Lëvizja e paprecedent/ Arabia Saudite refuzon vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB

18 Tetor 2013, 18:37Politika TEMA

Zakonisht ka një betejë të fortë për të siguruar një nga 10 vendet e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Ky është shansi për t’u ulur përkrah pesë anëtarëve të përhershëm në trupën kryesore të Kombeve të Bashkuara, që vendos për çështjen e sigurisë ndërkombëtare.

Por BBC raporton se Arabia Saudite e ka refuzuar vendin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB, duke e akuzuar këtë trupë për standarde të dyfishta.

Ministria e Jashtme saudite tha se OKB ka nevojë që të reformohet fillimisht.

Ata shtuan se Këshilli i Sigurimit ka dështuar për të përmbushur detyrat e tij në rastin e Sirisë, por edhe në konflikte të tjera.

Nuk ka një reagim zyrtar nga OKB, por diplomatët atje janë habitur me këtë deklaratë. Rusia tha se një reagim i tillë është i çuditshëm.

Njoftimi vjen pak orë pasi Arabia Saudite u zgjodh për herë të parë në një nga 10 vendet e përkohshme në Këshillin e Sigurimit.

Ata qëndrojnë në këtë ndenjëse për 2 vite përkrah pesë anëtarëve të përhershme: SHBA, Britani, Francë, Kinë dhe Rusi.

Arabia Saudite është ankuar edhe se dështimi për të gjetur një zgjidhje për Palestinën prej 65 vitesh ka sjellë luftëra të shumta dhe ka kërcënuar paqen në botë.

Sauditët akuzojnë OKB-në se ka lejuar qeverinë siriane që të vrasë njerëzit e saj me armë kimike pa u përballur me ndonjë masë.

Arabia ka punuar dy vite për të kapur këtë vend, por mendohet se vendimi për largimin është marrë në nivele shumë të larta.

Kjo është protesta e dytë nga Arabia Saudite. Më herët këtë muaj, ministri i Jashtëm u tërhoq nga fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke shprehur të njëjtat shqetësime./ep

20 komente në “Lëvizja e paprecedent/ Arabia Saudite refuzon vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB”

  1. tini says:

    nje bravo e madhe. injorim politikave te njeanshme. bravo sauditeve. jeni per tu mare shembull.

    1. antiboshnjaku says:

      te lumt suma byrazeri arabi deshe te thoshe “flori”?

      1. tini says:

        mendjen te suma e keni. skeni faj keni shkuar qysh femi sistematikish ne kishe.

        1. antiboshnjaku says:

          jo bre “flori” prej kallaji, po ky byrazeri rri me fustan, falet me sume perpjete, ti e kupton se ti ja di edhe gjuhen apo jo?

          1. Open your mind says:

            Regimi i Arabise Saudite ne kete menyre eshte per tu vleresuar.Nuk ka rendesi se falen me bythen perpjete apo poshte.Jane treguar me kurajo qe kane thene te verteten.Bashkesia nderkombetare mund te gjente nje zgjidhje te pelqyeshme per palet ne Palestine dhe Izrael,apo Siri.Keshtu do te ishin kursyer dhe mijra jete njerezish qe jane vrare gjithe keto vite.Jo çdo gje qe thone apo bejne arabet,eshte e gabuar,sepse ata veshin fustan apo mbulojne grate e tyre.E verteta mbetet e vertete,pavarsisht se kush e thote.Vleresimi per rastin konkret nuk te ben mysliman fanatik,arab apo terrorist,por thjesht realist.Po beheni dhe ju me keq se druvaret e Sales,qe po te shaje Salen,ishe komunist apo kelysh i kuq.

    2. N Shabani says:

      Bravo shume mire e ka bere, OKB tani e ka marre ne dore Rusia me Kinen cfare thone ata po behet.

  2. sync says:

    Dhe si gjithmone ,edhe kur behet fjale per poste te rendesishme ,si ajo e OKB , ku merren vendime per te ardhmen e botes arabise saudite i rreh ora 12 per vetem vellazerine muslimane

  3. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Veprim i drejte kunder HIPOKRIZISE

  4. Reynald de Chatillon says:

    Sauditet, financuesit kryesore te qeverive shqiptare prej 1991-2013 asht tuj shkue teposhte e asht tuj u dridhe para Iranit, i cili ka me marre rolin kryesor ne Lindjen e Mesme e ne boten muslimane, per faktin e vetem se ka ndermend me prodhue arme atomike.

    Kjo asht arsyeja pse Arabija Saudite asht terhjeke prej Keshillit te Sigurimit. Paret e nafta e saj nuk bâjne mâ ligjin ne boten e Obamas e Khomeinit.

  5. ramy says:

    Injorant komentues.
    Kanceri I botes eshte arabia saudite.
    Ata jane financieret e te gjithe lufterave ne bote.
    Hipokrizia e tyre eshte se financimi I tyre per luften ne siri nuk po I ecen. Ata qajne pse spo bombardohet siria ashtu si kadafi.
    Edhe partine komuniste te italise te fosko dinucit, financimet e ketyre mjeker cjapeve e shkarkuan. Nuk ka lufte qe te mos financohet prej tyre. Jane njerezit me te shthurur moralisht. Rrine mbulojne koken dhe falen dhe gjithe parat I investojne per luftra dhe kuklarara.
    Komentues injarant.
    Mbyllni ate hale para se komentoni.
    Kur te bien keta monstra, bota do bjere ne paqe.

    1. FIER says:

      S’do te hiqja nje presje, do te shtoja vetem shtetin nazi-sionist te IzraHellit qe bashke me ultr-terroristet Arabi Saudite & Katar, e kane kthyer Lindjen e Afert, ate te Mesme si dhe mbare Boten, ne nje kasaphane te vertete!
      Te mos ishte bota Shiite(ISLAMI I VERTETE)me trion Iran-Siri-Liban, nazi-sionizmi sot do te ishte ne kufi me Kinen e Rusine.

  6. edi says:

    Po keta SAuditet te lejojne nje here grate te votojne dhe te ngasin makinen pastaj ti japin mend botes per koherence. Nuk i prish ndonje pune te madhe asnjeriu bile me mire mos marrin pjese keta.

  7. atila says:

    Ti afrosh nje vendi nje nga 10 vendete e Perkoheshme ne krah te 5 te Perhershmeve eshte nje privilegj qe u behet anetareve te OKB-se dhe rrefuzimi jo vetem eshte i cuditshem por edhe nje gjest jodiplomatik qe pritej nga nje vend qe nuk flet me zerin e diplomacise por me barilat e naftes.

  8. tirana says:

    Na duket e habithsme, se servile kemi qene gjithe jeten dhe asnjehere nuk kemi qene politikeberes, por sahanlepires. B..th pa lare e bishtin perpjete.

  9. edison says:

    ok okb qenka keq, po pse cfare beri lidhja arabe per sirine? – nje HIC te madh.
    sauditet vetem sa nisin terroriste aty per kasaphan = destabilizim i paster

  10. Tony says:

    Arabia Saudite do te ndertoje nje naftesjelles per ne Europe dhe rruga e vetme e mundeshme eshte nepermjet Sirise.Kjo eshte aresyeja pse sauditet organizuan dhe financuan xhihadistet(terroriste)per te rrezuar Asadin.Pretendohet qe Asadi eshte diktator,qe mund te jete edhe e vertete,por antidemokrati me i madh i vendeve arabe eshte regjimi saudit.Pse nuk e rrezojne ate amerikanet e te tjeret qe jane “te shqetesuar” per mungesen e demokracise ne Siri?

  11. diell says:

    -Komentet mbi kete teme kerkojne nivel.

  12. tanino says:

    arabia eshte servili amerikes dhe ben lojen e tyre

  13. bobo says:

    bobo na dhjeu tashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje