Noka: Dhëndri më dhunonte vajzën se është homoseksual. Lyhej me buzëkuq dhe vishte rroba grash

29 Tetor 2013, 09:45Sociale TEMA

“Dhëndri im gënjen, ai e ka rrahur vajzën time”.

Kështu ka deklaruar për GSH-në, Rexhep Noka, babai i I. Hoxhës, e cila pak ditë më parë u akuzua publikisht nga bashkëshorti i saj, Seman Hoxha, për dhunë të vazhdueshme ndaj tij.

Semani, nga Shishtaveci i Kukësit, u rrëfye në emisionin “Me zemër të hapur”, duke thënë se e shoqja jo vetëm e dhunonte, por e tradhtonte. Madje ai tha se e kishte kapur duke tradhtuar brenda në shtëpi.

Por vjehrri i tij rrëfen se e vërteta është krejt ndryshe.

“Por, e vërteta është krejt ndryshe dhe jo ashtu siç ka thënë ai. Nuk e ka dhunuar vajza ime Semanin, por ka qenë ai që ka rrahur vajzën time.

Ata kanë 8 vjet të martuar. Janë martuar me dashuri. Në këto tetë vite, ai ia ka nxirë jetën vajzës sime. Unë kam shkuar e kam marrë vajzën tri herë në shtëpi, sepse Semani e ka rrahur vazhdimisht, e ka dhunuar vajzën time. Por, ata kishin fëmijë bashkë dhe për hir të tyre, vajza ime është detyruar që të kthehej me të”.

Ai mohon që e bija të ketë pasur lidhje jashtëmartesore

“Ato janë të gjitha gënjeshtra. Vajza ime nuk ka lidhje jashtëmartesore, as ka pasur ndonjëherë. Edhe fëmijët janë të tij, kjo gjë mund të vërtetohet shumë lehtë me analizën e ADN-së dhe nuk ka se pse të ngrihen dyshime të kota. Nëse vajza ime i ka fëmijët me të tjerë, unë e vras vetë vajzën me dorën time, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Semani i thotë ato, për të mbuluar gabimet e tij”.

Noka thekson se dhëndri i tij është homoseksual, prandaj ia rreh vajzën, e cila tashmë qëndron në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

“Po, unë e pyesja shpesh se përse konfliktoheshin. Vajza më ka thënë se dhëndri im shpesh vishej me rroba grash dhe lyhej me buzëkuq. Na kishin thënë se dhëndri im ishte gay. Edhe kur ka qenë në Gjermani ka pasur probleme, por këto i kemi me të dëgjuar”, përfundon Noka.

11 komente në “Noka: Dhëndri më dhunonte vajzën se është homoseksual. Lyhej me buzëkuq dhe vishte rroba grash”

  1. Liridon says:

    Duhet pyetur avokati i LGBT,se si duhet ta denojme kete si dhunues,apo si antar i shoqates.

  2. coku says:

    po mire le te martohet se tani del ligji. ha ha ha gej me femije ejjj ligje shqiptare.

  3. Kacamilli says:

    thash qe ne fillim qe e kishte 1 hall Selmani

  4. Kurbetliu says:

    Kjo çupa qe rref burrin duhet te jete me siguri fis i Mul Nokes ish-ministrit te brendshem “leghendar”

  5. Apaketac says:

    O selman smbolle kastravec fare sivjet aty ne Shishtavec mo…po gomar skishe? Apo e shite per sallam? Loool

  6. net says:

    Allahu te shkaterrofte Mane. jallah ne fundin e xhehnemit ishalla.

  7. GopNgrenesi says:

    Ky me siguri do jete me origjine Elbasanlli puro ?

  8. Wendy-B says:

    Cudirat shqiptare, nuk jane me cudira. Tani, i doli dielli me ne fund dhe ketyre qe i mbanin “ndienjat e strukura” te dalin e te thone “We are born this way “.

  9. Slayer says:

    ….(po te kishte lidhje jashte martesore vajza ime un e vras me duart e mija)…..
    Ky eshte kercenim extrem per vrasje dhe duhet kycur i ati vajzes, pavarsisht se mund te kene te drejte ne aspektin moral ndaj dhenderes me buzkuq

  10. Marku says:

    Po Nul Moka sikur e ngriti ne qiell “burrerine” e patrioteve te tij,keta i rrahkan grate !

  11. hyrem says:

    meshkuj matufa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje