ILDKP gjobit 35 zyrtarë që nuk deklaruan pasurinë. Mes tyre edhe Grida Duma dhe 4 deputetë

5 Tetor 2013, 11:20Politika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bëhet i gjallë dhe publikon një listë me 35 zyrtarë, që janë gjobitur sepse nuk kanë dorëzuar deklaratat e pasurisë së tyre.

Sipas Shekullit, janë gjithsej katër deputetë të parlamentit të kaluar, të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre për vitin 2012.

Midis tyre bie në sy emri i Gjokë Uldedajt, i cili ka qenë në legjislaturën e kaluar deputet i Partisë Demokratike, ndërsa ka qenë edhe kreu i Dhomës së Tregtisë.

Nga PD figuron një tjetër emër, Fatbardh Kadilli, ndërsa nga opozita janë dy deputetë, Enkelejda Shkreli dhe deputeti i ri Anduel Xhindi.

Një tjetër emër i njohur është ai i zëvendësministres së Integrimit, Grida Shqina (Duma), e cila ishte edhe kandidate e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, por nuk arriti që të bëhej pjesë e parlamentit.

Ndërkohë pjesa më e madhe janë punonjës të tatimeve dhe të doganave, duke filluar që nga inspektorët e deri tek drejtorët.

Megjithatë duket se nuk do jetë ndonjë problem për këta zyrtarë gjoba, që është plot… 50 mijë lekë./ep

7 komente në “ILDKP gjobit 35 zyrtarë që nuk deklaruan pasurinë. Mes tyre edhe Grida Duma dhe 4 deputetë”

  1. antipod says:

    bravo ,me ate gjoben gjigande 50 mije lekeshe i keni goditur shume rende.kam hall se as gjoben nuk e rruajne trapin ta paguajne.

    1. studenti says:

      Ate Griden mos e gjobitni se eshte e bukur….. Mos se i rritet mendja. Nje femer qe te sjell alergji kur e degjon te flase. Tamam si Saliu.

  2. ai qe ta bon says:

    PO E TALLIN MENDEREN ME NE NE 12 TE DREKES DHE KETA.CFARE JANE 50 000 LEK PER ATA O KOMISIONI I KONTROLLIT TE LESHIT JO I SHTETIT

  3. STOP KORRUPSIONIT says:

    Kete Institucionin qe per shkelje te renda jep vetem gjoba qesharake,
    KUSH E DREJTON PS apo PD apo LSI ???

  4. RamaDoni says:

    Edhe Fatbardha Kadillkarin e keni gjobue.

  5. tungu says:

    Institucione si kjo ILKPDKJHYTRE-ja ku nepunesit marrin rrogen e popllit kotsekoti – duhen formatuar se keshtu nuk ja vlen.

    Nese nje zyrtar i shtetit genjen, mashtorn, fsheh pasurine sidomos kur kete pasuri pare e ben duke vjedhur dhe korruptuar athere ne varesi te shumes se perfituar duhet te shkoje edhe ne BURG.

    E sidomos ky instutcion kur ne krye ka nje shemtire politike si ajo cita e PD-se.

    Ka shume institucione ne Shqiperi qe vegjetojne – duhen forcuar pavarsuar ligjerisht – kryetaret duhen zgjedhur pa nderyrje te partive.

  6. Leo says:

    hahahahahaha çfar gallate 50 mijë lekë gjob edhe u zhduk korrupcioni, a se shikon çfar bohet plako? nuk ja vlen të komentosh se harxhon kohën kot me këta legena !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje