Nxënësi maqedonas përfshihet në listën e 50 adoleshentëve më të zgjuar në botë

28 Tetor 2013, 11:17Rajoni TEMA

Një djalosh 14- vjeçar nga Shkupi, Marko Calasan, është përfshirë në listën e 50 adoleshentëve më të zgjuar në botë.

Lajmin e bën të ditur BIRN.

Calasan është i famshëm në vendin e tij, por së fundmi u përfshi edhe në listën e hartuar nga TheBestSchools.org, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme në kompjuter.

Ai është renditur i gjashti në listën që dominohet në mënyrë absolute nga adoleshentët amerikanë.

Djaloshi ka deri më tani 12 certifikata të Microsoft dhe një të Cisco. Certifikatën e parë e mori kur ishte vetëm gjashtë vjeç.

Djaloshi u mëson fëmijëve më të vegjël kompjuterin dhe flet rrjedhshëm tre gjuhë dhe po mëson të katërtën.

Qeveria i ka ofruar një laborator IT./ep

4 komente në “Nxënësi maqedonas përfshihet në listën e 50 adoleshentëve më të zgjuar në botë”

  1. 100 vjet shtet says:

    I LUMTE KETIJ DJALOSHIT, ( ne kete foto duket si vajze).

  2. Lymi Tutit says:

    Bravo, makar te kishte qene shqiptar i Maqedonis…

  3. Dardan says:

    Nuk e di pse meri me Maqedone e me gjera te kota dhe pse nuk e jepni lajmi mbi shpikjen e Shqiptarit qe ka pushtuar mediat e Botes keto dite

    Shpikja e kosovarit ‘pushton’ mediat e botës (video)

    http://www.koha.net/?page=1,7,163323

    1. land says:

      Bravo! Shqiptaret duhet te merren me shkence, teknik, ekonomi, finac….dhe shume me pak me filozofira, letersi, histori, piktura…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje