INTERVISTA/ Vasilika Hysi: Besoni tek të rinjtë

18 Tetor 2013, 11:49Politika TEMA

Emërimet më të fundit të bëra nga kryeministri Rama në krye të institucioneve të rëndësishme. Qëndrimi i saj për ligjet e rëndësishme në Kuvend, përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kodin Zgjedhor. Bojkoti i opozitës

Nga Rozeta Rapushi*

 

Pak vite më parë, emri i saj kryesonte listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në kryeqytet. Një lajm që nuk mund të kalonte pa u vënë re, kur vende të tilla në listë ishin të rezervuar ekskluzivisht për krerët e partive politike. Sot, Vasilika Hysi, deputete e Tiranës dhe anëtare e Komisionit të Ligjeve nuk sheh asnjë problem tek emërimet e fundit të kryeministrit Edi Rama që poste të rëndësishme në krye të Doganave dhe Tatimeve ua ka besuar dy femrave të reja, Elisa Spiropali dhe Briseida Shehaj. Përkundrazi. Hysi e vlerëson përzgjedhjen dhe besimin e kreut të qeverisë, duke i mëshuar faktit se një nga problemet që duhet të kapërcejë shoqëria shqiptare është diskriminimi gjinor, mungesa e besimit të gratë dhe vajzat e reja, të shkolluara dhe jo detyrimisht pjesë aktive e politikës. Gjatë bisedës, deputetja socialiste nuk mund të anashkalojë edhe debatin më të nxehtë në politikë për ndryshimet në ligjin për “Nëpunësin Civil”. Kritike ndaj qëndrimit bojkotues të opozitës që ajo e përkthen si një politikë e zgjedhur për të tërhequr vëmendjen nga situata e rëndë në të cilën e kanë lënë shtetin dhe arkën e tij, ligjvënësja sqaron edhe disa anë të errëta të ligjit për “Nëpunësin Civil”. Ajo argumenton se ndryshimet ishin të domosdoshme parë në aspektin financiar të ligjit por edhe plotësimit të tij me aktet e domosdoshme normative. Akti normativ parashikon dy rregullime: vazhdimin e veprimit të ligjit të vjetër, derisa të përgatiten aktet nënligjore që do të bëjnë të zbatueshëm ligjin e ri dhe se Këshilli i Ministrave brenda 6 muajve duhet të përgatisë dhe të miratojë aktet nënligjore.

 

-Zonja Hysi, a ishte vërtetë e nevojshme ndërhyrja në ligjin për “Nëpunësin Civil” pas miratimit me konsensus të gjerë politik në maj të këtij viti?

Po, ishte e nevojshme dhe urgjente. Është e vërtetë  që ligji për nëpunësin civil u miratua me konsensus, por ligji i ri përmban një sërë risish në krahasim me ligjin e vitit 1999. Duke qenë një ligj kuadër, procedurat e emërimeve, lëvizjeve paralele, promovimet, formimi fillestar dhe trajnimet etj., janë parashikuar të rregullohen me akte nënligjore. Në ligj thuhet se Këshilli i Ministrave duhet të përgatisë aktet nënligjore (rreth 30). Gjithashtu, miratimi i ligjit të ri nuk u shoqërua me një faturë financiare për të mbuluar ndryshimet që sjell ligji i ri në numrin e personave me status nëpunësi civil dhe ndryshimet në infrastrukturë. Sipas Këshillit të Ministrave, me fillimin e efekteve të ligjit të ri, numri i nëpunësve civilë rritet nga 6 mijë në 20 mijë, ndërkohë që në buxhetin e vitit 2013, nuk janë parashikuar fondet për këtë ndryshim, për organizmin e konkurseve sipas formatit të ri, etj. Për më tepër, nëse ligji i ri do të fillonte efektet në 1 tetor 2013, do të kishte një vakum ligjor, pasi ligji i vjetër shfuqizohej për pasojë dhe aktet nënligjore që kanë dalë në zbatim të tij. Ndërkohë, ligji i ri parashikonte se aktet nënligjore të reja do të hynin në fuqi pas 6 muajve, pa sqaruar se si do rregullohej shërbimi civil gjatë kësaj periudhe. Akti normativ parashikon që ligji hyn në fuqi me 1 tetor 2013, por efektet e tij fillojnë pas 6 muajve, ndërkohë që ligji i vjetër vazhdon të veprojë. Pra, me aktin normativ situata bllokuese 3-6 muaj nuk ekziston.

-Çfarë synon të përmirësohet konkretisht në këtë ligj?

Akti normativ rregullon një problem teknik dhe jo të përmbajtjes. Sikurse e theksova edhe më lart, akti normativ parashikon dy rregullime: vazhdimin e veprimit të ligjit të vjetër, derisa të përgatiten aktet nënligjore që do të bëjnë të zbatueshëm ligjin e ri dhe se Këshilli i Ministrave  brenda 6 muajve duhet të përgatisë dhe të miratojë aktet nënligjore. Nga ana tjetër, ligji i ri i nëpunësit civil dikton nevojën e ndryshimeve të një sërë ligjesh të tjera. Këshilli i Ministrave duhet t’i bëjë gati propozimet dhe t’i sjellë në Kuvendin e Shqipërisë për miratim.

-Si e vlerësoni qëndrimin bojkotues të opozitës në komisione jo vetëm ndaj këtij ligji por edhe ndaj shumë nismave të tjera të qeverisë së re?

Opozita ka të drejtën e saj të zgjedhë mënyrën e të bërit opozitë. Bojkoti i opozitës nuk lidhet me aktin normativ, por po përdoret për politikë dhe për të tërhequr vëmendjen nga situata në të cilën e kanë lënë shtetin dhe arkën e tij. Opozita ka premtuar se do të  jetë një opozitë konstruktive, do të ndihmojë në integrimin e vendit dhe kjo duhet parë në të ardhmen.

-A qëndron teza që mbron fort opozita se ndryshimet në ligj bëhen vetëm për largime masive të nëpunësve të administratës?

Unë e kuptoj shqetësimin e opozitës së sotme dhe panikun që ajo përhap në publik. Opozitarët e sotëm dinë mjaft mirë, sikurse edhe ne, që një pjesë e administratës publike është profesioniste, sikurse ka shumë të tjerë që janë rekrutuar në kundërshtim me ligjin, mbi numrin e punonjësve të miratuar, me kontrata të përkohshme etj. Nga ana tjetër, një pjesë e punonjësve të administratës publike është e paaftë dhe e korruptuar. Shoqëria jonë nuk mund të shëndoshet nëse të korruptuarit vazhdojnë të qëndrojnë në administratë. Fakti që në fuqi deri në prill mbetet ligji i vitit 1999, do të thotë se ka një bazë ligjore mbi të cilin do vazhdojë të funksionojë shërbimi civil dhe ky ligj i ka garancitë për mos largim nga detyra pa shkaqe ligjore (edhe ligji i ri ka rregullime të ngjashme).

-Shumë projektligje të miratuara nga qeveria e mëparshme janë kthyer për rishikim në qeveri nga Kuvendi dhe nuk janë në rendin e ditës. A është i drejtë ky veprim?

Nuk jam në dijeni se për cilat projektligje bëhet fjalë. Por një veprim i tillë është normal, për aq kohë sa ka një qeverisje të re, me prioritete, program dhe filozofi tjetër dhe të ndryshme nga ajo e qeverisjes së mëparshme.

-Në portalet e hapura nga institucione të ndryshme për denoncimin e korrupsionit, si ajo e kryeministrit Edi Rama “Stop  Rrënimit” apo e Ministrisë së Kulturës “Shpëto Thesarin” janë bërë deri më sot mbi 1000 denoncime për korrupsion. Sipas jush, si duhet të veprohet me to?

Bashkëpunimi i publikut me institucionet në  parandalimin dhe luftimin e korrupsionit është i nevojshëm dhe i dobishëm. Denoncimet publike janë indicie që organet përgjegjëse të hetimit të fillojnë procedimet penale. Por kjo nuk mjafton. Ajo që ka rëndësi, është dokumentimi i shkeljeve dhe paraqitja e fakteve konkrete në prokurori që procedimet penale për veprat penale kundër korrupsionit të mos kenë fatin që kanë pasur deri më tani shumë procedime penale si: Mosfillimi i tyre, pushimi, pezullimi apo pafajësitë e të korruptuarve. Nga ana tjetër, është e nevojshme që publiku të kontribuojë në denoncimin e korrupsionit dhe mos të paguajë zyrtarë apo punonjës të administratës për të përfituar shërbime, që normalisht ato duhet të marrin apo që nuk i takojnë.

-Ndërkohë që në Partinë Socialiste dhe portalet on-line të saj , vijojnë të vijnë CV të shumta për aplikime për punë. Do të merren në konsideratë dhe a jeni në dijeni si bëhet përzgjedhja e tyre?

Unë nuk di që në selinë e Partisë Socialiste vijnë CV, por edhe nëse njerëzit çojnë CV e bëjnë këtë duke pasur parasysh modelin sesi Berisha pastroi administratën e trajnuar dhe profesionale dhe e zëvendësoi me individë që rekomandoheshim me një letër me shkrim nga kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike. Të gjithë shqiptarët e dinë se Kryeministri Edi Rama, ftoi publikisht të rinjtë dhe të rejat, që kanë studiuar brenda ose jashtë vendit,  profesionistët e papunë ose  të hequr padrejtësisht nga punë të konkurrojnë për pozicionet e reja të punës, sikurse ftoi të gjithë profesionistët e ndershëm në administratë, mësues, mjekë të vazhdojnë të punojnë me ndershmëri dhe profesionalizëm. Personalisht, nuk jam pjesë e kabinetit qeverisës apo e strukturave  përgjegjëse në administratën publike për të thënë se si po procedohet me CV e dërguara në faqen në web, por di të them se vlerësimi i meritokracisë dhe konkurrimit të hapur për të gjithë do të jetë modeli i përzgjedhjes, promovimit në administratë dhe ky mesazh i qartë për të gjitha strukturat e PS-së.

-Kryeministri Edi Rama u vlerësua edhe nga kundërshtarët për pjesëmarrjen e lartë të femrave në qeverisje. Ndërkohë që emërimet e fundit në Tatime dhe Dogana janë parë me shumë skepticizëm. Ju personalisht si do t’i cilësonit drejtoreshat e reja?

Më lejoni të vlerësoj përzgjedhjen dhe besimin që Kryeministri Rama u dha kolegeve të mia në qeveri, jo vetëm nga numri, por edhe fushat që mbulojnë. Fatmirësisht, numri i grave dhe vajzave në poste drejtuese të larta në administratë publike po vjen duke u rritur. Personalisht ndihem shumë mirë me besimin që Kryeministri po i jep femrave. Një nga problemet që duhet të kapërcejë shoqëria shqiptare është diskriminimi gjinor, mungesa e besimit të gratë dhe vajzat e reja, të shkolluara dhe jo detyrimisht pjesë aktive e politikës. Unë i përkas asaj kategorie që ka besim te të rinjtë dhe të rejat, te gratë, jo vetëm pse jam grua vetë, por edhe unë kam filluar karrierën time akademike gati 30 vite më parë, shumë e re, direkt nga bankat e universitetit dhe profesorët e mi të nderuar dhe shumë të mirënjohur më besuan mua dhe disa kolegëve të mi detyrën e mësimdhënies së brezave të juristëve. Unë njoh shumë gra dhe vajza të reja, ish studente të mia, që ndonëse janë të reja, janë profesioniste në fushë dhe në punë, me integritet dhe të pa korruptuara. Emërimet e drejtoreshave të doganës dhe tatimeve, nuk i shoh me skepticizëm, ndonëse kanë marrë përgjegjësi shumë të mëdha për të shëndoshur dy sektorë tejet problematikë në vend. Ato duhen mbështetur dhe inkurajuar, por nuk duhen stigmatizuar. Vlerësimi i tyre duhet të bëhet dhe do ta bëjmë për rezultatet e punës. Administrata publike ka nevojë për gërshetim përvojash dhe moshash, punonjësish pa dallime politike apo krahinore.

-Në kushtet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është me 4 anëtarë, si juriste, çfarë mendoni se duhet të bëhet apo ndërhyhet që institucioni të funksionojë i plotë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nevojë për riformatim. Se si dhe kur do të bëhet, nuk e vendos unë, por ata që marrin vendimet. Padyshim, ka nevojë për kontributin dhe diskutimin e gjerë me ekspertët më të mirë në fushë.

-Në përfundim të procesit zgjedhor dhe duke pasur parasysh raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit, shihni vend se duhet ende të përmirësohet Kodi Zgjedhor?

Unë kam qenë anëtare e Komisionet të reformës zgjedhore. Raportet e OSBE/ODIHR-it për të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri përmbajnë rekomandime të shumta, madje shpesh të ripërsëritura. Jo të gjitha rekomandimet e bëra janë trajtuar, pasi për shumë prej tyre duhet konsensus i gjerë. Unë mendoj se ka nevojë ende për përmirësime të Kodit të Zgjedhor dhe respektim më të mirë të tij.

*Revista KLAN

9 komente në “INTERVISTA/ Vasilika Hysi: Besoni tek të rinjtë”

  1. PAPARAZZI says:

    Drejtoresha tjetër e Ramës, ajo e doganave ka një pasion të fshehur. I duket vetja e bukur dhe pozon foto të ngjashme me ato të modeleve të famshme, megjithëse e shkreta është paksa e shëmtuar për të qenë e tillë. Të qenit tepër të reja i bën këto drejtoresha të jenë vërtet të joshura nga revistat e modës, ndonëse puna që u është ngarkuar nga Kryeministri nuk i shkon aspak për shtat. Kjo ishte drejtoresha që në daljet e para publike fliste shpesh për traun e doganave. Sipas saj, ai nuk do të ngrihej më nga njerëzit me bark, ndërsa u shpreh se pesha e saj ishte pupël. Kur kaluan vetëm pak ditë nga posti që mori, ajo është përfshirë në një skandal ku trau i antikontrabandës është “ngritur” për t’i hapur rrugën një dëmi që sipas drejtorit të Antikontrabandës kap vlerën e 2 milionë dollarëve.
    “Bëhet fjalë për aksionin e kryer para pak ditësh në magazinën e kompanisë “Kurum”. Dyshohet se nga kjo kompani ka dalë në rrugë të jashtëligjshme pa u zhdoganuar një sasi hekuri prej 4 mijë tonësh. Subjekti me këtë veprim mund të ketë shmangur pagesën e TVSH-së në vlerën e 450 mijë eurove, arsye për të cilën ndaj kompanisë “Kurum” ka nisur një proces hetimi rreth shkeljeve të mundshme. Bëhet fjalë për një aksion prej 2 milionë dollarësh dhe mendoj se është pikërisht kjo arsyeja për të cilën po krijohet kjo situatë përreth meje”, deklaron drejtori i Antikontrabandës, Meidani, i cili menjëherë sapo ka ulur traun e doganës, duke mos lejuar këtë kontrabandë në nivele të tilla është pezulluar nga puna.
    Vetë Meidani u shpreh në media para dy ditësh se, shkarkimi i tij është bërë nga Spiropali, pasi ai i kishte vendosur një gjobë prej 1.4 milionë euro kompanisë “Kurum” për fshehje të TVSH-së së hekurit me vlerë rreth 2 milionë dollarë. Meidani deklaroi se, “m’u bë e qartë nga njerëz të “Kurumit” se, nëse e çoja në fund atë aksion, do të kisha pasoja”. Shefi i Antikontrabandës u largua nga detyra pse zbuloi skandalin e korrupsionit të 2 milionë dollarëve, por nuk dihet se në xhepat e kujt do të shkojnë këto para, të Spiropalit, apo të Ramës?!
    Urdhri i largimit është dhënë nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, e cila një ditë pas deklaratës së Meidanit për largimin hakmarrës nga detyra, deklaroi se, “pezullimi i Denion Meidanit është bërë, pasi ai ishte në provë prej tre muajsh dhe nuk i plotësoi kriteret”. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Ramës, por faktet flasin krejt ndryshe. Meidani ka nisur detyrën si Shef i Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave para tre muajsh, pas nënshtrimit të konkursit, të cilin e kishte fituar mes mjaft konkuruesve të tjerë. Vetë Spiropali u emërua në krye të Doganave, pa konkurs dhe pa asnjë meritë. Shkaku i vërtetë i largimit nga detyra i shefit të Antikontrabandës është zbulimi i korrupsionit 2 milionë dollarë. Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, nga njëra anë lejon thyerjen e traut të doganave, siç ishte rasti i para pak ditëve në Doganën e Kapshticës, ku u lejua futja e një furgoni me 114 kg mariuanë në tokën greke, ndërsa nga ana tjetër, largon nga puna shefin e Antikontrabandës pse zbuloi një evazion fiskal prej 2 milionë dollarë në kompaninë “Kurum”.
    Që t’i ketë sajuar këto shifra Meidani, kjo është absurditet. Edhe drejtoresha e Ramës nuk e thotë këtë. Shkak për shkarkimin e tij zyrtarisht është bërë Kodi i Etikës. Pra, nxjerrja e sekretit në publik për këtë kontrabandë të pastër. Po përse duhej të mbahej e fshehtë dhe të mos bëhej transparente në publik. Arsyeja ka të bëjë me një bakshish të majmë që ka qarkulluar nën dorë në rastin konkret. E thënë ndryshe, ato para që drejtori i Antikontrabandës kërkoi të dërgoheshin në arkën e shtetit, drejtoresha e Ramës ka menduar ndryshe, janë më mirë ato para në xhepin e saj dhe shefit që e emëroi se në arkën e shtetit. Ndaj urdhëri i Ramës ka qenë i prerë, drejtori të shkarkohet se për pak i prishi pazarin, ngjarja të mbahej sekret dhe ryshfeti të kalonte nga drejtoresha tek shefi i saj në krye të qeverisë. Dhe ashtu është bërë, drejtori është shkarkuar. Firma është shpëtuar dhe paratë kanë shkuar atje ku janë kërkuar. Kjo po që është RILINDJE.

  2. llazi says:

    mejdani eshte kelysh i bodes , ky i fundit e vendosi pas zgjedhjeve se ps nuk do ta hiqte dhe mejdani te favorizonte firmat e bodes ,ky eshte turp per mejdanin

    1. elinor says:

      @paparazzi; qenka ngrit trau? Po mire, nuk ia doli dot qe ta ulte drejtoresha??

  3. xhoxh says:

    Zonje e nderuar ,mjaft gjykimit servil vetem me nje pyetje: A do te pelqente te zevendesonte ty ne mandat apo perzgjedhje vetem per faktin se nuk je 30 vjec? A perben diskriminim moshor qe postet jane per te rinjte ,aq me shemtuar per te pamartuar ,beqar te virgjer… Eksperinca e karierarave eshte njeshi ne te gjithe boten. Ky eshte sevilizem qe ju e thoni ne tavolina ,jashte deklarimeve publike gati te gjithe.I beni dem vendit ,i beni dem edhe vete Edi Rames , i beni dem Partise Socialiste.

  4. Ka njerez qe faktet i lexojne me kokposhte.Pra te tjera shkruhen ne gazeta te ndryshme te pamvarura ,dhe PAPARAZZI na komenton te tjera.Duket se nuk i pelqen shefja e doganave.Mund te kete dhe ‘lidhje gjaku ‘me xha Sulon !Por ska rendesi . Dua te them se vendosja e femrave ne nyje nevralgjike te ekonomise ,eshte nji zgjedhje e persosur e atyre qe e kane bere ! Ne bote nuk jane te pakte ata qe kane besuar rolin e femres.Femra ne pushtet eshte shume me e forte dhe besalije se sa nji mashkull.Mashkulli eshte tutkun,shitet blehet ! Dhe mosha e tyre eshte nji arme tjeter shume e forte. LLogjika punon me mire kur je 55-60 vjec apo kur je 20 -30 vjec ? besoj se punon me mire kur je i ri ! Persa i perket eksperiences ,shqiptari eshte ‘macja’ me e shkathet ne bote persa i perket shkathtesise se te rrembyerit te kulmit !

    1. agata says:

      Vasilika ngele duke kakarisur po veze nuk ben dot. Hyn ne cdo klan, luan me njeqind porta vetem te mbetesh ne parlament per te lene glasen aty dhe per te marre rrogen. Te jep pershtypjen e nje spiuni te trembur. Lepuri mos ju dalte prej barkut, nje cope kanceroze ju dredh ne ate gishtin e shtrember ju te gjitheve edhe Ramen.

  5. Linda says:

    Po karten e vorio-epiriotit e ke akoma? Mbaje se per kete ju bejeme ministra te ne vidhni dhe pastaj tia mbathni ne Greqi,eshte dukuri qe zgjat prej mese 100 vjetesh. Keni pare ndonje grek ta kete mbiemirin Hysi? Ja u them une nuk ka pasur kurre deri para nja dy vitesh kur zonja nderron kombesine ne greke me vendim gjykate. Dhe seshte e vetme, po ti shtosh listes dhe Luiza Xhuvanin kot qe qahemi nga Bollano! Greku pasi i blen ne tregun e qelbesirave, i nderron kombesine, i lidh pensione, na i ben ministra e deputete duke na detyruar ti votojme. Vetem ne shqiptaret arrijme ta poshterojme veten kaq shume, kjo si pasoje e urrejtjes qe kemi per veten dhe njeri tjetrin. Arrijme te behemi aq te peshtire sa edhe kur kemi bindjen qe jemi ndyresira vazhdojme e shesim mend dhe pordhe.

  6. elinor says:

    Pa problem! Do bejme durim derisa te plaken qe te kene fituar pervoje!!

  7. Beti says:

    Kurum nuk ka bashkepunetore Ramen dhe Spiropalin… Ka Berishen. Keni harruar sa here ka qene Berisha per ti promovuar?!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje