Shpërthimi te Ekonomiku/ Eksperti: Diçka ka çaluar, objekti nuk duhej të binte në anë

21 Tetor 2013, 09:08Politika TEMA

Për shpërthimin e ndërtesës pa leje pranë Fakultetit të Ekonomisë janë angazhuar rreth 180 forca policie.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Artan Didi, policia është marrë vetëm me sigurimin e perimetrit të vendngjarjes, për të mos pasur probleme.

“Janë angazhuar shumë forca policie, mund të them rreth 180. U angazhuan më shumë se ç’duhej, por meqë ishte hera e parë e një shpërthimi të këtij lloji, u mendua që të angazhoheshin shumë forca policie”, pohon Didi për GSH-në.

Ndërkohë Eduart Abazi, inxhinier xhenioje, shpjegon se fakti që  ndërtesa nuk ra nën vete, por u rrëzua në një anë, tregon se  diçka nuk ka shkuar si duhet në procesin e shpërthimit.

Sipas tij, problemi mund të ketë ardhur si nga përllogaritja apo vendosja e ngarkesave, por edhe nga ndonjë shkëputje e mundshme.

“Këtë nuk mund ta them, pa ditur me saktësi sasitë e ngarkesave, mënyrën e vendosjes së tyre, shfazimin e nevojshëm të shpërthimit të ngarkesave në raport me njëra -tjetrën. Këto llogaritje bëhen edhe më të vështira kur bëhet fjalë për ndërtesat e reja, qëndrueshmëria e të cilave është mjaft e madhe. Në rastin e djeshëm, mund të mos ketë funksionuar si duhet shfazimi, vonesa e shpërthimeve nga njëri- tjetri. Kjo, jo vetëm për shkak të përllogaritjeve, por edhe prej ndonjë shkëputje të mundshme,” sqaron eksperti.

22 komente në “Shpërthimi te Ekonomiku/ Eksperti: Diçka ka çaluar, objekti nuk duhej të binte në anë”

  1. Edmond says:

    Ky eksperti nuk merr fare parasysh rezistencen e struktures e cila mund te kete qene e ndryshme ne pjese te ndryshme te bazamentit te nderteses. Eshte i veshtire te gjendet shkaku por edhe ky faktor nuk duhet hedhur poshte; e kush garanton cilesine e njetrajteshme te bazamentit?

    1. ALpini says:

      Turp,
      po kujjt i flet,keta turpin e hane me buke.Pse nuk eshte turp jeta e shthurur e Edi Rames,nuk eshte turp morali i tij me se i çeduar,fakte jane pozicionet nudo te Edi Rames,serialet e divorceve te tija me shume imorale si te vendit e te huaja,fjalet e tija per babain e tij se ishte dashnori i gruas dhe babai i djalit,Edi Rama eshte si thesi krundeve qe sa do ta shkundesh nxjerr prap tym e pluhur.
      E po ju te majtet keto gjera i quani vlera,keshtu doni modelin qe tju udheheqe se edukata qe merrni e jepni ne familje bie ndesh me ato te familjes klasike.Ju jeni njeriu i ri ngjizur neper aksione e tavolina fronti,jeni shembelltyra se si eshte pjesa e keqe e njeriut.
      Ndryshe nuk do suleshit me komente perverse te mbushnit te çarat qe ka kjo qeveri.Autiku Tahiri dje mori nje mesim te mire,dje ky deshtoj jo se ishte gabim teknik se keto gjera jane te pranueshme por gaboj me prezencen e tij dhe kjo shashke e beri qe nuk na dha dje nje interviste nga vendi se po ta jipte do shikonit ne fytyren e tij prej autiku nje zemerim i konvertuar nga buzeqeshja.
      Ketu do jemi,ketu do na keni.

      1. Agushi says:

        O Alpini po flet si ne maje te alpeve. Ske faj se qe andej ke zbrit, po nuk te pelqeu keshtu, ktheu prap ku ishe se nuk te mban njeri me zor por te ndihmojne te zdukesh prap atje ku ishe ( NE SHPELLE )

    2. Lubi says:

      Po keta nje telefonate Mediut dhe Zenit tu kishin ber si behen shperthimet dhe ishte zgjidhur kjo pun. Gabim qe nuk pyeten ekspertet e shperthimeve per keto pun.

  2. KADAFF says:

    PO AJO NDERTESA TJETER PRANE ME LEJE TE PALIGJSHME TE EDI RAMES NE 2002 QE ESHTE BUZE RRUGES DHE QE HYNE NE GREVE URIE STUDENTET E EKONOMIKUT DO SHEMBET VALLE?!
    PERPARA RIPJERDHJE!

    1. anonim says:

      Kur është e paligjëshme pse nuk ka zbatuar ligjin i pa ligjshmi Berisha për 8 vjet ? Apo e bëri të ligjshmë zyra e juristes Argita ? Për…para

  3. lavirja e bulevardit says:

    ishte Enver Hoxha ai qe nxirrte specialista ne cdo fushe. Po te kishte deshtuar shembja ne kohe te tij, do ta fuste ne burg per sabotim inxhinierin.

    nejse, nuk ka rendesi, se si u shemb (e lagu se lagu), po per ne si popull eshte e rendesihme te dijme kujt do ti faturohen ditet e punes se ketyre njerezve, qe kontribuan ne shembje??????

    qenka mire ashtu, gjithe ato ndertime pa leje qe jane bere, per shembjen e tyre do paguaje populli??? Ato jane me qindra miliona leke. Jo mor zoterinj, ajo i faturohet atij qe ka shkelur ligjin, atij qe ka ndertuar pa leje, te beje edhe burg biles.

    1. fatmiri says:

      pse 60 kg tritol e varferuan popullin apo vjedhja e miljonave e miljardave prona?

  4. genti says:

    Me 35kg C4, sikurse u tha, nje specialist i vertete te hedh ne ere hotel tiranen. Keta nuk rrezuan dot nje 5kateshe. ? ? ?

  5. Albanicus says:

    Megjithese objektivi u arrit per shembjen e godines, me deme anesore shume te pakta dhe pa demtime ne njerez ( gje shume e rendesishme kjo e fundit ) prap se prap u krijua nje pershtypje sikur specialistet kishin gabuar diku meqenese godina nuk arriti te shembej menjehere.
    Nuk jemi specialiste te demontimeve ne ekspoziv por kemi pare si behen keto nga firma shume te specializuara ne bote. Jane demontime perfekte.

    Une mendoj se nuk kishte pse te vendosej eksploziv ne te gjitha kolonat e godines. Sikur vetem kolonat e mesit te priteshin nga forca e ekspozivit te vendosur ne te dy anet e cdo kolone por te cvendosura qe te krijohej forca prerese ( pa bere fare brima por me vendosje ne siperfaqe sigurisht me masa mbrojtese per te minimizuara valen goditese perreth )atehere duke qene se kolonat mbajtese te mesit do te priteshin atehere vetvetiu godina do te shembej (nga cbalancimi i forcave )duke rene e gjithe struktura ne mes te saj.

  6. Albanicus says:

    Fakti qe u fut ne pune me pas per shembje makineria eshte nje fakt qe nuk duhet te perseritet pasi urdheri i dhene per te vepruar manovratori i kesaj makinerie ishte jashte cdo rregulli te sigurimit teknik per te mbrojtur jeten e tij. Fakti qe gjate shembjes se plote ai arriti te dilte dhe te shpetonte dhe zenia e makinerise me materiale gjate shembies tregon se sa loje e rrezikshme ka qene.
    Per mendimin tim ai manovratori duhet te shperblehet per rrezikun qe kaloi dhe ne te ardhmen keto lloj veprimesh me rrezik jete te mos perseriten.
    Gjithashtu per lokalin qe pesoi demtime, nuk do ishte keq qe te ishin marre masa qe te hiqeshin te gjithe strukturat e xhamllikut dhe pasijet e brendeshme si televizore frigorifere dhe qelqurina te tjera te futeshin ne nje ambient te sigurte.

  7. si mer nuk i paskeni ngjare prinderve tuaj,qe rrezuan kisha e xhamia
    dhe nuk deshtuan asnjehere,haram ju qoshin votat tona,dhe ju them nga
    zemra:se jeni shtet me aftesi te mbeta mendore,kur do behemi te kemi
    1 qeveri qe te i a di hallet ketij popuulli te varfer,me duket se kurre.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ketu ke te drejte more Horri Saliut, ne shembje dhe shkaterrim na e merrni ne kthese dhe pervoja me Gerdecin, na e perforcon mendimin se ne shkaterrim jeni te paret.

  8. gozhda says:

    per vendin menyren se si u krye shperthimi u realizun shume mire te tjerat jane thenie gazetaresh ky eshte mendimi im si xhenier gjerat duhen pare me detaje.

  9. Hoorri i bolevardi,rri urt,se nuk jam horri i saliut,shqiptaret njihen per shkatrrime e jo per njerz te zgjuar(MBYLLE)

  10. He mo says:

    Gomarlliku qe bene specialistet e xhenios ishte ky: kafazi i shkalleve te objektit qe nderkohe perben edhe berthamen e konstruksionit, nuk zbriste deri ne podrum,por fillonte nga kati perdhe. Podrumi kishte vetem sistem kolonash. Gjate minimit, duhej prekur edhe pjesa e kafazit te shkalles, dmth berthama e objektit, dhe mundesia ishte qe objekti te binte ne mes, pra te shkaterrohej me sukses. Po te shihni me kujdes foton pas shperthimit, pjesa e majte e objektit, aty ku fillon kafazi i shkalles e tutje, ka mbetur fare e pademtuar.

  11. berati says:

    Isha i ri kur ne qender te Tiranes u prish nje ndertese, si ato te ministrive, qe perdorej si komitet ekzekutiv(keshtu me duket). Te rapi treshish ishte nje repart xhenjo i cili perpunoj menyren per ta shkateruar. Vetem nje zhurme e mbytur dhe pak pluhur. Gjithcka u tret si me magji. Sot mbas 34 vjetesh me nje ushtri pa ushtar dhe anetare te natos, por pa specialist nuk mund te presim me shume. Edhe kaq shume bene.

  12. Tiranasi says:

    E si mund te shembej ne menyren e duhur, kur ka nje cerek shekulli qe njerezit e shkolluar nuk pushojne se braktisuri vendin!

  13. henri says:

    More miq, gjermanet thone : ” Njeriu mund ti haje te gjitha, mund ti pije pothuajse te gjitha, por nuk i di te gjitha. ”

    Mendoj, se ne si popull jemi specialiste per gjithshka dhe marrim persiper te bejme gjithshka, sepse nuk paguajme pasojat. Pasojat i paguajne taksapaguesit. Ky eshte nje mentalitet jugor ( greqi, itali, portugali, spanje etj.)

  14. gjergji says:

    O shqiptare meruni me thelbin e vendimit qe kush nderton pa leje vepron ligji.Jo po ra ne ane jo po nuk u shemb mire e te tjera brockulla te tilla jane pa vlere.

  15. .......................................................................................................................... says:

    Sepse shtrember e kane ndertuar … “ndertim alla-shqiptarce”.

  16. Kruja says:

    Shpresoj te behemi ‘eksperte’ te shembjeve te objekteve te paligjeshme si ky. Besoj qe do te qetesohen edhe ‘kritikuesit’ e deshtimit te shembjes se ketij objekti.

    Praktika te ben perfekt! Shembja e radhes patjeter do jete me perfekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje