Shehu: Përfshirja e shqiptarëve në Siri dëmton statusin tonë perëndimor

21 Tetor 2013, 09:39Politika TEMA

Përfshirja e shqiptarëve në forcat ekstreme islamike në Siri i bën një dëm të madh përkatësinë tonë perëndimore.

Kështu shkruan ish- ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, në një status të publikuar në Facebook.

“Disa ditë më parë takova në Romë një nga drejtuesit e rezistencës demokratike siriane, një personalitet demokrat, profesor, me ide krejt perëndimore. Me konfirmoi qartësisht dy elemente: 1- Shqiptarët autoktonë në Siri, në pjesën dërmuese të tyre, mbështesin lëvizjen demokratike aty. 2- Ka shqiptarë të tjerë, të vajtur aty mbas fillimit të konfliktit, edhe nga Shqipëria këta, që operojnë aty brenda formacioneve të forcave ekstremiste islamike, duke i krijuar një dëm të madh çështjes së atij populli”, shkruan deputeti Shehu.

“Ai më kërkoi të sensibilizohet opinioni publik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, për këtë fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për atë vend, por në radhë të pare për vendet tona. Ai kërkonte me forcë që të merren të gjitha masat nga organet tona shtetërore për të goditur me forcë këtë trafik tragjik qeniesh njerëzore, organizatat kriminale që e organizojnë apo favorizojnë atë”.

Dhe ai ka plotësisht të drejtë, ne nuk mund e nuk duhet ta kalojmë me mendjelehtësi një shfaqje të tillë marrëzie, fatmirësisht për momentin shumë e kufizuar kjo. Një gjë e tillë bie krejt ndesh me aspiratat tona kombëtare, me përkatësinë tonë perëndimore, me angazhimet tona, me filozofinë e mentalitetin tonë fetar e njerëzor, me imazhin tonë, me interesat tona madhore”.

769 është në total numri i shqiptarëve të rekrutuar. Grupi i fundit i shqiptarëve të rekrutuar përfshinte 90 shqiptarë që kanë fluturuar nga Tirana për në Stamboll me fluturimin numër 1078 të Turkish Air më 30 qershor 2013, ka thënë burimi i cituar nga mediat e huaja.

22 komente në “Shehu: Përfshirja e shqiptarëve në Siri dëmton statusin tonë perëndimor”

  1. iliri says:

    Ky eshte Tritani i “Zonjes se Keshillit te Mire”……pse nuk spjegon ky mos kryerjen e ndertimit te Spitalit te premtuar Nene Terezes (??!!)Le te flase dikush tjeter per “islamiket” shqiptare ne Siri…Iliri

    1. ruzhdi says:

      Pse ësht e dëmshme për Shqiptaret që luftojn ne Siri aspak sësht e vërtet atje ësht një diktator më teper se 40 vite Orë Policore pro ruse në qoft se fitojn Rebelet behet Qeveri Demokratike pro Perendimore.

      1. kali kuq e ka nji huq says:

        bota eshte e mbushur cep me cep me diktatore..shqiptareve u ngeli te vendosin demokracine?!

      2. Spice Boy says:

        Nuk je i informuar…… Rebelet s’jane aspak pro perendimor. Ata synojne ringritjen e nje Kalifati te madh mesjetar islamik. Nuk ka lidhje aspak me demokracine. Shif cfare po ndoll ne egjipt, algjeri etj…

    2. dibrani says:

      ky eshte tritan shehu mjeku me i mire qe keminpasur ndobjeher ne fushen e reanimacionit,ky eshte tritan shehu min shendetesise me i suksesshem qe kemi pasur ndonjeher ky esht tritan shehu njeriu me puntor qe kemi pasur ndonje here more vesh ti
      Perpara Tritan

  2. Disk says:

    Po te vjedhesh fonde te destinuara per Spital Katolik dhe vend te ti te ndertosh universitet, tregon gje qasje perendimore o Tritan Prasi?

  3. Diti says:

    Haha foli ky hajduti i fondeve te Nene Terezes. Ik mor tyt mos u duk me rrugeve

  4. draizen england says:

    PD si parti islamike mbasi humbi zgjedhjet nga Nje popull idiot qe nuk dine sec bejne po ngresh celulat e para ne Siri per te fituar zgjedhjet pas lufte , hahahahaa

  5. Dori says:

    Kuptoni apo jo ndonese skam simpati per Tritam shehun ketu kam Shehu ketu ka thene fjale me mend ne siri ka dy grupe opozitare qe luftojne Assadin por nganjehere dhe njeri tjetrin, e para laiket e Ushtrise se lire siria qe perben nga ushtare vendalinj me synim rrezimin e assad dhe instalimin e nje pushteti perendimor laik dhe demokratin dhe opozita tjeter jane grupet e plenave islamike te lidhura me al qaeden si al nusra etj qe kryesisht me luftetar te huaj midis tyre dhe mjekerleshat shqiptar qe luftojne per rezimin e assadit dhe istalimin e kalifit arab ose regjimi islamik wahabista pelhra, nga ana tjeter kemi dhe kurdet qe luftojne per ceshtjen e tyre kombetare po ne kete momenta po kryejne beteja te pergjakshme me jashteqitjet islamike te mbledhura nga gjithe bota. mua me ka thene personalisht nje siria qe assadi eshte i keq por mjekerleshat jane akoma me te keqinje.

