Qeveria bisedime me çekët e CEZ, synohet zgjidhja e konfliktit me bisedime, jo në gjykatë

20 Tetor 2013, 15:52Politika TEMA

Qeveria shqiptare do të përpiqet që ta zgjidhë me mirëkuptim përmes negociatave të drejtëpërdrejta konfliktin me CEZ. Top Channel zotëron një projek-vendim që pritet të marrë formë zyrtare shumë shpejt, përmes të cilit qeveria ngre një grup të posaçëm pune, i cili do të negociojë me drejtuesit e grupit çek për të zgjidhur konfliktin.

Sipas projekt-vendimit, që është miratuar nga ministri Damian Gjiknuri dhe ka kaluar per mendim ne ministrite e tjera pergjegjese, në grupin e punës do të përfshihen Ministria e Energjetikës, ajo e Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik si dhe Avokatura e Shtetit.

Pas miratimit, grupi i punës do të njoftojë menjëherë kompaninë CEZ për fillimin e negociatave si dhe do t’i kërkojë asaj pezullimin e procedurave të arbitrazhit deri në përfundimin e negociatave për zgjidhje me mirëkuptim të konfliktit.

Në rast se kompania çeke nuk do të pranojë negociimin, atëherë vendimi ngarkon grupin e punës të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë mbledhjen e provave, identifikimin e dëshmitarëve dhe angazhimin e ekspertëve në procedurat e arbitrazhit.

Konflikti me ÇEZ kulmoi në janar të këtij viti, kur ish-qeveria e demokratëve vendosi heqjen e licencës. Që nga ajo kohë Tirana zyrtare dhe grupi çek janë në një betejë ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit, ku tashmë është përcaktuar dhe trupa gjykuese me tre gjyqtarët që do të shqyrtojë konfliktin.

Por pse qeveria e re po kërkon zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit? Arsyet gjenden në e relacionin që shoqëron projek-vendimin. Sipas tij, që nga koha kur vendosi të heqë licencën e CEZ, qeveria e demokratëve ka anashkaluar procedurat e tjera të detyrueshme, vecanërisht procesin e vlerësimit të aseteve dhe nisjen shpronësimit. Ky mosveprim, sipas relacionit ka rrezikuar seriozisht të drejtat dhe interesin ekonomik të shtetit shqiptar pasi mund ta penalizojë atë në gjykatë.

Ligji 8561 për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurive private për interes publik përcakton se Këshilli i Ministrave menjëherë pas heqjes së licencës duhet të kishte nisur procedurat për vlerësimin e aseteve të kësaj shoqërie dhe më pas shpronësimin dhe dëmshpërblimin e saj.

Por këto procedura nuk u respektuan. Vetëm në datën 5 shtator qeveria e mëparshme, në ditët e fundit të saj, nënshkroi marrëveshjen me dy kompanitë e përzgjedhura për të kryer procedurën e vlerësimit të aseteve dhe shpronësimit të CEZ.

Ndërkohë që përgjatë kësaj kohe nuk përzgjodhi as konsulentin që do këshillonte Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit. Ky mosveprim i qeverisë së mëparshme, thotë relacioni, ka rrezikuar seriozisht shanset e Shqipërisë në gjyq. Për këto arsye, me projekt-vendimin e ri, qeveria aktuale shpreson t’i japë një tjetër drejtim konfliktit mes shtetit shqiptar dhe shoqërisë CEZ.

Nëse pala çeke do të pranonte negocimin, Shqipëria do të shmangte mundësinë e ndëshkimit në Gjykatën e Arbitrazhit, që nëse do ndodhte do ishte një tjetër goditje jo e vogël për financat publike të vendit, sakaq në krizë. /

7 komente në “Qeveria bisedime me çekët e CEZ, synohet zgjidhja e konfliktit me bisedime, jo në gjykatë”

  1. adi_köln says:

    Duhet kalbur ne burg dikush nga qeveria e meparshme dhe e shikon pastaj qe gabime te tilla nuk behem me…

    1. DOLLAP DOLLAPI says:

      Kush duhet ti paguaje keto fatura?

      http://goo.gl/eTokfR

  2. Dritani says:

    E kane “shpronesuar” por ajo vazhdon te quhet CEZ (!!!!!!!!!!)

  3. LORA says:

    Mendoj se edhe per palen ceke eshte me e favorshme udha e negociatave,per zgjidhjen e litarit qe la brekedhjeri i historise.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Kamikazet e PD-se,vazhdojme te bejne “matjet” ne sahatet e energjise elektrike.
    Te dy keto subjekte,kamikazet + ÇEZ ,kane realizuar vjedhje,ne kuriz te konsumatorve,duke mos i kontrolluar sakush.
    Vjedhjet jane ne kuriz te konsumatorve,me matesa ne kuti metalike te perbashketa,ku konsumatorit i eshte mohuar e drejta e shikimit dhe kontrollit,te matesit te tij.

  5. Fanolist says:

    Ashtu si marreveshja detare dhe kjo e CEZ qene ne dem te vendit.
    -Administrata e CEZ u mbush me militant berishian/
    -CEZ e dinte dhe e pranoi qe me shume se gjysma e konsumatoreve nuk kishte paguar e nuk do te paguante energjine e harxhuar.
    -Falangat e CEZ u hodhen ne veprim, ne menyre selektive, te grabitin njerzit e ndershem jo berishian , me tere format :Faturim afrofe,gjoba koti,nderhyrje ne aparatet matese per mbifaturim e marifete te tjera, ankesat e njerezve nuk gjenin pergjigje ne asnje zyre shteti, njerezit ngelen gjyqeve.Falangat e CEZ kur shihnin se viktimat nuk gjenin drejtesi vazhdonin pa skrupull grabitjen,
    -Qeveria Berisha i beri dem vendit me futjen e CEZ, i beri dem dhe me heqien e pa argumentuar mire te koncesionit, se penalizohet vendi.
    -Shporrja e CEZ eshte e domosdosheme ; te mblidhen faktet e sqarohen mire organet perkatese nderkombetare =CEZ ka grabitur e poshteruar konsimatorin e rregullt shqiptar.

  6. genci. says:

    po cfare bene te mire ata ne kete vend?vetem gropa lane.me militantet qe pinesuan do te benin inventarin e cekeve?personalisht jam per denimin e atyre qe iniciuan ate privatizim per gjoja marrje statusi per ne BE (meqe cekia ahere ishte kryesuese e BE).LICENCA DUHEJ HEQUR QE ME PARE.por sahit dollapi si injorant militantqe ishte e zhyti akoma me keq kompanine ,me budallenjte qe mori ne pune,me abuzimet ,me naften qe perdori per fushate,me makinat e elektrikut qe u perdoren jo per defekte ,por per ngjitjen e afisheve te PD si ata bojaxhinjte e nates,per selektimin e abonenteve ne te majte e te djathte.
    PO CFARE T’U THUASH ME PARE KETYRE HARBUTERVE!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje