(E PERDITESUAR)- Dy punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën pasi kanë rënë aksidentalisht nga skela e një objekti në ndërtim.
Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën “Dora D`Istria” në kryeqytet, në momentin kur dy punëtorët ishin duke suvatuar një pallat 8- katësh.
Mësohet se skela në të cilën gjendeshin 2 punëtorët është këputur duke rrëzuar nga kati i 8-të njërin prej punëtorëve, ndërsa punëtori i dytë ka mundur të shpëtojë për momentin duke u mbajtur në njërën prej dritareve të objektit, raporton “Ora News”.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku mori edhe ndihmën mjekësore, por nuk arriti dot të mbijetonte, duke humbur jetën disa orë më pas.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shpesh herë punëtorët e ndërtimit punojnë pa masa mbrojtëse, duke shënuar edhe aksidente të tilla tragjike që jo pak herë përfundojnë me viktima.
me 99% gjasa, pallati do jete pa leje..!!!
pse keta qe jane me leje rregullat e sigurimit teknik i zbatojne e .
Eh i shkreti………….
mos i hengshin leket dhe mos i gezofshin keto pallate!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
zbatimi i rreg te sig tek eshte nje problem kompleks dhe jo vetem i ing ne . Ku eshte shteti-_c.far bene min e ndertimit e punes etj.
A ka inspektoriat Ndertimore ne kete vend qe te kontrolloi rregullat e sigurimit Teknik ? Me se merren Apo fusin ndonje lek ne xhep dhe jetes njeriut varia.Shteti duhet ti dale zote Shtetarve te vet.KU jane Sindikatat e punetoreve ?…….????? pse heshtin…. ????????
Sa per dijeni pallati qe tregon ne vidio eshte i vjeter , ka mbi 15 vjet i ndertuar, dhe eshte pallati ku banon Kastriot Islami e te tjere.Te shkretet ata dy punetor qe vdiqen ne pune( sipas NEWS -24 vdiq edhe i dyti ne spital), e te mjerat familje per kete humbje.Ngushellime familjeve.
Erion,
po te kishin dale kontroll inspektoret do ishin gjalle keta te dy.
Te rrofshin arrixhinjte !
A kan emer e mbiemer ata punetore more zotni gazetar qe jep lajmin.
Ngushellime familjeve te tyre.