AKIP: Shqipëria të mos pranojë mbetjet e shkatërrimit të lëndëve kimike nga Siria

26 Tetor 2013, 18:14Sociale TEMA

Aleanca kundër Importit të Plehrave i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos pranojë të sjellë në Shqipëri mbetje të lëndëve kimike që mund të ofrohen pas procesit të shkatërrimit të lëndëve kimike të përdorura në Siri, një proces që pritet të nis nën drejtimin e OKB-së.

Në një njoftim për shtyp, AKIP thotë se sipas shumë agjencive të huaja, ditët e fundit, Kombet e Bashkuara dhe Rusia- krahas pesë vendeve permanente të Këshillit të Sigurimit, i kanë kërkuar edhe Shqipërisë, Norvegjisë dhe Belgjikës nëse mund të asistojnë procesin e shkatërrimit armëve kimike të Sirisë, duke akomoduar qindra ton lëndë kimike luftarake, konkretisht sarin dhe gaz mustard, i ardhur nga Siria.

“AKIP i bën thirrje qeverisë të mos pranojë në mënyrë kategorike kërkesën për futjen e lëndëve kimike helmuese luftarake prej Sirisë dhe prej çdo vendi tjetër në territorin më shumë se mjaftueshmërisht të ndotur të Shqipërisë përfshi edhe ndotjet prezent prej proceseve të shkatërrimit të stoqeve të stërmëdha të armatimeve në vend.

Nuk ka asnjë argument që Shqipëria të krahasohet me vendet e zhvilluara që kanë dhe menaxhim adekuat të këtyre lëndëve shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe për mjedisin.

Përtej kësaj, do të ishte fyerje kombëtare që Shqipëria të pranonte depozitimin e këtyre lëndëve helmuese dhe do tregonte se strategjia për ta bërë Shqipërinë kosh plehrash të botës qëndron dhe bëhet funksionale,” thuhet në deklaratën e AKIP.

 

8 komente në “AKIP: Shqipëria të mos pranojë mbetjet e shkatërrimit të lëndëve kimike nga Siria”

  1. bimi says:

    Po ja bejne Zenit harram ca miliona EURO me duket…

  2. teuta says:

    Eshte e vertet se ne Shqiperia jane azgjesuar disa ton lende helmuese luftarake te tipit iprit (dyklordyetilsulfit,gas mustard)rezerva te trsheguara nga ushtria e sistemit monist,por keto ishin sasi shume te pakta ne krahasim me rezervat siriane, ndersa nje miratim per azgjesim te kimikateve siriane, qe jane me sasi shume te medha dhe sidomos ato te tipit fosfororganike(tabun,sarin,zaman) do te sjell pasoja shume te renda per mjedisin dhe popullsine shqiptare.
    NUK DUHET PRANUAR NE ASNJE MENYRE

  3. dud says:

    teuta rrofsh per sqarimin, se nuk e dinim sa dem ben. norvegjia thone e paska kundershtuar.

  4. shehu says:

    Ne asnje menyre nuk do pranojme te vijne per t’u asgjesuar ne Shqiperi mbetje te rrezikshme pasi kjo eshte ne kundershtim me ligjin qe sapo u ndryshua nga Parlamenti shqiptar.
    Ne Shqiperi eshte POPULLI shqiptar ai qe vendos, te huajt nuk kane asnje te drejte te DIKTOJNE.
    Bravo AKIP, mos i lini te bejne xhap, qendroni te forte, na keni te gjitheve me vete.

  5. lalzi says:

    Qeveria Rama duhet menjehere te shprehet nese vertet ka nje tentative te tille nga ana e OKBse.
    Nese eshte e vertete, Rama duhet urgjentisht te dale e tju thote se ne Shqiperi nuk hyn dot asnje lloj mbetje, pasi nuk e lejon Ligji.

  6. ina says:

    tani eshte momenti qe z Rama te tregoje se sa do punoje dhe sa i gatshem eshte te mbproje interesat e vendit.nuk duhen lejuar sjelljet e lendeve kimike….ne te kundert ashtu sic iku sala me bisht ne shale edhe z RAMA nuk do ta kete te gjate…

  7. edi says:

    perse ka heshtur qeveria e zotit rama, apo ambasadori jone ne kombet e bashkuara Ferit Hoxha per nje kerkese te tille nga ana e OKB? mos valle po pergatistin vertete nje skenar te tille ne heshtje ne kembim te euri..? do te ishte nje gabim fatal, me kosto shume te larte per imazhin e kesaj qeverisjje ne qofte se do e bente nje gje te tille..!

  8. lulezim says:

    shume e drejte .jemi me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje