TemA TV/ Rama mbyll fushatën në Korçë: Edhe demokratët të votojnë Filon (VIDEO)

1 Nëntor 2013, 20:17Sociale TEMA

Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale për zgjedhjet vendore në qytetin e Korçës.

I pranishëm në miting ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Duke folur përpara të pranishmëve, Rama tha se edhe demokratët dhe të djathtët duhet të votojnë për Sotiraq Filon, kandidatin e së majtës.

“Mitingu i sotëm është njësoj si mitingu i zgjedhjeve të 23 qershorit, fitorja e Sotiraq Filos nuk diskutohet, sepse Korça do të dijë të votojë projektin e së ardhmes, kundërshtari vetëm emrin ka të duhur. Socialistët kanë treguar se nuk qeverisin për veten, do të ndërtojmë një Shqipëri ku të rinjtë të mos varen nga mbiemri”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama tha se, ish-kryetari i kësaj bashkie, Niko Peleshi, është pjesë e qeverisë pasi është menaxher i suksesshëm.

“Jam krenar që pjesë e skuadrës është edhe Niko Peleshi i cili është bërë zëvendëskryeministër, sepse është një menaxher i suksesshëm”, tha Rama.

Duke folur në këtë miting, ish-kreu i Bashkisë, aktualisht zv/kryeministër, Niko Peleshi tha se “Sotiraq Filo është kryetari i duhur për Korçën”. Gjithashtu ai theksoi se, “qeveria do të mbështesë projektet e bashkisë së Korçës”.

Bashkë me Ramën në Korçë kanë mbërritur edhe ministrat e kabinetit, për një takim jashtë Tiranës.

Më herët në një postim në Facebook, Rama tha se Korça duhet të zgjedhë mes vazhdimit të projekteve ose kthimit pas.

“Suksesi në qeverisjen e Korçës, aftësia e spikatur si menaxher dhe talenti në komunikim bënë që Niko Peleshit t’i binte barra e përgjegjësisë së lartë të zëvendëskryeministrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të rilindur Shqipërinë.

Dhe të dielën Korça duhet të votojë sërish për të zgjedhur mes vazhdimit të projektit të Nikos, tanimë me mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re të PS-LSI dhe kthimit pas, në rrugën e humbur të Partisë Demokratike – mes Sotiraq Filos, njeriut që në krah të Niko Peleshit ndoqi plot projekte dhe tanimë ka në dorë gjithë planin e punës për të ardhmen, dhe një tjetri që s’mund t’i ofrojë Korçës asgjë më shumë se politikat e dështuara të humbësve të 23 qershorit.

Do të jemi në Korçë për të folur konkretisht për punët e mëtejshme për Korçën nën drejtimin e një kryebashkiaku të ri që do të çojë më tej punën e shkëlqyer të Niko Peleshit, bashkë me Nikon e gjithë ne të tjerët në Tiranë,” shkruan Rama.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi deklaroi se “Partia Demokratike i sheh zgjedhjet në Korçë si një mundësi për të sjellë në Bashkinë e Korçës projektin më të mirë për t’u shërbyer qytetarëve”.

“PD është e përqendruar në komunikimin me qytetarët, dhe qytetarët për ne janë të parët, qytetarët e Korçës dhe kudo në Shqipëri. Prandaj ne kemi si kandidat një qytetar të mirë si z.Stratobërdha, i cili me vizionin dhe programin që ka për t’i shërbyer Korçës, e bën dukshëm diferencën me kandidatin e PS”, deklaroi Bardhi./ep

19 komente në “TemA TV/ Rama mbyll fushatën në Korçë: Edhe demokratët të votojnë Filon (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Shoku Edvin Ram Kristaqi, djali i babait qe firmosi varjen ne litar te poetit, po shtrihet ne teritorin shqiptar si nje re e zez qe pllakos tmerr dhe trishtim ke populli. Mos lejoni ket bajloz, ket monument gjigand te mediokritetit te marri gjith pushtetet se do jet shum von.

    1. rebeli says:

      Po per ke poet flet o Safet?Mos e ke llafin per Hysen Shoshorin ore?Saliu e denoi o Safet.Safet -Sali.

      1. dani says:

        Fitorja e PS ne zgjedhjet lokale te Korces eshte e pa diskutueshme, projekti qe ka Z. Filo per Korcen eshte nje projekt qe mund te sjelle vetem begati per qytetaret e korces.

      2. D12 says:

        Korca e meriton nje kryebashkiak si Filo dhe prandaj te gjithe do te votojne masivisht per ate dhe PS per te cuar perpara projktin per nje Korce Europiane.

    2. Horri i Bulevardit says:

      Kristaq Rama kurre ska firmos per denimin e askujt more qelbesire berishiane, se Kristaq Rama ka qene zotni ne soj, jo i perzon nga katundisi qelbesira qe ti perfaqeson, qe pinte shurren e Enverit qe ti ngjante diktatorit, qe kerkonte me varje per armiqte e diktatures, qe spiunonte koleget dhe i internonte,qe te mbante diktaturen gjalle.
      O Safet o qelbesire berishiane, kemi per tja u shk…dh.. librin e shpise, dilni njehere drejt dhe do ta shifni se brima e miut ka petu duk shpelle shpellari, per tu fshehur, por gopin kemi per ta bo tunel.
      Te shker…fte Kina robt ke ne shpi more qelbesire qe na ndote jo vetem Tironen, por na ndotet gjithe Shqiperine o biri i shkines kurve.

      1. safeti says:

        Ja njeriu i ri, i rritur me redbulla ke lokal Austria. Dergo CV se te punsojn ke sektori mardhenieve me publikun ne kryeministri.

        1. Horri i Bulevardit says:

          O plehre berishiane, ky qe nganjehere duhet te merret me qelbesirat berishiane si ty, sja ka nevojen as kerkujt, une more qelbesire berishiane, kam firmen time ne perendim, ku kame te punesuar me shume se 25-persona dhe e nxjerr buken e gojes me djertime, dhe ska qeveri shqiptare qe te me kompromentoje, qofte ky edhe Edi Rama.
          Edi Ramen e respektoj dhe kam besim tek ai ne 100% te ato vendimeve qe merr, se ai mendon si une, ben ate qe edhe une do te beja, po te isha ne vendin e tij, Edi Rama mendon si te gjithe bashkemoshataret e tij te rritur ne Tirane dhe ne qytetet kryesore te Shqiperise, kemi te njejtat bindje, kjo eshte ajo qe na bashkon me kryeminstrin Edi Rama, por ti ske si ti kuptosh keto more qelbesire berishiane, se ty per te ardhur prinderit e tu maloke ne Tirone, do ti duhej te nderronin kundrat dhe cizmet disa here, deri sa te hynin ne asfaltin e kryeqytetit dhe perseri aty na e felliqnit ate shatriva qe kishim duke lare kepuce dhe surratin.
          Ti more feliqesire berishiane, ske si ta kuptosh as Edi Ramen dhe as bashkemoshataret e tij, se kemi jetune dy bote te ndryshme, qe ti boten tone as se ke imagjinuar ndonjehere se si ka qene.
          Natyrisht replika me ty do te ishte injorimi.

          1. arianita says:

            safet po ske pun tjeter po mjes drek dark merresh me ramen dhe me komnetusit ??? sha njerin sha tjeterin

            safet me degjo mu pi nje got kamomil qe te qetesohesh se qe kur te ka dal ne pencion sali komunisti ke fillu me u marr me komentusit (shqiptaret) dhe jo me me ramen, fiks si saliu!! dhe ai me shqiptaret e ka tashme inatin dhe jo me me ramen

            sa per ramen un nje lexuse e rregullt neutrale si shum te tjer ketu po te them qe edi rama dhe ai sali plera jot JAN NDRYSHE ME KILOMTRA LARG!!

            PACKA SE KRITIKOJ NDONJE HER EDHE VEPRIME TE EDI RAMES SE ASNJE NUK ESHT PERFEKT (PIKERISHT KRITIKAT DUHEN)I THEM ME SHPIRT FALEMINDERIT QE EKZISTON SE VETEM EDI RAMA DJALI I KRISTAQ RAMES MUND TE BEJ DICKA PER SHQIPERIN. DERI TANI CDO GJE PO E BEN SIC KA PREMTUAR DHE NESE ESHT GJITHMON NE KET VIJ KJO MAZHORANCE ATEHER SHQIPTARET DO JETOJN ME NE FUND SI EURUPIAN DHE JO ME ME NORMA BARBARE ALLA BERISHIANE!!

    3. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

      safeti, je injorant. Mire ja ka bere edhe nqs e ka firmos varjen ne litar babai i Rames, harruat ju, se Berisha i vidhte votat si Enveri? Ik mor legen dhe bej nje kurs per te qendruar larg injorances.

    4. Be-X says:

      o Safetexhi,
      lere te kaluaren, edi rama ka dhene prova qe ben per SHQIPERIN dhe jo si SALEHU qe ka bere vetem per “FAMILJEN”.nuk e di ku ha buke ti o Safetexhi, por MEDIOKER je ti tani, nese e kupton dhe se cfare do te thote kjo fjale.
      dhe shko e fillo shkollen fillore se shkruan me aq gabime sa do te te heqe dhe te drejten e te shkruarit, ate te te llapollogjise do ta le.

    5. fatmiri says:

      O safet, te hengert mortja, pse te kane plase sy e veshe se çfare behet. Nuk e sheh qe Shqiperia ka qene katrahure dhe kerkon te rimarre veten?

  2. XHINO says:

    O SAFET O QELBESIRE

  3. demokracia says:

    Ky Safeti perpunon jashteqitjet e Saliut dhe i nxjerr ne gaezete dhe jo atje ku e kane vendin. Kete e tregon edhe bastardimi qe i ben gjuhes shqipe.

  4. viol says:

    kristaq rama ka qene nje zotni bure,ka jetuar tek pallatet afer ures te shkollla v shanto,ka qene nje bure i nderuar,i respektuar,njefamilie e edukuar.ate qe i beri salushi as asmi nuk e ben vodhi,vrau te pa fajshem me duar ne zhepa ne mes te dites,pa i hyre there ne kembe,jo vetem kjo po ka filluar te kendoi ne face si zog gomari ne kohen e monizmit njerezit punonin se deshen te hanin,futeshin ne parti shum pa deshire po ishte nje metode e mire per mbrojtien e families te gjith nuk futeshin ne nje thes pshm njerez karierist e kane perdorur testen e partise per te eleminuar kush i dilte para pd me saline u be me keq se partia e punes,eleminoi,asgjesoi,vodhi,vrau fali dhe saliu udheqesi qe shkateroi cdo gje,i la njerezit pa pune,prishi fabrikat duke mashtruar qe shqiperia do behet si zvicera duke krijuar piramidat te cilat e shkateruan vendin,saliu eshte nje moshe qe kur te flase te kete me te vertete respekt,ai ben te kunderten shan dhe mer ne goje njerez qe nuk jetojne e shpif si per kristaq ramen,koleken qe si ka dale ose degjuar emeri per te keq, ne ate kohe njerezit,punonin duke ju pershtatursituaten qe ishte,ketyre personave qe spo ju le reat as ne var ju versulesh kot me ato shpifie te ndyra per vec teje te tjeret kane respekt per z kristaq rama dhe z spiro koleka,ate qe te perkrain ty salo jane spiuna kriminele.perpara drejt fitores ne KORCEN E BABAIT TIM DHE TIMEN

  5. Baba says:

    Edin e kishim komshi,prinderit e tij Kane qene si 2 yje,kur I shikoje njeri me I mire se tjetri, cift ideal, intelektual me shume paraqitje.

  6. petrit says:

    C mirzinjt,skizofrenet,injoranca po mundohen,te kacavjerren ne majen e malit te drejtesise,qe poulli shqiptar,e ndertoi me voten e tij me 23-qershor te 2013-tes..

  7. poshte safeti says:

    o safet na çave trapin mbylle ate hale’ se nuk te durojme me

  8. "BALASHI" says:

    E po te krahasosh Kristaq Ramen me Ram dhijarin duhet te kesh trurin e nje marifetçiu alias Safetçiu.

  9. trust says:

    ce nga presheva e deri ne kruje se tr nuk e perziem se jan dylebera si punna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje