I kërkuari për vrasje qëllon për vdekje një 60 vjeçar në Lezhë

19 Tetor 2013, 09:43Politika TEMA

Një 60-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Sukaxhi të komunës Ungrej ku 60-vjeçari Mark Jaku është qëlluar për vdekje nga 42-vjeçari Petrit Dushi.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes viktimës dhe autorit, i cili është person me precedent penal pasi është dënuar me 20 vjet burg për vrasje dhe falsifikim.

Dushi, nga Kaçinari i Mirditës, kishte 10 vite që ishte në kërkim.

Ndërkohë policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes së 60-vjeçarit dhe po kërkon për autorin e ngjarjes.

6 komente në “I kërkuari për vrasje qëllon për vdekje një 60 vjeçar në Lezhë”

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : I bani nje trajtim model ketij krimineli e ne pergjithesi ketyre te pareve ne menyre qe ta kaloni ne qetesi. Po e pane se c’ka i gjen kane per tu frenu. Nese nuk i denoni e vazhdoni si ma pare kane me ju a marre anen e me lujte me ju.

  2. pelo says:

    Duhet rrethuar urgjentisht gjithe qarku e ta eleminojne fizikisht mos te pres me policia e didit.

  3. Adi says:

    … Kta qe jan ne “kerkim” i ke te gjith tu pi kafe rrugeve per shtat pal qefe dhe jo ne pak raste neper tavolina i ke me polic, ka dhe nga ata qe merren me biznese, dhe lart e posht hapen bythesh duke then qe “jam ne kerkim” mbasi te jesh ne “kerkim” eshte bnje lloj grade per te fuqishmit…. hapni syte se rrugve i ke o Sajmir trimi

  4. VLORE says:

    Keta ne kerkim sot jane vipat e shtetit.,Jo vetem rrine me policet e larte por edhe me deputete te pd e ps.,Dhe duke folur ne emer te tyre kur i ndalojne ose kur u afrohen bizneseve te tyre.,E pra ky eshte shteti ai qe eshte ne kerkim te vret dhe vazhdon prape jeten prej vipi-Te shohim kur do zgjohet nga gjumi Tahiri me ate spiunin ca quhet ai didi se eshte dhe burre me mustaqe.

  5. cop says:

    Shkaku eshte zbardhur, autori ka vrare strehuesin e vet!!

  6. ramy says:

    Edhe sa malok kane ngelur?
    Se nuk kthehem ne shqiperi, po su vrane te gjithe.
    Besoj dhe pak kane ngelur? Hee??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje