Deutsche Welle
Një erë e rëndë të pret sapo hyn në fshatin e Lazaratit. Është era e mariuanës. Në fshatin në malet në jug të Shqipërisë, kultivohet droga shumë e kërkuar. Thuajse të gjithë këtu jetojnë prej saj, ndonëse edhe në Shqipëri kultivimi privat i mariuanës është i paligjshëm.
Zakonisht banorët e fshatit nuk pranojnë të flasin me të huajt. Ne jemi i pari ekip xhirimi që mund të shohë çfarë bëhet këtu, i pari qëkurse në fshat praktikohet kjo bujqësi e veçantë. Jemi miq tek një familje që tashmë prej dhjetë vjetësh merret me kultivimin e mariuanës. Kjo familje prodhon çdo vit rreth 1000 kilogramë mariuanë. Një biznes fitimprurës ky, por familja nuk ka dëshirë të flasë për shifra. Sidoqoftë, nga vjelëset ne mësojmë se kjo punë ia vlen: ato fitojnë gjashtë herë më shumë nga sa mund të merrnin për punë të tjera. Çmimi për një kilogram mariuanë është rreth 300 euro.
Shpjegimet për pyetjen, se si është e mundur që mund të kultivojnë drogë pa pengesë në Lazarat, janë të pakta. Por sipas kultivuesve të mariuanës në Lazarat, kjo është një mënyrë për të mbijetuar në fshatin me popullsi të madhe dhe pa perspektivë.
Autoritete të pafuqishme?
Sot Lazarati gëzon një status të veçantë. Deri tani nuk ka pasur asnjë arrestim, ligji dhe drejtësia këtu nuk vlejnë, na thonë banorët. Kontrolle policie ka vetëm në fshatrat fqinjë. Katër ton mariuanë u sekuestruan vitin e kaluar, një pjesë e papërfillshme në krahasim me sasinë që kontrabandohet në drejtim të Evropës.
Një nga të intervistuarit tanë mendon se e di përse autoritetet nuk i japin fund situatës në Lazarat: Sipas tij ata e tolerojnë kontrabandën, sepse pas saj qëndrojnë kontrabandistë të fuqishëm droge nga Italia, Greqia dhe Gjermania.
Disa të dhëna flasin për teorinë e tij: fshatarët në Lazarat e marrin farën për bimët e mariuanës ekskluzivisht nga Italia. Për të parë se sa është fitimi i mafies në këtë biznes, hetues fiskalë italianë kanë fluturuar me avionë matës mbi plantacionet e Lazaratit.
Biznes fitimprurës
Përmasat e biznesit të mafies: 900 tonë mariuanë prodhojnë fshatarët në Lazarat çdo vit. Vlera e përllogaritur e tregut: 4,5 miliardë euro. Sipas zërave që qarkullojnë në Shqipëri, edhe disa politikanë të nivelit të lartë me gjasë përfitojnë nga tregtia e drogës, hotelet luksoze në bregdet janë në pjesën më të madhe objekte për larje parash dhe një raport i shërbimit të fshehtë për lidhjet e bosëve të mafies me politikanët mbahet prej tre vjetësh i mbyllur.
“Autoritete te Pafuqishme “;!
– C fare ironi !!!
FSHATI I JARIT ?
http://goo.gl/4Bfdt0
6 mije police per lojrat e fatit dhe lojrat jane aty si ishin.
6 mije police qe mund te pushtojne Athinen dhe jo Lazaratin.
Tundu e shkundu Edi Rama se bashku me autikun Tahiri,apo e ke mendjen ke vathi qe mbaje nen urat e Frances,barbon.
Qeveria qe do i jape fund kesaj gjendje kriminale diten per diell ne Lazarat do jete qeveria e vertete per vendin.Shpresoj qe te jete qeveria Rama qe ti jap find ketij fenomeni me emrin Lazarat dhe te ktheje ligjishmerine negjithe teritorin e vendit.
Ne Zvicer, Hollande kultivhet marihuana ne menyre ligjore, e gjithe Evropa e di dhe askush nuk i quan krimnele fshataret zvicerane. Kur e njeta bime kultivohet ne Shqiperi, quhemi mafioze! Diferenca eshte se ne rastin e Hollandes, Zvicres shteti mbledh taksa nga droga , ne Shqiperi jo.
Une nuk e di si vazhdon te lejohet e gjitha kjo? Por nje spjegim duhet te jete se ne kete pisllik duhet te kete dore politika.Fakti qe lazaratasve nuk iu hyn gjemb ne kembe i bashkangjitet dhe faktit qe keto kane votuar gjithnje per PD
Padrejtesi e madhe!Do mbledh fshatin tim te mbjellim edhe ne.Po erdhi policia i fusim ca koqe plumba ne ajer,ç’a do na bejne?
Shifrat ne shkrim me duken te ekzagjiruara, pasi po ti referohemi sasise dhe cmimit per kg vlera e mallit eshte 270 milion euro dhe jo 4.5 miliard.
Megjithate edhe per shumen 270 milion euro i bie qe ta trasferojme qevrin ne Lazarat, ose qeveria te mare hua nga Lazarati per te shlyer baorxhet.
E kam nje mendim se si mund te behet e mundur pa lufte dhe pa perpjekje, te stabilizohet ky problem: Te lejohet me ligj canabisi dhe do te shifni se a do te kene me interes kultivuesit e saj te prodhojne canabis, apo te fillojne punen e bardhe te prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.Po qe se do me thoni se nuk do Europa, do tu pergjigjesha qe edhe tani Europa e ka lejuar vete nje gje te tille….
Jo une por te ata shqiptare qe kane besim te pa tundur tek Edi Rama themi se ky njeri do ti jape fund kesaj gjendje dhe atyre shqiptareve te atij fshati tu japi lirine dhe begatine.Koha nuk jemi ne gjendje ta percaktojme se i dime te gjitha koniokturat qe ka krijuare kremineli Sali.Mire eshte qe tani keta shqiptare ta kuptone se nuk mund te jetohet duke prodhuare vetem vdekjen e te tjereve,se kjo eshte nje krim i cili denohet si çdo krim tjeter.
300/kg shitet nga lazarati ….ne varsi te tipit te kanabisit (htc) shitet 10euro/qese 2 gr nen dore, ose neper coffee shops me cmim dyfish.
75% e parase xhiron jashte shqiperise.
Ndoshta fshataret ne Shqiperi nuk lexojne gazetat sepse sa here ne kemi pare fshatra te abandonuara se nuk kane drita uje apo shteti na ka braktisur e kujtohen vetem gjate zgjedhjeve???
Oburra filloni tregtine e droges, maruana dhe ju si Lazaratasit veni ca roje me arme kujdesuni per veten se shteti ju a ka bo daljen me kohe.
E vertete, tani PD nuk eshte me dhe ne rast se PS apo LSI nuk kane perqindjet ne Lazarat si ka mundesi qe akoma ky vend egziston ne harten e droges?
Pastaj denojne 5 fukarej nga veriu qe mbillnin kelp qe sishte as i tyre.
nje dite po pinim kafe me nje shqipetar i thyer ne moshe dhe biseda jone shkoi me njehere tek politika .une tha ai kam votuar gjithemone per berishen por po qe se rama do beje te mos mbillet droga ne shqiperi e ne vecanti ne lazarat atehere mundet dhe te nderroj mendje sepse atehere them se eshte vendosur ligji dhe ka shtet.por jam shume mosbesues tha ai per arsye se politika eshte e zhytur ne pislleqe tha ai.shpresojme per mire gjithmone te presim pak
sa te kemi sali kaponen nuk e rrujme…
NUK eshte droge, eshte BIME MJEKESORE, LEGALIZOJENI sa me pare!
Edi ,do ti leri qe te shesin edhe kete dore ,dhe nuk ka me droge ! Droga lulezoj si pasoje e pamundesise te qeverise se kaluar per te hapur vende pune .
Po ju komentuesit ckeni?
Cpune ju prish juve se ben leke lazarati?
Perendimi po nuk e bleu nga lazarati do e bleje nga afganizati.
Cpune ju prishe juve qe kerceni si gjela. Sikur ju jeni me te ndershem.
Ata as po vrasin as po presin.
Pak zili??????
po kjo pike e zeze nuk hyn dot poloicia ne kete fshat e kuptoni care behet sikur jemi ne irak
shteti mafioz,Edi Rama mafioz!
LEGALIZIMI DO TE ISHTE ZGJIDHJA ME E MIRE, SE EDHE SHTETI DO TE MARI TAKSAT NGA PRODHIMI, MENDOJ SE NE TE ARDHMEN DO TE LEGALIZOHET
flisni te gjithe per marihuanen ne lazarat .po per plumbat qe po na vijne penate ne shtepi as nuk flitet dhe as nuk behet gje .si shtetas dhe si taksapagues me lind edrejta te pyes z tahiri kur do pushojne armet ne lazarat apo kur te kemi ndonje viktime se 2 adoleshente u plagosen para disa ditesh