Prokuroria ka zbardhur detaje të akuzës që është ngritur ndaj katër ish- zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.
Sipas TCH, prokuroria ka dyshime se tetë ish-zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kanë shpërdoruar fondet, duke paracaktuar si fituese një kompani të prodhimit të spoteve televizive me anë të falsifikimit të dokumenteve, çka ka sjellë edhe një dëm prej gati 20 milionë lekësh.
Referuar dokumentacionit, prokurori i njësisë task-forcë, Ndini Tavani dyshon se abuzimet janë kryer në harkun e 10 ditëve, ndërkohë që fatura e firmosur për organizimin e këtij aktiviteti deklarohet 19 milionë e 800 mijë lekë.
Konkretisht, me urdhrin e 26 prillit 2010 të ministrit Spiro Ksera është ngritur komisioni për ndjekjen e procedurave për organizimin e festimeve të 1 Majit. Në përbërje të Komisionit kanë qenë: kryetar, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Murat Mehmeti, Drejtori i Kabinetit, Klevis Bitro, Shefi i Financës, Ilir Ibrahimi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Besnik Dema.
Në datën 30 prill, kryetari i komisionit njofton ministrin duke i dorëzuar raportin për organizimin e aktivitetit të 1 Majit, në një kohë që në të njëjtën ditë lidhet edhe kontrata me njërin nga subjektet për organizimin e këtij aktiviteti.
Prokuroria thotë se u është kërkuar informacion televizioneve, ku sipas ofertës së paraqitur nga subjekti fitues, do të transmetohej spoti televiziv për festën e 1 Majit.
Duke qenë se subjekti ka kontraktuar me tre televizione, rezulton se konkurrimi të jetë bërë fiktiv, pasi nga dokumentacioni del se oferta e subjektit fitues, të jetë protokolluar në ministri në datën 29 prill dhe kontrata që e ka shpallur fitues është lidhur në një ditë më vonë.
Për këtë, sipas prokurorisë subjekti fitues ishte i paracaktuar dhe nuk ka pasur konkurrim.
E njëjta skenë, dyshon Prokuroria është ndjekur edhe në tre raste të tjera abuzive për organizimin e evenimenteve festive
Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe ministri aktual i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.
Ministri Veliaj bëri të ditur se ka nisur një auditim serioz në institucionin që drejtohej më parë nga Spiro Ksera dhe çdo shkelje që do të konstatohet, do t’u referohet organeve të drejtësisë.
Sipas Veliaj, deri tani është konstatuar fakti se janë zhdukur fonde të personave me aftësi të kufizuar dhe për këtë arsye është dërguar dokumentacioni i nevojshëm në prokurori.
“Kemi denoncuar që ditën e parë problemet që kemi. Janë zhdukur gjithë fondet e aftësisë së kufizuar. Jemi shumë të shqetësuar se si është bërë rrush e kumbulla gjithë buxheti i shtetit, e kemi thënë këtë publikisht dhe ligjërisht. Kemi nisur një auditim shumë serioz të të gjithë abuzuesve me fondet e ndihmës ekonomike, me fondet e aftësisë së kufizuar dhe fondet e invalidëve të punës. Nëse nga këto inspektime që po bëjmë, do gjejmë materiale të cilat tregojnë se si janë bërë këto abuzime, do ia çojmë prokurorisë. Për ata mëkatarë që kanë futur duart në buxhet dhe kanë marrë lekët e paraplegjikëve, tetraplegjikëve, të të verbërve, këta njerëz duhet të përgjigjen para ligjit. Më vjen mirë që ka filluar një proces që mund të bëjë transparencë. Më vjen mirë që prokuroria po e merr seriozisht”, deklaroi Veliaj./ep
Z. Erjon, pervishuni punes, qe te gjithe ata qe kane abuzuar me parate e te afteve dhe vobekteve, te dalin menjehere para drejtesise. Nuk ka rruge tjeter!
Kjo qe ka ndodhur ketu ,eshte ne te gjitha institucionet.
“O Sali o bollek” parulla e njerzve te koruptuar,te cilet kane vjedhur per tu pasuruar.
Hetim i plote ne çdo vend,do beje te mundur kurimin e plageve qe ka marre buxheti.
Vetem duke hetuar do te dalin shkaqet kryesore te degradimit te ekonomise,per te marre masat e nevojshme,per daljen nga kjo situate.
Pergjegjesit e kesaj hajduterie te denohen,per te vene mend te gjithe .
Jane zhdukur fondet?
Ti n’digjohet zeri SHtetit!!! direkt ti sekuestrohet pronat Familjare
deri nè shlyerjen e shumes se zhdukur(rasti i mesiperm 20-t milionè)
Prokuroria,GJykatat tè ngrejnè zerin direkt ti trokasin te dera e shtepisè duke i marre te mirat materale ,atèhere mud te realizohet diçka.
Shume sakt,jo vetem burgu per keta lapanjoza pushtetar por edhe konfiskim te pasuris,se ashtu u dhemb me shume dhe te tjeret do maten mire kur te fusin duart ne taksat e shqipetareve.
Besnik Dema nuk ka qenë asnjëherë sekretar i përgjithshëm i ministrisë të kserës. Besnik Dema- një djalë shumë i mirë- ka punuar në sektorin e finacës të kësaj ministrie. Uroj dhe dëshiroj të mos jetë përfshirë në rrjetën e peshkaqenëve të korropsionit të asaj ministrie dhe të gjithës kupolës të korrupsionit të qeverisë të Saliut. B. Dema rezulton i arrestuar. Uroj të jetë i pa fajshëm. Në se është edhe ai fajtor, të përgjigjet para drejtësisë.
z.Veliaj ja filliuar te levize ne instuticionin qe drejton, po ministrat e tjere kur do levizin, cfare po bon ministria e Mbrojtjes a ka filluar te levize ajo…… 100 ditet e para te qeverise po i afrohet fundi dhe nuk po shofim peshkaqejnt e medhejn qe kon vra, shperdoruar dhe vjedhur pasurine e ketij vendi qe te shkojne para drejtesise, por po i shofim perdite para TV duke i poshteruar te gjithe shqiptaret.RILINDJE shkundu pak se me duket se po te ze gjumi.
Bravo Erjon ju uroj shume sukses,por nje gje me bene pershtypje,asnje nga ministrat e LSI nuk po ndihen, jemi ne pritje te meren masa akoma dhe me te medha,vetem keshtu do tju kthehet besimi i populli.
Kjo Prokurori,Kontrolli i Shtetit dhe i gjithe sistemi i drejtesise ne kete vend duhen shkulur me themel dhe duhen ribere nga e para.Maskaralleku i tyre nuk njeh asnje kufi.Une nuk i njoh te gjithe te akuzuarit por njerin e njoh mire.Besnik Dema eshte njeri i ndershem dhe superkorrekt me punen.Mund te kete nja 20 vjet qe punon ne ate ministri dhe gjithnje ka pasur te njejtin standart modest jetese.Ketu kryeministra,ministra,deputete,drejtore ndermarrjesh shteterore,prokurore e gjyqtareve kane vjedhur miliarda,i kane pare te thata,vila,pallate,apartamente,toka me hektare e makina superluksoze,te deklaruara e te padeklaruara.Ka te tille qe vetem kostume e aksesore qe mbajne ne trup ju kushtojne sa rroga e dy-tre vjeteve.Te gjithe te lire e pa ju hyre gjemb ne kembe dhe jo vetem kaq,por qe kapardisen sheshit me luksin e ndertuar mbi mjerimin e nje populli te tere.Konkurrojne me njeri-tjetrin se kush eshte me i pasur,se kush eshte me i zoti per te zhvatur.Bejne edhe moral,bejne edhe drejtesi.Ne fund e hane perhere tre milione shqiptare qe rripen deri ne palce nga kjo mafie e ndyre dhe ndonje fakir si puna e ketyre qe nuk ka para te paguaje gjoben e korporates se prokuroreve dhe task forces.
Po u lane gjerat si deri me tani,po nuk u ndertua nje shoqeri e drejte qe i jep fund privilegjeve te kesaj kaste te ndyre ne kurriz te te gjithe ne shqiptareve,ky vend perfundimisht do te perjetesohet si nje mizerje nga e cila duhet ikur nje sahat e me pare.
pse nuk i rrasni ne burg te gjithe ata qe abuzuan me pushtetin dhe vodhen?!
cfare na cani drassat si qaramaner;populli ju zgjodhi te vini drejtesi, dhe sa do prisni?!
Shteti fillon nga drejtesia, hapi pare mendoj se shqiperise i duhen investime per te rekrutuar gjyqtar profesionist, ligje te ashpra per natyuren tone si shqiptar, njerzit duhet te kene frik nga ligji,pavaresisht se kush eshte e me ke ka te beje , per denimet per shkak te korrupsinit duhen investuar burgje te rinje me kushte mesjetare, ndryshe , me kete katrahur qe ka bere PD, zoterinjete dhe zonjat e saj, nuk mund te dilet,dhe ne keto burgje ne radhe te pare duhet ti shijojne ata qe futen korrupsionin ne sistem dhe pandeshkueshmerine ,jo vetem politikanet por edhe gjyqetar e avokat e i gjithe zinxhiri seksereve qe rrinin e rrine rreth godines se PD
E kam thene dhe e them PD = njerez hajdute.
Vetem per saliun dhe bashen mos i kerkoni prokurorise ….
Fatos Klosi: Zyrtarët po largohen
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar dje se zyrtarët dhe drejtorët e Sali Berishës po largohen nga vendi për të shpëtuar nga drejtësia. “Zyrtarët po largohen për të qenë më të sigurtë. Nuk kanë pse të largohen kur deri dje kanë qenë zyrtarë të lartë. Po largohen se ju djeg “miza nën kësulë”. Nuk kanë pse të kenë frikë, se nuk i heton qeveria, por prokuroria. Nëse ata janë të pastër, prokuroria nuk është e qeverisë, kështu që nuk kanë pse të kenë frikë. Nuk janë vetëm 4 zyrtarët që duhet të hetohen, por janë shumë të tjerë besoj. Le të nisë lufta kundër korrupsionit nga këta. Korrupsioni është i papërballueshëm”, u shpreh Klosi. E. J….
Jo ore jo zyrtaret e kseres po dhe ksera vete thoni. Mis i bini verdalle po futini ne biruce
Kjo eshte ndjeshmeria e pushtetareve te qeverise qe iku,akoma edhe paate e njerezve me aftesite kufizuara kane vjedhur,cfare tjeter mund te preshes nga keta njerez,prandaj dhe ligji duhet te jete i pameshishem per keta.