Me rastin e Ditës së të Rënëve të Policisë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë premtuar shtëpi për çdo familje polici të vrarë në krye të detyrës, e cila rezulton e pastrehë, por edhe punësim të bashkëshorteve të policëve të vrarë dhe arsimim fëmijëve.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se 254 oficerë të Policisë së Shtetit kanë humbur jetën në përballje me krimin duke lënë pas familjarët e tyre, disa prej të cilëve, siç tha ministri, vazhdojnë betejën nëpër gjykata me qeverinë për të marrë statusin e familjarëve të dëshmorit.
“Ka nisur puna për rishikimin e dosjeve të policëve të vrarë dhe po përgatisim një plan për të lehtësuar kushtet e jetesës së familjeve të policëve të parë”, u shpreh Tahiri.
Rama lëshoi akuza në drejtim të qeverisjes së kaluar për braktisje të policisë dhe bërje palë me krimin, ndërsa ka premtuar më shumë mbështetje morale dhe financiare për punonjësit e rendit.
Rama premtoi se vitin e ardhshëm kjo qeveri do të kryejë detyrat ndaj familjeve të policëve të vrarë duke i siguruar strehim, punësim e shkollim.
“Teksa vija këtu dhe ndiqja dhe fjalët e atyre që patën mundësinë të flasin para meje, mundohesha të përfytyroja jetën e gjithë atyre që nuk janë më dhe shkaqet pse nuk janë më. Askund tjetër krimi s’ka mundur të marrë epërsinë që ka marrë në vendin tonë dhe askund tjetër nuk ka një numër të tillë policësh të vrarë. Ky është i treti vit që familjet e dëshmorëve të Policisë së Shtetit vijnë këtu për të përkujtuar bashku përfaqësues të qeverisë, të rënët, bashkëshortët e tyre ata që u përballën me krimin dhe lanë jetën në fushën e një beteje fatkeqësisht të pabarabartë, në një betejë ku gjurma e tradhtisë ndaj Policisë së Shtetit do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e gjithë atyre që u gjendën në beteje, në shpirtin e atyre që sot janë anëtarë të familjes së Policisë së Shtetit që sot do të ngrihen dhe do të veshin uniformën drejt asaj fushe beteje. Tradhtia është e para që duhet të çrrënjoset në përballjen mes shtetit dhe krimit. Tradhtia është e para që ne kemi nisur ta çrrënjosim , për ta bërë së paku të barabartë këtë betejë dhe për ta fituar përmes ligjit”.
“Dëshiroj tu them se në përvjetorin e ardhshëm nuk do vijmë këtu kokulur qoftë për shkak të tradhtisë së shtetit për shumë prej tyre, qoftë për shkak të braktisjes së shtetit ndaj familjes së tyre. Ne do të vijmë këtu me kokën lart se do bëjmë detyrat tona karshi secilës familje të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Ne do përmbushim detyrat tona kundrejt të gjithë familjeve të të rënëve, por edhe grave të mbetura vetëm. Asnjëra prej tyre nuk do jetë pa punë vitin e ardhshëm, asnjë fëmijë i tyre nuk do jetë pa përkrahje, asnjë prej familjeve të tyre nuk do jetë pa strehë vitin e ardhshëm”.
Sipas Ramës, puna e policisë ka qenë profesioni më i keqpaguar dhe më i vështirë.
“Puna e policit është më e vështira në këtë vend dhe më e keqpaguara në këtë vend, dhe puna më fisnike që mund të bëhet dhe puna më pafisnikërisht e bërë në këtë vend. Përulem me mirënjohjen më të thellë për atë sakrificë që bij nënash, burrash, grash, baballarë dhe vajza të reja dhe gra në uniformë kryejnë ndaj shtetit të tyre”.
Pas deklaratave të Ramës, reagoi edhe selia blu përmes deputetit Genti Strazimiri.
“Gënjyen kur u premtuan familjarëve të martirëve se do të bëjnë për ta ca gjëra të mira që në fakt janë bërë prej vitesh:si punësim për familjarët, shkollim për fëmijët, kredi të buta për strehim etj., e që Rama dhe qeveria e tij ka detyrimin t’i respektojë. E vetmja gjë që zoti Rama duhet t’u kishte premtuar sot, do të duhej të ishte respektimi i ligjeve në fuqi të paktën për ta, dhe trajtimin e barabartë të martirëve, domethënë jo ndarjen e tyre si deri në vitin 2005 në “të vrarë në kohën e Berishës dhe të vrarë në kohën tonë”,” tha Strazimiri.
Demokratët denoncuan edhe atë çfarë kanë ndodhur të premten mbrëma në Ministrinë e Brendshme, ku 70 punonjësve të administratës u është komunikuar largimi nga puna.
“Janë thirrur për të marrë fermanin e zi të shkarkimit nga puna, pa paraqitur asnjë motiv. Janë thirrur dhe shkarkuar natën, pa asnjë shpjegim. Me një operacion okult, në stilin e opingës së “Partizanit Meke”, janë dënuar kolektivisht një pjesë e mirë e drejtorëve dhe specialistëve të Ministrisë së Brendshme. Janë urdhëruar të paraqiten e të qëndrojnë në zyrat e tyre, e më pas thirrur një nga një, e nën presion u është kërkuar të firmosin pranimin për largim nga puna”.
mire e ke rama ,por na i theve zemren me turqit kosoves dhe te turqise . ktheu ne indetitet se ndrysheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee .
zero, ndryshe ti ban namin ne fushen e betejes se Sali Shpellarit. Piquni pak o njerez qe vec bishti u mungon!
NUk jemi kundra nismave qe po ndermerni, bile keni te drejte kur thoni se duhet te ishin marre nga qeverite e meparshme.
Por a mund te na sqaroje ky Z.Kryeminister, edhe sa ish drejtore te tjere qe jane larguar nga policia si hajdute dhe si bashkpunetore me krimin do riktheje ne detyre, si te ricikluar, ne poste drejtuese. Edhe sa shpresa te oficereve te zote qe kane kontribuar ne radhet e policise per kete kohe, do te braktisi, vetem qe keta ish drejtora nuk kane marre asnje pergjegjesi mbi supe dhe te behen perseri drejtora. A nuk ja mbushin syrin oficeret e rinj me pervoje te cilet edhe qeveria e meparshme i persekutori duke mos u dhene as gradat, me demek nuk plotesonin kushtet, sepse kishin mbaruar shkollen e policise. A mund ta dime per sindikata e policise mbledh kontribute nga punonjeist e policise se shtetit, per te qendruar indiferente, kur emerohen drejtora ata qe nuk e dine se policia e shtetit nuk eshte me pjese e FA, dhe shefa ata qe nuk i kane mbushur as 5 vjet pune si oficera ne karieren e tyre. Apo mjafton te kesh “FAT” per tu emeruar, dhe sindikata mban fort emrin si sindikate.
oliver, mos u nxito, ti e di sh. mire qe pol. shqiptare ishte mbushur plote me drejtora qe nuk ia kishin haberin fare policise? nese ti kerkon drejtesi 100%, pse nuk u cove gjithe keto vite kunder baces saleh, e ti thoshe kur? apo dhe sa? tani edhe nese do te vije ndonje i vjeter dhe do te te zere ty vendin, duro se je akoma i ri!
Ne emer te popullit jeni te arrestuar !
DO filloj te perdoret kjo shprehje
Shikojeni sa bukru parkojne zbatuesit e ligjit…
verju gjobe po ta mbajti
http://dielli.al/fotogaleri.php?id=14443&t=Foto-Galeri
Beni mire ti respektoni dhe ti trajtoni kur jane gjalle dhe me pase kur ata vdesin ne krye te detyres.
Zbatoni ate premtim elektoral lidhur me trajtimin finaciar, pasi jane ne nivele te ulta lidhur me omologet e tyre ne ballkan e me tej.
Por me duket se dhe ju si gjithe qeverite e tjeret, po merreni me demagogji, pasi keto 23 vjet policia eshte neperkembyr duke e kthyer politike dhe duke i krijuar veshtirsi te medha ne punen e saj nga politikat tensionuse dhe finaciare renduese per vendin.Me emerimet e fundit ne Polici, treguat se nuk e zbatuat ligjin. Si cdo instutucion tjeter qe brenda radhve te tyre zgjedh kreun e tij dhe policine leri qe brenda radhve te veta te zgjedhin koken e saj.
Zotrinj pushtetar vetem zbatoni ato cfare jane te shruajtura ne ligj dhe asgje me shume.Lavdi punonjesve te policise qe kane rene deshmor.
Me falni z.Rama dhe z.Tahiri? Krimin me enturaxhin e Ahmet Prencit dhe Sokol Bizhges do e luftoni ndersa po lihen rrugeve pjesa me e madhe e oficereve qe nuk bene kompromis me keta horra qe po riqarkullojne neper pozicione drejtuese?
TURP!
Te ter njerzit e saliut dhe te PDse, ngulin kemb qe polici te ket punuar pa tjeter pese vjetet e fundit, se e din mir qe vetem batakçit e saliut ne polici kan punuar kto pese vjet, mblidheni mendjen ju dallkauk qe kta pushta,legena dhe kriminel te policis se ish shtetit, nuk kan vend ne polici, por vendin e kan vetem ne burg, se ktu do behet shtet dhe shteti nuk behet me llumin e kombit ton,policin e shtetit do ta drejtojn njerzit me rofesional, me te afte dhe me te perkushtuar per kte profesion,e mbushet policin me ca kafsh parahistorike qe me shum kishin lidhje me krimin se me shtetin, duke vrar shoket dhe koleget mas shpine,e na tregoni ligjin qe ka ven saliu per banden e vet qe mban mbrapa, qe per çdo rast i bente presion dhe rreprezalie kundershtarve te vet,u kthye saliu si bajraktaret e mirdites ne vakt,paguante bandat personale me uniform policie me leket e taksapagusve SHQIPTAR, vdiq kjo koh dhe ky ligj qe ka ber saliu per te mbajtur peng policin me banditet e vet, do çfuqizohet dhe ta din mir ish qeveritaret qe kur ti vi fleta arrestit ne shtepi qoft edhe saliut nuk do jet kuliçi ai qe do ekzekutoj vendimet e prokuroris, por njerez qe nuk do i bejn aspak tolerim ktyre batakçive te pushtetit te korruptuar te kti anadollaku tropojan.
Ju lumte z. Rama! Nder dhe perkushtim per kujtimin e atyre qe krimi ju ka marre jeten me ndihmen e pushtetit tetevjecar te politikes apo edhe me pare. Familjet e tyre meritojne jo vetem te nderohen por edhe te ndihmohen ne rrugetimin e vijimesise se jetes pa babain e tyre te dashur…Kte ne rradhe te pare duhet ta beje shteti(qe deri sot nuk e ka bere),prandaj dhe me pelqen ky premtim.Uroj qe kjo te behet realitet.
Jane bere shefa komisariati djemte e babave ore cprisni ju. Besmir QIBINI ka plot 4 vjet ne detyre e meriton. Ilir Proda nje me shume. Po kane baben me PS o djema. Zoti Islam ka vjedhur me rrugoren tani financion djalin. POLICIA NDJEHET E TRADHETUAR NGA EMERIMET AMATORESKE TE SAIMIR TAHIRIT
Po policet qe sulmuat me 21 janar dhe i plagoset, a do t’i quash heronj ? Sepse edhe ata bij nenash jane dhe nuk bene gje tjeter, veçse kryen detyren.
Keshtu e katandisi dhe policine Krimineli Sal Bisha.
Policia ne vend te mbronte popullin mbronte “Oborrin e fam. Berisha”.
Hidhini prangat para se te vdese apo ike.
Kurorat plastike deshmia me e forte e kujteses!
Ne jete,egzistojne dy paralele,qe e kane filluar dhe akoma e vazhdojne udhetimin nga /zero/ ne pafundesi.Keto dy paralele simbolizojne dy ekstremet te zezen dhe te bardhen.Ku e zeza universalisht,simbolizon,
tragjedite shum ngjyreshe sidoemos te ketyre 22-vjeteve..Ku nen emrin e demokracise,si dikur nen emrin e popullit,i vune kazmen mbijeteses
-monolite-shqiptarve te shqipnis..Ndersa e bardha qe simbolizon,vlerat morale,shpirtrore,dhe materijale keto vlera nuk ekzistojn ne pergjithesi ne shpirtin dhe mendjen e popullit shqiptar,se dijellin e drejtesis e ka eklipsuar,padrejtesija e ngjyres se zeze…
-Une si individ,shpresoj shum nga qeverija e Z Rama.Mos te harrojm,se se jemi populli me me kurajo ne evrope-mos te them ne bote qe mundem ti
mbijetojm shperthimit te [supernovave] qe perfshiu tere shqiperine keto
23-vjet.Si gjithmon…shqiptaret,e presin drejtesin me nje entusiazem
te natyrshem/por jo te natyres se 91-shit qe I krijuam shancet-antishqiptareve, per te ndertuar [kotovicen]…