TemA TV/ Paloka: Të kthehet akti normativ për buxhetin, 90 milion $ shkojnë për shpenzime luksi (VIDEO)

21 Tetor 2013, 16:40Sociale TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka kërkuar që të kthehet akti normativ për buxhetin. Sipas tij, akti normativ është në kundërshtim të hapur me ligjin.

“Në aktin normativ nr.6, datë 4.10.2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, qeveria Rama ka miratuar nivelin e huamarrjes së re vjetore në shumën 240 milionë dollarë, ku mbi 90 milionë dollarë shkojnë për shpenzime operative.

Në nenin 57 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” përcaktohet se: “Këshilli i Ministrave është i vetmi autoritet në nivel qendror që ka të drejtën e marrjes së huave për financimin e projekteve të investimeve nga institucionet ndërkombëtare, shtetet ose personat juridikë, në përputhje me dispozitat Kushtetuese dhe me ligjet në fuqi. Ai është i vetmi autoritet që jep garanci shtetërore të huasë”.

Siç mund të shihet, akti normativ, i cituar më sipër është në kundërshtim të plotë me ligjin organik, i cili rregullon procesin e buxhetimit dhe menaxhimin financiar të vendit, dhe krijon një precedent të rrezikshëm për prishjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit duke marrë borxhe për të paguar pagat e nëpunësve apo kryer shpenzime të tjera për administratën publike”, tha Paloka.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta që ta kthejë mbrapa këtë akt, duke qenë se, sipas tij, 90 milion dollarë do të përdoren për luksin e administratës.

“Për këtë arsye, jam sot këtu si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike që t’i kërkojmë kryetarit të parlamentit që në bazë të kompetencave që ka, ta kthejë këtë akt normativ në qeveri dhe të mos e paraqesë për miratim në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Siç e theksova edhe më sipër ky është një akt i paligjshëm sepse qeveria e ka mundësinë e marrjes së huave vetëm për investime dhe projekteve të investimeve dhe jo për shpenzime të administratës, siç ka parashikuar me këtë Akt Normativ, ku 90 milionë dollarë parashikohen të përdoren për shpenzimet e administratës. Ky akt normativ është antiligjor dhe i kërkojmë kryetarit të parlamentit t’ia kthejë qeverisë për ta hartuar në përputhje me ligjin”, tha Paloka.

27 komente në “TemA TV/ Paloka: Të kthehet akti normativ për buxhetin, 90 milion $ shkojnë për shpenzime luksi (VIDEO)”

  1. boll says:

    Ik se na ke care trapin o paloqe keshtu te tha sala ty , jeni bere me qesharak se portokallia

    1. andi says:

      Ne fakt ka pak te drejte, ato pare duhet ti gjeje hajduti Sali Berisha, ku shkune ato pare, e si u shpenzune. Sali Krimineli duhet vene para pergjegjesise ligjore, po deshet me vendos drejtesi e haku te shkoje tek i zoti.

    2. mitat says:

      Perveç ketyre horrlleqeve qe kane bere nepunesit e Saliut,kerkoj qe qeveria dhe organet e saj kopetente te shikojne ngjarjet e vitit 1997.

    3. mitat says:

      O demokrat te ndereshem,mundohuni dhe ngrihuni sa me shpejt per te krijuar parti demokratike te vertet se kjo qe eshte i ka rene autoriteti

  2. 1 000 000 shqiptare. says:

    vetem sa na cani by..en,,,, o paloqe se njeri nuk ju degjon.

    1. popolo di shpella says:

      je gabim kur thua qe askush nuk e degjon…..

      Ka shume Safeta neper shpellat tona kshu qe mos ja ul vlerat Paloqes

  3. arbeni emigrant says:

    po ik mor thaq thaq,ik meso te lexosh,njeri pa shkolle

    1. plaki i dine says:

      Arbeni…,thuthuq paloku, ka mbaruar shkollen me dhmeta me yll, spiun, spiun i jati dhe paloku spiun …Siguri u jepte titullin doktorat si puna e Ridvan Bodos dhe Sali Sllobodanke me shok…

  4. qytetari says:

    O Paloke por kto aktet normative i shpiku qeveria juaj,sa ishit vete i pate hajrin, kurse tani shihini qederin ,me, shume takat nuk kini,kujtuat se do ishit per jete e mot ne maje te fikut por ja qe fikut ju kalben rrenjet e ju rate e u vrate keq.

  5. ardian says:

    ik more narko se nuk mer vesh ti nga ekonomia qe flet per buxhetin,shko terhiqi ndonje dopjo xhin…

  6. Sander mafishja says:

    heeeee more Paloqe….. po te gjitha me shifra i thoni moree….. eheheheh…. arsyeja eshte se keto ishin shifrat … psh 90 milion dollare … qe edhe qeveria juaj i vidhte more kopuk…. kaq shume paskerki vjedhur more qe i befshit ilace per familjet e juja…. dhe populli shkrete nuk ngopet me buke dhe uje….. zoti ju vrafte te gjitheve more qelbesira.

  7. Santiliano says:

    Keto qe thote Paloka jane fakte

  8. viktor hoti says:

    Z.Paloke nuk e di se Kryetari i Kuvendit nuk ka asnje kompetence push te tore vetiake sepse ai eshte thjeshte drejtues administrativ Kuvendit , transmetues i akteve qe vijne per tja paraqitur Kuvendit nepermjet komi sioneve pa pasur te drejte vetoj dhe drejtues organizativ burokracise dhe i punimeve te Kuvendit

    Me falni,u gabova se ai ka te drejte te urdheroje kthimin per plote si min e mangesive burokratike te akteve, firma , vula e te tjera procka . Viktor Hoti

  9. rew says:

    Demokratet e vertete duhet te krijojne nje parti te tyre pa S.Berishen e co.

  10. meti says:

    Kur ishit ju ju pame tani do shohim kta prandaj mos u lodhni kot se nuk ju degjon njeri zotni pa loqe.

  11. enea says:

    Kurse Paloka tu ktheje Shqiptareve leket qe ka vjedhur..

  12. Turp ................................................................................................................ says:

    O thuthuq, mbaj jarget qe te rrjedhin kur del e lexon para TELEVIZIONIT …

  13. Turp ................................................................................................................ says:

    SHIKONI SI I RRJEDHIN JARGET KUR FLET.

  14. Koqevari says:

    Fshij jarget qe te rrjedhin ….. ha,ha,ha,ha,ha

  15. Ndreca says:

    Jam Ndreca, me vjen turp per Ceten-Dragobi PD, si eshte katandisur, pasi e kam besue ….

  16. Ndreca says:

    Ik o memec se lave podiumin me jarge.

  17. Agroni, Detroit, MI says:

    Lum si ju te PD-se, jeni gjith fat qe Sala vazhdon me “mesazhe hyjnore” dhe ju nuk beni gje tjeter vecse rrini dhe i gezoheni ketij FAKTI !!!

  18. alban4eva says:

    ohh Zot i madh, kush flet per shpenzime luksi..!! flet ky thuthuqi. keta i nxorren uje te zi shtetit, me shpenzimet pa kriter qe benin. mjaft te kujtojme Zhellefina shurren, qe brodhi cdo cep te botes me parate e shqiptareve. po normale qe kakarisin keta, se nuk ka kush ti rrase brenda…!!

  19. ali says:

    Ti qeni i PD , pas e vodhet shtetin dhe Shqiperine nga veriu ne juge , pasi e late banken bosh , jo pa
    qellime te mbrapeshta tani kerkoni qe qeveria te mos marre borxhe per pagat dhe duke mos paguar
    pagat e pensionet tuaja mizerabel do te krijoheshin tensione dhe per pasoje destabilteti dote sillte
    permbysjen e socialisteve dhe ju kerrmat politike sakaq do te vinit ne pushtet dhe populli do ju broho-
    riste si ”shpetimtare,, ! Por juve une do ju kujtoj fabulen e Ezopit : ” dhelpera dhe ‘hallatet, e dashit ,, !!!

  20. luani londer says:

    Une spo kuptoje se cdo te thote ky paloqia,administrata don buxhetin e saje se pa buxhet si do punojne tere ajo administrat deri te roga e pastruesit,bej pyetjen a ka patur buxhet administrata e qeverise BRISHA I PARE ku e kane mare rogen keta te administrates shteterore dhe ky PALOQIA?Keta nuk dijne te bejne opozit se opozite shkateruese e dijne ta bejne perfekt e kane filluar deri ne 2 prill e kane vazhduar me Azemin,turp tiu vije behuni nje here te vetme opozit per shqiperin,behuni nje here PATRIOT SHQIPETARE,mendoni nje here edhe per SHQIPETARET e varfer,NDERTOJENI NJE HERE SHQIPERIN e pastajMERUNI ME POLITIKE KUR SHQIPETARET TE JENE TE PUNSUAR NUK DO IA U DINE AS EMRAT E QEVERITAREVE,MLIDHUNI NJE HERE TE VETME PER TE MIREN E VENDIT E POPULLIT TUAJ KESHTU POPULLI DO IU A FALI TE GJITHA<ATEHERE KA VENDE AMNISTIA E PERGJITHESHME<,,NUK ESHTE VONE!GJYKATA LE TE BEJE TE SAJEN <POR JO TE GJITHE JANE KRIMINELE<EDHE PD KA INTELEKTUALE TE SHKELQYER,,,REFLEKTONI!

  21. diell says:

    -Mos lih vend e pa vend..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje