani ka patur raste qe persona keqdashes ju kane thyer sahatat elektrik naten dhe kjo ka ndodhe pas dy vjeteve detyrimeve te pa paguara. Edhe ne kete rast po persona te pa identifikuar ju kane vjedhur ate sasi karburanti brenda nje nate pa e kuptuar qesharake se dhe vete drejtuesit e kesaj kompanie jane qesharak,i njeh gjithe Lezha.
Mprihni byzylyket per keta minj, qe nuk paskan lene gje pa bere. Medet ke paskemi patur mbi krye per 8 vjet!!!