  6. emer says:

    Ata qe jane atje nuk jane gje tjeter vetem jashteqitje shqipfolese. Nuk jane shqiptare! Edhe sigurisht, duke thene qe jane shqiptare, ata na demtojne ne.

  7. andrea says:

    I vetmi koment i mire i tritanit te flasi dhe ne se ndertohet xhamia e stilit otoman te mos te lejoje kete por nje moderne europiane.Le

    1. disk says:

      Ja te pyesim Janullen, ate qe te jep 300 evrot ty nese duhet te ndertohet apo jo. Or jorgo bydhjeri

  8. loku says:

    tritan shehu ke shume te drejte eshte skandaloze kjo qe po ndodh

  9. moni says:

    Besoj per fjalet qe ka thene ka shume te drejte.

    Me habisin pak komentet ketu, por kjo tregon qe ne jemi pak popull rebel me cdo gje. Dalin flasin shqiptaret taleban ne Siri, per xhihad… komentuesit i shajne njezeri. Del Tritani kunder ketyre talebaneve… komentuesit shajne Tritanin! Ec e mere vesh!

  10. plaku nga vlora says:

    zoteri,kjo eshte kultura e shqiptarit dhe nuk edi e kemi ne gen apo eshte ajo qe regjimi komunist e la kte popull 70% NE FSHAT me buke misri,dhe ne mizerje pa mjete informacioni dhe kulture dhe duke mbajtur nga mengjezi ne darke shkopin dhe parmenden.Dhe te civilizohet dhe kulturohet nje popull i tille ka shkruar nje shkrimtar i math grek9(kazancaqi) i duhrt te jetoje ne qytet 300 vjet.Pra mere me mend se kur neve na bje radha te behemi…

  11. dinjiteti says:

    Pse nuk ja ben kete pyetje atij qe futi vendin ne lidhjen islamike,po more dritan eshte i vetmi njeri qe mund tju pergjigjet ma mire.JAM DAKORT ME SHTRIMIN TEND MEGJITHESE JAM KUNDER PARTISE DHE UDHEHEQESIT E TUJ LEGEN DHE TRADHTAR..

  12. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ky qe shikoni ne fotografi eshte nje rast unik ne gjithe boten.
    Ky eshte deformimi i figures se nje prej apostojve me te ndritur te kristianizmit Shen Palit.
    Ashtu si Shen Pali edhe Dritani i persekutoi ne rinine e tije kristianet ku ti gjente si dhe merrte pjese ne shembjen e kishave. Pastal po sikur Shen Pali ne pleqeri i mbron kristianet dhe arrin te beje karriere diplomatike ne analet e diplomacise berluskoniane duke u bere zv/rektor i spitalit ” Zoja e Keshillit te Mire “.
    Faji nuk eshte i tiji pasi kua aq din e aq kupton, por faj eshte i atyre qe e mbeshtesin.

  13. Edisoni says:

    O Tritan palla,mos dil ne skenen publike se je bere qesharak me kohe.Te injoroi Sala ,nuk te krahasoi as me Kac Islamin,dhe ti akoma llomotit per te.Leri ne hallin e tyre ata qe martirizohen ne Siri kunder nje diktatori te papapare ,qe ia kalon edhe Hitlerit si kriminel(se hitleri nuk e vriste popullin e tij).

  14. dandaramanda says:

    Mire e ke o Tritan.”Fjala jote ne vesh te perendise”…pse nuk i the ati profesorit nga Siria se:”Ato plehra qe shkojne ne Siri per xhihad,ne Shqiptarve nuk na prishin pune,nuk kemi as shtet qe t’i ndali.Nese ju prishin pune Sirianeve, le t’ju fusin nga nje koqe plumbi dhe mbaroj historia e tyre”..apo nuk eshte shkretetire atje qe i hane sorrat(shpendet) per 2dite.

  15. çadra-Pistolet says:

    O Tritan preshi. Ashtu sic ka shqiptare, ka edhe nenshtetas gjermane, amerikane, britanike etj qe shkojne ne Siri per te luftuar. Individe me prirje radikale ka kudo. Kjo eshte pune e tyre se perse e bejne. Por ti nuk mund te thuash qe ata pak shqiptare e prishkan imazhin tone per integrimin tone europian. Integrimin mor zotri e prishin korrupsioni, krimi, anarkia, te njejtat gjera qe ju te PeDe-se i krijuat per tete vjet ne pushtet. AKOMA ERA PRESH TE VJEN GOJA O TRAP!

  16. Lushnja says:

    Mos harro Trangullin e 97-tes ne Lushnje ….

  17. un says:

    kujt i plasi le te shkojn e te vdesin kto mut talibanesh si kan mbet akoma ne shqipri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje