Në mbledhjen e radhës të qeverisë, një prej vendimeve më të rëndësishme ka qenë ai i ngritjes së një grupi pune për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke CEZ, në mënyrë që të shmanget arbitrazhi.
“Vendimi ka si qëllim ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë dhe me përbërje përfaqësues të kryeministrisë, të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Avokaturës së Shtetit për negocimin me CEZ, a.s. për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura me shtetin shqiptar”, thuhet në vendim.
Ndërkohë, në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe lirimi nga detyra i drejtorit të TOB, Zhani Ciko, që do të zëvendësohet në këtë post nga balerini i njohur, Ilir Kërni. Ndërkohë, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve është emëruar Artan Shabani, i cili zë vendin e Rubens Shimës.
Qeveria miratoi edhe një vendim për ndihmë financiare nga Turqia në fushën ushtarake.
Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 Lirave Turke ekuivalente me 1.137.500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.
Gjithashtu u miratua një marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve për asistencën teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale.
Marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për shumën 1.250.000 (një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) euro, ka për qëllim, mbështetjen nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, të shërbimeve të konsulencës dhe asistencës teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale nr.2.
Qeveria miratoi në parim marrëveshjen e grantit ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), që veprojnë si administratore të fondeve grant të siguruara nga disa donatorë, për përgatitjen e projektit të bazuar në rezultate për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore.
Grandi prej 700.000 USD që i japin IBRD dhe IDA qeverisë shqiptare nëpërmjet kësaj marrëveshje do të përdoret për përgatitjen e projektit të Sigurisë dhe Mirëmbajtjes së Rrugëve, për të rritur kapacitetin e Autoritetit Shqiptar të Rrugëve.
Shyqyr qe e hoqen kete Zhanin njehere, se i ishte bere gjuha kafe dhe po i infektohej nga bythelepirja.
Me taman.
Emrimi i ketij Kernit eshte nje bufatori per dramen e Operas shqiptare qe ka mbetur nje viktime e qeveritareve qe me injorancen e tyre vejn balerin per nje institucion qe po kalbet me te gjitha drejtimet.
Ilir Kerni do kercej Napolonin dhe Zhani do mbaj ritmin.
Turp
Ky emrim eshte deshtim pa filluar
Mungese jo vetem vizioni po mbi te gjitha munges pergjegjesia.
QEVERIA INJORANTE E RAMES FILLOI BEMAT E INJORANCES
Hidhuni o shpellare se Edi Rama ju hoqi spiunin e lidhjes se shkrimtareve nga puna, filloni tani dhe eshte rasti ketu te shofim kur te shkruaje vete Zhani Ciko se sa atdhetare dhe sa shume ka dhene edhe familja e tij, se punen atdhetare te familjes se Zhukes, azhulses se Saliut dhe asaj Nikes se Arkivave i mesuam, se kishim ditur qe keto familje na paskan nxjerre ne semlamet, hajde Zhani edhe ti na trego se cfare e ke patur Skenderbeun.
Shyqyr qe po vihen njerez te sakte ne poste drejtuese . Suksese
Zhani te vazjdoj profesionin e “intelektualit firmëtar”
ok
Me behet jasht mase qejfi per balerinin e talentuar Ilir Kerrni . Ka qene dhe eshte krenaria e Shqiperise ne balet.Zgjedhje e mrekullueshme
Edhe une gezoj per zgjedhjen e talentit Ilir Kerni.
Ilir Kerni ne krye te atij institucioni eshte nje zgjedhje per tu pershendetur. Nese do te kisha nje deshire, do te ishte prishja e atij pallati te shemtuar te kutures dhe ngrtija e nje pallati shumefunksional qe do te permblidhte, Operan me nje salle dhe akustike te denje, Teartin,dhe nje Biblioteke per tu patur zili.
Pa dyshim qe vendosja e nje valltari si drejtor i TOB eshte urrejtja gjenetike qe ka Rama ndaj atij institucioni.
Si athere kur vendosi po vete drejtoreshe Zana Celen qe i futi artistet ne greve urije ky i riu do ti mesoj si te kercejn napolonin te gjithe!
Diten qe arti halucinant i Edi Rames te marri fund nga zyra e tij personale me lapsat dhe pukturat e veta ate dit do filloj mbase nje Rilindje per ne shqiptaret qe sna u ndane bemat e sharlataneve tane qeveritare!
sa VRER paske ne shpirt o njeri???? ua po pse kaq menzyre?
ik nga ky vend dhe bej sufllaqe ne ndonje ishull grek ose murator ne bergamo,,
rilind se nuk jetohet 500 vjet si shqiponja
Jam plotesisht me mendimin tuaj demokrat!