Panariti: Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë kontrolle për helmin në perime

1 Nëntor 2013, 09:33Sociale TEMA

Dy ditë më parë, autoritetet malazeze bllokuan një kamion shqiptar me rreth 760 kilogramë kastravecë.

Në këto kastravecë, nga kontrollet shkencore, u konstatua një nivel më i lartë se normat e lejuara të pesticidit “Spiroxamine”.

Për gazetën “Dita”, ministri e Bujqësisë, Edmond Panariti është shprehur se nuk ka kurrfarë kontrolli shtetëror për mbetjet në produktet bimore.

“Një plan i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë në dijeninë time. Madje kjo është një direktivë e bashkimit Evropian, një kusht që ne duhet ta përmbushim duke hartuar këtë plan masash. Ju premtoj se shumë shpejt, pa mbushur unë 100 ditë në zyrë, ky plan do të jetë gati, funksional dhe i detajuar”, tha Panariti.

Sipas tij, as para viteve ’90 nuk ka pasur plane kontrolli për mbetjet bimore.

“Jo, nuk rezulton se ka pasur. Prej kohësh është krijuar një ide  në publik sikur atëherë konsumonim produkte “BIO”, por po ju them se nuk është kështu. Janë përdorur shumë pesticide jashtë normave, mos harroni se në atë kohë kishte më shumë emergjencë, pasi kishte mungesa në ushqim dhe realiteti dhe cilësia në produktet bimore nuk ishte ashtu siç përflitet pavarësisht sot. Janë përdorur dhe atëherë pesticide me rrezikshmëri helmuese jashtë normave”, theksoi Panariti.

9 komente në “Panariti: Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë kontrolle për helmin në perime”

  1. Liridon says:

    Pune te mbare.Teoricienet e “Cekut Bardhe”,nuk u ngopen duke e shkateruar ekonomine shqiptare,por paskan dashur te na shkaterojne edhe gjenetikisht.

  2. Kritiku says:

    Pushtimi i qyteteve nga shpellaret eshte pushtimi me i eger qe i ka ndodhur ketij vendi. Babezia dhe injoranca e shkalles me te larte, shkaterruan jeten e njerezve te thjeshte. Kjo babezi kriminale eshte aq e ngulitur thelle ne mendjen e disave sa qe as nuk duan te dine qe ajo qe ata bejne u kthehet atyre mbrapsh. Nje dite ne mos direkt ne tavolinen e tyre, do te shfaqen keto prodhime me helme, ne tavolinat e te aferme dhe miqtve te tyre. Kaq te papegjegjshem jane kriminelet shqiptar, duke u nisur nga injoranca shume e theksuar e nderlikuar me nje ndjenje kriminaliteti po aq te theksuar.

  3. gozhda says:

    o panarito a ke honger ndonjehere kastravec ne shqiperi jeton ti qe nuk i di keto gjera qe kane vite qe perflitet ky lloj fenomeni ne nuk jemi ne kine as ne brazil ku mund te gjesh akoma fise te ndryshme te pazbuluara jetojme ne shqiperi me 28 mije km katror megjithese trecereku eshte zone malore vetem ju nuk e dini vendin e kultivimit te kastravec deputetit,ky eshte nje problem teper delikat dhe duhet vene ne rendin e dite kontrolli mbi keto fermere maskarej.

  4. Gezimi says:

    Duhet urgjentisht te kryhet kontroll jo vetem te perimet, por dhe te te gjithe artikujt e tjere ushqimore (buka, mishi, etj, etj). Jemi ne dore te matrapazeve qe, duke mos patur shtet, po bejne si t’ju vije per mbare! Kjo duhet ndalur me cdo kusht!

    1. Alb says:

      Kontrolli mbi sasine e pesticideve dhe te plehrave kimike nuk behet me “plane” brenda 100 diteve ajo behet me struktura te perhershme dhe efiçiente.

      Struktura per keshillimin (extention) e fermereve ne lidhje me problemin e siperpermendur por edhe me paisjen e bujqeve-fermereve me informacion mbi çmimet e teknologjine eshte ngritur qysh ne 1992 nen kujdesin e SARA e cila ka ka qene shume aktive ne trainimin e specialisteve ne Ministrine Bujqesise dhe Ushqimit. Ajo Drejtori e cila quhet edhe sot e gjithe diten “Drejtoria e Extention-it” eshte drejtuar nga nje grua, e cila ka qene e imunizuar nga politika (ky do ishte nje fat per bujqesine) dhe ka dal ne pension si drejtoreshe e asaj drejtorie. Pra ka drejtuar keshillimin e bujqeve me struktura te shperndara ne menyre kapilare deri tek fermeri i fundit, madje gjate gjithe kohes ka qene nen asistencen e huaj…

      Problemi eshte: Sa efiçiente ka qene kjo drejtori dhe sa vullnet politik ka pasur, sepse te mbetesh Drejtoreshe ne ministri 20 vjet, duhet te jesh nje person shume i perkulshem…dhe sa dashuri per te bere pune, sepse dashuria per punen eshte nje E MIRE PUBLIKE, qe s’ka rroge qe e shperblen.

      “Per fatin tone” si shtet a si shoqeri, jemi jo vetem te perkulshem, por BALTE qe te na shkelin me kembe lloj lloj leshkosh, qe shkojne e vijne ne krye te Dikastereve, mjafton, qe ate te shkrete pune ta mbajme e te hame e te…bejme ritualin fiziologjik, qe ben çdo kafshe mbi toke.

      Sot kam lexuar edhe intervisten e nje personi, te cilin nuk e njoh si ekspert te “PRODUKTVE BIO” por si aktivist partie, i cili ka direkt konflikt interesi me ate qe thote, por qe ka te drejte vetem ne nje pike: NUK KA NEVOJE TE ZGJEROJME SIPERFAQEN E TOKES SE COPEZUAR dhe ketu ndahem me logjiken, qe ai ndjek sipas interesit te tij personal (DUKET SE SYNON AKU) nderimi i personave nuk eshte zgjidhje per te zgjidhur çeshtjet pasi edhe OFICERI qe eshte ne krye te AKU ka konflikt interesi direkt pasi eshte TREGTAR FRUTA PERIMESH, por jo vetem kaq (KA NJE LOBING TREGTARESH TE KOMPANIVE USHQIMORE ME QENDER NE DURRES ME RRENJE QYSH NE KOMUNIZEM SI ATASHEH TREGTARE NEPER AMABASADA; TE CILET MBETEN NE ATO POZICIONE DERI SA DOLEN NE PENSION?!DHE AKOMA VAZHODOJNE TE KENE LIDHJE DIREKTE ME POLITIKEN; me keta njerez lidhet edhe emerimi i ish DREJTORESHES se JEMIN GJANES Valbona Paluka).

      AKU do te funksionoje dhe mund te funksionoje nese do te çlirohet nga thonjte e ketyre MONSTRAVE qe hengren Enver Hoxhen (ne ate kohe fusnin ora e sende te ndryshme per te bere tregti personale dhe per fatin tone te parashkruar, si nje vend i mbushur me agjente grek e serbe e turli llojesh, vete Enveri i dergonte si perfaqesues neper ambasada persona me origjine greke, pra anti-shqiptare).

      Personi qe ka dhene interviste tek gazeta Dita, “enderron” te mbushe mendjen e dikujt, duke na treguar gjepurat e “produkteve Bio”, te cilat nuk mund te mbeshteten nga arka bosh e ketij shteti te shkermoqur, prej monstrave me tendence antishqiptare, dhe jo vetem prej arkesh bosh, por edhe prej DETYRIMEVE QE RRJEDHIN NGA MAREVESHJA E NENSHKRUAR PREJ QEVERISE SE FATOS NANOS, ME OBT, e cila na ndalon te perdorim BOXIN BLU pra shteti ndalohet te investoje ne bujqesi, por te perdorimBOXIN E GJELBER, qe do te thote vetem disa shpenzime marketing, duke perdorur me zgjuarsi dhe nikoqirllek nje fond te caktuar per te promovuar bujqesine shqiptare dhe per kete babezi ka sakrifikuar njerez hallexhinj, te cilet e kane ne mish e ne gjak drejtesine ne pune, duke vendosur njerez partiak per ta bere rrush e kumbulla ate fond….Sot po zhvillohet nje “PANAIR VERE” TEEK PEDONALJA…..

      Debati per produktet bio duhej te kishte filluar shume vite me pare me seriozitet e pasion, kryesisht nga UNIVERSITETI BUJQESOR, por qe nuk ka ndodhur sepse babezia nuk njeh kifij…Kjo nuk mund te vije nga politika, por nga PROFESORE TE DASHURUAR PAS PROFESIONIT DHE ATDHEUT..

      Politika mund ta ndryshoje situaten, duke vene veton, por aktualisht eshte nje enderr ne sirtar…..sepse fondet per bujqesine sot duhet te jene “O”, dhe Kryeministri i vendit duhet ta kete ne koken e tij ne menyre taksative, se çdo alokim fondi, per MASKARENJTE E KONFLIKTEVE TE INTERESIT eshte nje shkelje ligjore.

      Fshataret duhet te keshillohen te punojne me çdo mjet token e tyre e te kujdesen te mos i hedhin mbi masen e duhur pesticide e plehra kimike, sepse do vet helmohen e do te ndotin ujerat e ajrin, qe ata vete pijne edhe thithin.

      Jane harxhuar para pa fund “per te kryer studime mbi konsolidimin e toke” ne menyre kriminale per te pervetesuar para te donatoreve te ndryshem, te cilat jane borxhe per tu lare dhe jane shpenzuar energji specialistesh pa mbeshtetje politike edhe per ti perdorur studimet per te mare ata vet TITUJ PROFESORE, duke i botuar keto studime si vepra te tyre (pasi kishin ne dore, qe ne fund te studimit, te vendosnin emrat e tyre dhe jo te specialisteve “naive”).

      Ka ardhur koha te themi hapur se nje buburrec nuk mund te behte elefand, por te jetoje jeten e tij te bukur prej bubureci.

      Pra ngastrat e vogla nuk mund te behen te medha, madje ato do copezohen me tej nese nuk ve dore shteti, sepse vellezerit martohen dhe duan jo vetem te ndajne token, por edhe kreherin ne eshte e mundur…

      Ajo pune gjusmake, per te perafruar legjislacionin mbi ushqimin e bujqesine me ate te BE duhet te meret seriozisht (por nuk ka shanse)…

      Ne do te mbetemi ketu ku jemi ose do te vazhdojme te kalbemi deri ne humbjen e IDENTITETIT si komb, nese politika nuk do te largoje duart nga KRIMI EKONOMIK. Kjo eshte e verteta… le ta “pijme helmin” deri ne fund..

      Nese ne krye te AKU vendos vete KRISHTIN, qe diten e pare do te perplaset me MINISTRIN E BUJQESISE nese ai nuk eshte “NJERI” sepse Profesor Dr. e sqarova me larte si jane bere te gjithe…edhe ata qe jetojne edhe ata qe sapo jane larguar nga kjo bote….

      “KONDRAPEDALE” nuk do te kete me, sepse konformizmi eshte ne mode per te mbijetuar….

      Politika te mos luaj me njerezit as me intervista boshe, e asm me tituj pa vlere.

      Me plot respekt per kete popull te shumevuajtur e te politizuar deri ne koce!!!

  5. Zhermeni nga Badeni says:

    Foto e hatashme ajo ilustruesja!
    Ato rrotat e trangullit te prer duken sikur rtotullisen
    Po ku po shkojn valle
    Ngjajn si deputetet e Sales duke shku per n Kuvend
    Po Sala ku esht?
    Ai osht ….. trongull komplet!
    Haaa aaaaa laaaa salaaaaaaaa…!!!!

  6. landi says:

    Pasi vodhën dhe shitën çdo pasuri publike për tetë vite me radhë, ata të dy kanë konsumuar në fshehtësi edhe një krim kombëtar, me pasoja fatale për jetën e qytetarëve. Bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Arben Imamin, të cilët kanë urdhëruar depozitimin e mbetjeve të rrezikshme radioaktive në Malin me Gropa, duke helmuar tre lumenj, Erzenin, Selitën dhe Lumin e Matit. Aksioni i grumbullimit të mbetjeve të rrezikshme është nisur nga Fatos Nano në vitin 1999, por është çuar më tej nga Sali Berisha deri pak para se të largohej nga pushteti. Në Malin me Gropa janë hedhur jo vetëm lëndë kimike radioaktive, por edhe mbetjet nga procesi i demontimit.
    Ndërkaq, Mali me Gropa është burimi i ujit të Selitës, i cili shërben për banorët e Tiranës. Po ashtu, nga lëndët radioaktive janë ndotur edhe Lumi i Matit dhe ai i Erzenit. Skandali qëndron në faktin se për grumbullimin e mbetjeve është zgjedhur një basen gëlqeror, ku uji depërton shumë shpejt. Qeveria duhet të kishte zgjedhur një basen argjilor ku uji mund të depërtojë pas shumë vitesh. Ndërkaq, skandali është denoncuar edhe nga ambientalistët. Ambientalisti Sazan Guri, ka deklaruar se mbetjet kimike të hedhura në Malin me Gropa kanë pasoja të rëndë për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. “Armët kimike që janë shkatërruar, kanë formuar mbetje kimike të rrezikshme. Demontimi i municioneve, duke filluar që nga viti 1999 e deri më tani, janë bërë pa studimin më të vogël, për zgjedhjen e një sheshi për t’u depozituar. 200 mijë tonë municione ka asgjësuar ky vend në këto 15 vjet. Janë rritur me 200 herë sëmundjet. Çështë Mali me Gropa? Është burimi i ujit të Selitës. Në këtë mal janë shkarkuar me mijëra ton. Uji është ndotur. Kemi të bëjmë me këto mbetje kimike. Armët kimike janë shkatërruar në Malin me Gropa. Ky mal është një basen gëlqeror dhe ujëmbajtës, ku burojnë tre lumenj, Mati, Erzeni dhe Selita. Mbetjet mund të shkonin në malet argjilore prapa Kavajës, por këta i kanë rënë më shkurt”

  7. LUSHNJARI says:

    Nuk dua te debatoj por kjo qe na shkruan ministri jon i ri eshte nje turp dhe duke ber te pa diturin na merr persiper per te ardhmen. Jo zoti minister kete qe ne Shqiperi perdoren pesticide te ndaluara me ligje e dine te gjithe,qe ne shqiperi nuk respektohet (carenca) koha qe prodhimi duhet te konsumohet mbas nje trajtimi e dine te gjithe,qe ne pikat e shitjes te pesticideve dhe plehrave kimike (se nuk jane vetem pesticidet (helmet) qe i quajme ne por rrezikshmeri te larte kane edhe plehrat kimike sidomos nitrati amonit dhe disa stimulante ose hormone) qe te ne perdoren pa kontroll dhe shiten ne moden me te keqe qe munde te imgjinohet,qe trajtimet kimike kryhen jashte cdo normative e nga persona te pa autorizuar e me mjete te pa siguruara kete e dine te gjithe. Z. minister ti ke nje drejtori ne kabinetin tende me specialiste te perzgjedhur qe ne i paguajme per parandalimin e ketyre fenomeneve dhe jo per marrjen e monopoleve te bashkepunimit me firmat prodhuese te ketyre preparateve,pa interesohu dhe na njofto se per llogori te kujte punojne keta specialiste qe ne mengjes paraqiten ne pune ke ti dhe mbas dite shesin pesticide ne pikat e tyre. Z.MINISTER na merr shembull se edhe me pare nuk kishte kontrolle pa interesohu se me se merresh ALBKONTROLLI. Z.MINISTER merru me detyren qe te kane ngarkuare jo me te shkuaren se ne e dime mire vere ne pune drejtorit perkatese dhe deno shkelsit, NE PRESIM QE TE PERMIRSOHET SITUATA JO TE SHIKOJME SE SI BEHEJ ME PARE KEMI BESIM TE JU NDAJ VEPRONI SIPAS LIGJIT.

  8. ari says:

    nuk ka me prodhime bio ne asnje vent, puna eshte qe ato pesticidet mos te jen helmuse. dhe nje gje duhet ta dim dhe vet se ne janar domatet dhe kastravecat po nuk i holle pesticide nuk piqen. duhet te konsumojm vetem kur kan stinen se per ndryshe nuk do na ngrihet me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje