Kaos në Agjencinë e Kthimit të Pronave/ 7 mijë dosje të qytetarëve po kalben në rafte

19 Tetor 2013, 18:34Politika TEMA

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është në një kaos të vërtetë, pasi 7 mijë dosjet e qytetarëve që kanë aplikuar për të zgjidhur çështjen e pronës kanë krijuar një mal me dokumente, ndërsa nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

Kërkesat e qytetarëve kanë përfunduar prej vitesh në raftet e pluhurosura të Agjencisë.

“Situata është mjaft kritike, sepse jemi në një gjendje, ku aplikimet e kryera janë në të njëjtin nivel. Pra, 7 mijë dosje të aplikuara pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ende mbeten në një numër të tillë dhe sot e kësaj dite”, thotë Sonila Qato, drejtoreshë e AKKP.

Ligji e detyron Agjencinë që çdo kërkese për kthim apo kompensim pronash, t’i jape përgjigje brenda tre muajsh nga data e aplikimit.

“Evidentohen që dosjet janë prej vitesh të tëra. Pra, mund të gjejmë dosje të vitit 1995, ashtu sikurse kemi dosje të fundit”, thotë Qato.

Shkelja e ligjit dhe zvarritja shumëvjeçare e kthimit të pronave, veç kaosit të krijuar ka nga pas edhe dëm financiar, të cilin e paguajnë qytetarët. Fatura e gjyqeve që Qeveria humb me pronarët në Strasburg vazhdon të rritet çdo ditë duke rënduar financat e drobitura të vendit.

Drejtoresha Qato thotë se përballë kësaj situate, Qeveria po përgatit një sërë masash që do të nisin me reformimin e të gjithë institucioneve përgjegjëse për pronat.

“Së pari, duhet të realizohet me pa diskutim një hartë e hedhjes dhe të gjitha vendimeve të kthimit dhe kompensimit të pronave në vite. Ende mungon një hartë dixhitale, ku të mund të pasqyrojë të gjitha llojet e vendimmarrjes bërë nga Agjencia. Sikurse duhet të evidentojmë të gjitha vendimmarrjet që janë bërë të mbivendosura gjatë viteve mbi pronat, të cilat kanë kërkuar për t’u kthyer dhe kompensuar,” tha Qato.

Banka Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare prej vitesh i kanë bërë thirrje Qeverisë të zgjidhë kaosin me pronat, që sipas tyre dekurajon investimet e huaja dhe frenon zhvillimin ekonomik të vendit./TCH

22 komente në “Kaos në Agjencinë e Kthimit të Pronave/ 7 mijë dosje të qytetarëve po kalben në rafte”

  1. henri says:

    Desha te kujtoj se :
    – Ne qytetin Napoli te Italise, ne nje Spital ishte nje rremuje e vertete. Spitali kishte blere ilace dhe kishte paguar mbi dy here levruesit per te njejtat ilace. Spitali i kishte rraftet e mbushura me dokumenta dhe nuk merrte vesh i pari te dytin. Pra, une mendoj, se ketu kemi te bejme me mentalitetin e neve jugoreve. Gjera te tilla nuk ndodhin ne spitalet e Italise se veriut.
    – Italia eshte ne recesjon dhe qeveria po shikon mundesine, qe te taksoje me shume ta pasurit, qe kane disa shtepi luksose. Problemi eshte, se Italia nuk ka nje harte digjitale te te gjithe banesave te Italise. Pra edhe Italia eshte ne kushtet e Shqiperise.

    Kjo puna e sistemimit te dokumentacjonit mendoj, se ka te beje shume me kulturen e punes se neve jugoreve, qe punojme rrumpalle hesapi.

    1. Diabolique says:

      Si shume diabolik e paske kete palo koment. Cdo te thuash me “ne jugoret”? Ne qofsh ti nga jugu, une jam dalai lama.

      1. Adriatik says:

        Nje vilajet islamik me ca pashallare nuk mund te kete ligje dhe rregull.

      2. elona says:

        e ka fjalen per Europen jugore,Greqi evgjiter,Albanez etj…

    2. vlOra_mm says:

      …nje harte ´DIGJITALE´ te te gjithe banesave…
      o henri, ketej nga jugu me veshtire se ngaterrojme ´gj´ te gjelperes me ´xh´te xhaketes ?
      perfundimi: do ishte mire qe italia e jugut te merrete shembull nga shqiperia e veriut?

      P.S komplimenta dalai lames, je njesh!!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Baca kishte qe ne 92-in ju fliste per prona dhe prape ne maje te politikes e late..Po nuk zgjidhet c’eshtjen e prones, keas dhe disfata do keni.. S’keni per tu konsoliduar asnjehere si demokraci..

  3. Ilir Arberi says:

    Te filloje hetimi per te gjithe ata qe kane marre rrogen e kane per kete shperdorim te detyres kaq flagrant.Nuk mund te ecet para pa ndeshkuar me ligj ata qe veprojne ne kete menyre.Ndaj njerezit kerkojne pune ne shtet pa merak se marrin pergjegjesi.

  4. Neorealizmi says:

    Nese do te takosh nje tirons te vjeter, e gjen ne gjykatë(Ose tek AKKP)!

  5. Velcoti says:

    puna e pronave eshte shume e thjeshte jepu pronen individeve

  6. just says:

    AKKP ishte kthyer ne nje qender punesimi per malokerine te tipit Peka & co.

  7. galaktika says:

    Jane lane qellimisht te myken qe te vijne verioret e t’i vjedhin,sic vodhen ne Bathore e gjetke. Dhe pronaret e ligjshem ngelen me gisht ne goje.

  8. Ariana says:

    Ka punuar aluizmi me ritme shume te shpejta duke pronesuar keto vite ata qe zbriten nga shpellat

  9. Aqif Cala says:

    Kaosi me pronat e pronarve ,presdipozon mungesen e vullnetit te klases politike,per zgjidhjen e tyre ?
    Edhe mbasi Qeveria ka deyrime kushtetuese , neni 181dhe 41.
    Ne kto kushte,munde te themi se Shqipria nuke eshte ase lindje dhe ase perendim !
    Cdo shqiptar mbetet i interesuar dhe vazhdon te pres zgjidhjen e ceshtjes se tyre.

  10. Ervini says:

    Fatkeqesisht per shqipetaret dhe shqiperine ky problem nuk ka zgjidhje.Ose duhet te zgjidhet ne menyre rradikale duke iu kthyer toka te zotit dhe te zhvleftesohet 7501 i famshem qe e ktheu shqiperine qellimisht ne nje katrahure te vertete duke bere pronare disa hajdute dhe mashtrues.Te gjithe e shohin e dine problemin por nuk duan ta zgjithin,sepse pastaj nuk do te kete me gjir lalesi apo kakome etj.per te mos harruar bathoren,keneten plazhin e durresit golemin e deri ne sarande jane bere manipulimet me te felliqura,po nga kush:politikane,gjygjtare,prokurore,doganiere,petagoge biznesmene(sepse te tille jane perderisa shesinprovimet 100-150€)biznesmene te lidhur me politiken(jo vajza e tezes jo djali i dajes)kryetar komunash,kryepleq qe kane ne pronesi mijra ha toke e deri tek qytetari apo fashatari i thjeshte qe ka zaptuar token duke u bere pronari i saje pra me keqardhje po ju them se problemi eshte i pa mundur te zgjidhet sepse nuk duan ta zgjidhin apo kush do e zhgjidhi keta qe permenda me siper ………………….

  11. Qytetari says:

    Eshte urgjente zgjidhja e prones e cila eshte ne nje kaos te vertete. Ndersa tjetra eshte qe Qeveria duhet urgjentisht te nxjeri nje ligj qe te gjithe Qytetaret qe kane shtepia te dyte a te trete apo vila duhet te taksohen,si ne cdo vend te Europes ku dhe Shqiperia po kerkon te integrohet. Shumica e qytetareve te ardhur nga zona te ndryshme te vendit disponojne banesa ne vendet ku kane qene,keshtu qe duhet te taksohen per banesat e teperta. Seshte aspak e drejte qe shume veta japin shtepite e dyta e te treta me qira dhe te mos paguajne asnje takse.

  12. petrit says:

    Vras mendjen; A ka komunist me te afte se Z.Pellumbi; Duhet ta pranojm se eshte i vetmi person,ne tere shqiperine,qe e njeh filozofine e marksizem leninizmit,me baza te thella shkencore…Por lind-pyetja; Perse Ramiz ‘kotovica’ nuk vendosi Servet pellumbin,si kryetar te PD-es!!!
    -Po e jap dhe pergjigjen.Se pellumbi nuk do ta pranonte,kurren e kurres,lojen e kriminelit -alija- SE servet pellumbi,i qendroi statik bindjeve te tij komuniste..Me se fundi poliagjendi [alija] i gjeti
    guzhinjeret e famshem,per te perzier supen e famshme,te ‘kotovices’..
    Z Nano dhe Z Berisha…Ky ishte qellimi,i njeriut me te felliqur, dhe pa identitet..Se ne te vertete, ekzaktesisht [ramizit] nuk i dihej origjina…Pikrisht,akumulimi i problemeve te popullit,arriti majen e ‘tomorrit’….

    1. Pronari i vertete says:

      Duam te na kthehet prona e mohuar pa serveti nuk na zgjidh gje enveri na mori parate sala pronat Sala me I zgjuar enveri u terhiq zvare I vdekur sale diner I gjalle

  13. Pronari i vertete says:

    Prona tek i zoti kjo eshte demokracia por sala,ritvani,dhe shume hajduter te tjere qe prone vetem bythen e tyre nuk ju interesonte kjo dhe bene lesh e mish cdo gje dhe disa te tjere si plera zhozi leshi ne emer te prones se tyre vodhen sa munden .pa vajtur prona te i zoti dhe pa u mbrojtur prona e ndereshme e gjithsecilit nuk ka democracy dhe pa shkuar ne gjygj hajdutet nuk ka qetesi kjo eshte detyra e kesaj qeveri qe na dha pak shprese.sala me pjellat e tij perverse dhe me liri hajduten e njerezve te semure e Kane vendin ne .

  14. Leone-53 says:

    Ndertimi i nje harte dixhitale per te gjitha vendimet e K.K.K.Pronave, ku te pasqyrohen keto vendime do te ishte nje hap shume i drejt.
    Na kane ngelur neper duar fletet “e bakallit” (vepra 100% e Katovices se Ramizit zbatuar me rigorozitet nga krimineli Sali Berisha dhe kurva PD) qe po ti drejtohemi te gjithe Strazburgut do te “falimentonte” shteti shqiptar.
    Qe te “shpetoj” PS-ja nga kjo katastrof duhet te beje dicka per pronaret legjitim (ish pronaret).
    Do ti kursente shume Shqiperise n.q.s. pronaret legjitim do te gjenin vetveten e “tradhetuar” nga skllavja e Saliut, KURVA PD!…

  15. Haxhiu nga Selita says:

    Me sa me kujtohet, ne krye te ketij komisioni ka qene i perndershmi Elvis Cefa, sot nenkryetar i keshillit te larte te drejtesise. Ti moj zonje e rilindjes do ishte mire te pregatisnje nje dosje per ne prokurori. Ju kemi dhene aq vota sa ta ketheni cdo gje nga e para, por po nuk e bete do te perfundoni me keq se keta. Cdo gje ka nje fund, edhe durimi i pronareve po keshtu.

  16. sabriu says:

    po te duan, e bejne: ne 8 vjet PD paska pare vetem 1000 dosje! tmerr kjo shifer dhe nese nuk ndryshon metoda e punes, keshtu do vijoje! Duhet abroguar 7501 dhe te rikthehet prona te k pronaret legjitime: eshte vjedhur qe ne ndarjen e tokave me kete ligj famekeq nga komisionet e ndarjes se tokave; nga politika dhe mafia; eshte vjedhur nga NB dhe sot ka individe (jo pronare) qe zoterojne me dhjetra dhe qindra hektare toke; Komisionet e Verifikimit te titujve te pronesise ne prefektura po nxjerrin vjedhje te frikshme! Po te kete vullnet ky problem zgjidhet, por a do kete????????????

  17. roland says:

    Shumica e dosjeve jane dosje me probleme, te cilat permbajne brenda korrupsionin per te grabitur tokat e shqiptareve. Ato duhet te shqyrtohen me kujdes teper te larte dhe ju siguroj se mbi 90% duhet t’u kthehen matrapazeve qe i kane prure tek Agjensia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje