Serum me glukozë për diabetikun/ 25 kallëzime për mjekim të pakujdeshëm në 9 muaj

26 Tetor 2013, 19:59Sociale TEMA

Serum me glukozë, ndërkohë që ishte me diabet.

Familjarët e Bashkim Hasanit akuzojnë mjekët, të cilët nuk e diagnostikuan, megjithëse i riu qëndroi për tre ditë në spital.

Çështja i ka kaluar prokurorisë, e cila po heton ngjarjen, ndërsa të afërmit e të riut kërkojnë të vihen para përgjegjësisë autorët.

Por, ky nuk është i vetmi rast ku qytetarët i drejtohen organit të akuzës duke akuzuar bluzat e bardha, raporton Vizion Plus.

Nga janari deri në shtator numërohen 25 kallëzime për mjekim të pakujdesshëm në gjithë vendin, ndërsa 12 mjekë janë vënë nën akuzë.

Rastet i përkasin kryesisht ndërhyrjeve kirurgjikale, me gabime gjatë operimit të organeve të brendshme apo mjekimit të sëmundjeve të pashërueshme, ku mjekimi i pakujdesshëm ka lenë persona të ndryshëm me deformime trupore, apo edhe të meta fizike.

Hetimi i këtyre rasteve është shumë specifik dhe i vështirë, pasi edhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore hasin në vështirësi në përcaktimin e shkakut të vdekjes apo deformimeve fizike të pacienteve të ndryshëm.

Nëse konfirmohet në fund të hetimit konsumimi i akuzës “Mjekim i pakujdesshëm”, bluzat e bardha rrezikojnë të dënohen me gjobë, apo deri në 5 vjet burg.

Por, paralelisht me dënimin e mjekëve këto akuza kanë dhe një kosto shtesë pasi familjarët e të dëmtuarve kërkojnë dëmshpërblim.

Kështu, familja e 33-vjeçarit tani i kërkon shtetit të ndihmojë për rritjen e dy fëmijëve të Bashkim Hasanit, që kanë mbetur jetimë.

10 komente në “Serum me glukozë për diabetikun/ 25 kallëzime për mjekim të pakujdeshëm në 9 muaj”

  1. lili says:

    Tash te gjithe duan me u bâ mjek!glucose nuk eshte cdo here mjekim i gabuar,qofte tek nje diabetik!

    1. Ryan says:

      Kur nuk eshte i gabuar mo “doktor”? Kur nuk i eshte bere nje glicemi e thjeshte si fillim? Apo kur nuk ke sy te shohesh qe nje i ri 33 vjet qe kundermon era aceton mund te jete me diabet tip 1 dhe kjo te jete hera e par qe vjen ne spital ne ketoacidoze te deklanshuar nha nje infeksion dhe temperatura eshte e vetmja gje qe mjeku veren? Apo kur s’di c’ti besh ec aty futi nje glukoze te embelsohet. Glucoza (dectrose 50%) jepet ne nje diabetik kur i eshte nisur trajtimi me insuline per te shmangur hypoglicemine por per keta lloj mjekesh nje fjali kaq e shkurter eshte kinezce pasi niveli i tyre teorik dhe praktik eshte ne dite te hallit. Halli vetem i tyre eshte te bejne ndonje lek se kohe te veshtira priten.

      1. Toni says:

        Po cfare i ben replike kot atij kllufit?! Nuk e shikon qe as shqip nuk di te flase?

  2. arb says:

    duhet te kete njefare ndergjegjesimi tek mjeket, por mesoni o njerez qe te semuret ecin keq per shkak te semundjes qe kane dhe jo te mjekeve. dhe ne qofte se nje diabetiku i jepet glukoze nuk perben ndonje problem… keto jane probleme qe duhen diagnostikuar ne rangje specialistesh dhe jo ne forume gazetaresh, kjo eshte dhe arsyeja pse degjenerojne keto muhabete. do te ishte e udhes qe ne keto forume te komentonin persona qe kane njohuri mjekesore.

  3. Ilir says:

    Nje nga plaget me te medha ne QSUT eshte laboratori. Shkoni interesohuni te mjeket dhe mesoni se c’spektakel i vertete ndodh me analizat qe bejne te semuret. Paisjet nuk mirmbahen dhe mbingarkohen me shume analiza ne dite. Kolaudimi i tyre nuk ka kohe fizike te behet sepse do paralizohej ne vend sistemi. Mjeket bejne me se shumti mjekime simtomatike sepse laboratori i vetem ne gjendje te zbuloje ilacet ose drogar eshte ai i mjekesise ligjore. Eshte mire qe ministri dhe te tjere ngrene zerin per kancerin, por mos harroni se jo pak vdesin ne QSUT nga traplliqet e mjekeve dhe laboratorit. Mos harroni se pervec stafit te urgjences, punojne edhe mjeket roje specialiste . Prandaj o njerez, mos u semurni pasdite, ne festa dhe kohe pushimesh. Mjeket e mire dhe shefat kane vite qe nuk bejen sherbim. Pervec kazinove shteti duhet te shohe pak edhe kto spitalet private, te cilet e kane kthyer QSUT thjeshte ne paradhome te tyre. TURP

  4. lili says:

    Ryan,a po sheh se vete po shkruan se kur je ne hypoglycémie,duhet glucose,pra jo cdo here eshte gabim mjekimi me glucose tek diabetiki,bile disa here pikerisht kjo i shpeton jeten!
    Nuk jam ne dijeni per rastin tuaj,ku flitet ma shume per jodiagnostikimi te semundjes…
    Nje litre glucose nuk te je ma shume sheqer se nje thot Coca-Cola,
    mos krijohin kot konfusion tek pacientet!

  5. lili says:

    Toni ,tableta halla nuk ka mesuar Shqip!edhe shkruan fjalen si ti teket!

  6. Atila says:

    Eshte fatkeqesi e madhe te semuresh e aq me teper ne nje vend si Shqiperia ku mjeket jo vetem qe s’te sherojne por te rrjepin nga xhepat si kasapet lekuren. Per nje te semure rende ka nje shprehje”vdekja kapak floriri”. Sistemi mjekesor duhet tundur nga themelet pasi nje dite te gjithe atje do drejtohemi pa dallim.Per te tjera Zoti na ruajte.

  7. mira says:

    Nuk e kuptoj pse behen komente pa patur informacion te sakte per diabetin si semundje. E para nji sol glucose 500 ml ka vetem 25gr sheqer ose nji luge gjelle sheqer. Dhe nji sasi e tille sa mendoni se e rrit sheqerin te nji diabetik? Nga 200 psh e con 220. Se dyti kur glicemia eshte nen 250 mg te semurit I duhet dhen dje serum me glucose sepse glucosa eshte ajo qe ushqen trurin eshte apo seshte I semuri me diabet. Se treti ku e dini ju cfare semundje ka patur personi ne fjale. Sepse edhe mjekimi me prednizolon mund te jape rritje te glukoses dhe ditet e para glicemia ka qene normal. Keshtu I semuri sikur gjithe qendrimin te kishte marre glukose nuk do kishte pasur ndonje pasoje te rendesishme te I semuri.

    1. dritani says:

      Mira si nuk e kupton ti?!

      Shqiptaret i dine te gjitha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje