Kjo puna e armëve po i tërbon/ Policia vret një 13- vjeçar që kishte një armë lodër

24 Tetor 2013, 11:28Bota TEMA

Një djalosh 13- vjeçar, që po mbante në duar një armë lodër, u qëllua për vdekje nga policia në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Oficerët e policisë në Santa Rosa hapën zjarr pasi djaloshi refuzoi që të lëshonte nga duart armën.

Ngjarja ndodhi të martën dhe po hetohet.

Sipas BBC, incidenti vjen një ditë pasi një djalë 12 vjeç në Nevada qëlloi për vdekje mësuesin e matematikës në shkollën e tij dhe plagosi dy shokë përpara se të vriste veten.

Dy zëvendës të sherifit në Santa Rosa thanë se ata menduan se djali kishte një armë të vërtetë në duar.

Djaloshi, që u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes, është identifikuar si Andy Lopez.

Babai i djalit, Rodrigo Lopez tha se kjo nuk ka kuptim.

“Djali im humbi jetën për shkak të gabimit të dikujt,” tha ai.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Një zëdhënës për shkollën ku shkonte 13- vjeçari tha se ai ishte një nxënës simpatik dhe shumë popullor, i zgjuar dhe i aftë.

Presidenti Barack Obama së fundmi ka përsëritur thirrjet e tij për të ndryshuar ligjet e armëve pas një serie vrasjesh.

Megjithatë, korrespondenti i BBC thotë se propozimi has gjithmonë në një rezistencë të fortë./ep

6 komente në “Kjo puna e armëve po i tërbon/ Policia vret një 13- vjeçar që kishte një armë lodër”

  1. timi says:

    duhet ndaluar me ligje prodhimi i armeve loder ne ngjyre dhe dimension si ato te verteta.Duhet kufizuar prodhimi i tyre,prinderit duhet te edukojne femijet e tyre te mos perdorin armet,sepse kur te rriten ato do te blejne arme te verteta dhe cdo arme eshte e destinuar te vrase

  2. Lexuesi says:

    Me vjen shume keq ,por ne shkrim thuhet se nuk ju bind thirrjes se policise per te hedhur armen dhe policet zbatuan ligjin.Pa ligj nuk ka shtet dhe ndryshe nuk do te ishte ky shtet qe quhet Amerike.Natyrisht me mire do te ishte se nuk do te shkaktohej kjo dhimbje ne familjen e te ndierit…

    1. tiger says:

      E mo se na hapet barkun me kete citatet shabllon per shtet ligjor.

      Nje person i rrethuar nga nje dyzine policesh te stervitur – su perballoka dot ndryshe???

      Dhe s’ka lidhje me ate rastin e shkolles – se ky nuk u vra ne mes te klases – s’kishte asnje civil afer qe mund te demtonte.

  3. tanino says:

    jo more shok joo.problemi vertet jane armet qe shiten ne treg sikur te ishin patate.kjo nuk duhet lejuar me dhe duhet ndaluar me ligj dhe jo armet loder? ajo cka ndodh cdo muaj verteton me se miri kete

  4. elinor says:

    “Djali im humbi jetën për shkak të gabimit të dikujt,”……per shkak te gabimit te vete djalit tend!
    “Ishte nje student inteligjent”, thote nje tjeter. Nuk me rezulton edhe aq inteligjent duke u tallur me policine me nje arme qe duket e vertete dhe duke mos iu bindur urdherave te tyre!

  5. nje bie mijera ngrihen ,Relaxxx…..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje