TemA TV/ Ahmetaj: Raporti i “Doing Business", pasojë e qeverisjes së Berishës (VIDEO)

31 Tetor 2013, 11:28Sociale TEMA

Pozicioni i Shqipërisë në Raportin  “Doing Business” është shumë shqetësues. Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, cilësoi si më problematik faktin e përkeqësimit në treguesin e respektimit të kontratave. Sipas ministrit Ahmetaj, fajtore për këtë gjendje të vendit është qeveria Berisha.

Duke mos paguar kontratat dhe shërbimet e kontraktuara, ish-qeveria jo vetëm që u ka lënë shqiptarëve mbi 600 milion dollarë borxhe të fshehta mbi kokë, por siç duket nga ky raport, ka larguar edhe investitorë potencialë me anë të praktikave korruptive dhe të papërgjegjshme. Nëse e përmbledhim raportin, ajo që del qartë është se qeveria e shkuar ka cënuar thellë raportin e besimit me komunitetin e biznesit. Dhe ka shkuar madje edhe më tej, duke u bërë shkaktare kryesore e problemeve ekonomike që po kalojnë bizneset e vendi. Qeveria jonë ka marrë mandatin për të adresuar menjëherë këtë situatë kritike. Ndaj dua t’ju siguroj se ky raport dhe të gjithë raportet e tjera ndërkombëtare do të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që të fillojmë menjëherë nga puna për të përmirësuar imazhin e vendit dhe marrëdhënien me komunitetin e biznesit” tha Ahmetaj.

Ndër të tjera Ahmetaj ftoi të gjitha bizneset e huaja që të vijnë të investojnë në Shqipëri, sepse tashmë ka filluar të funksionoj shteti i të drejtës, raporton “Ora News”.

Në sajë të të dhënave që janë mbledhur deri në Maj të vitit 2013, ekipi i “Doing Business” e ka klasifikuar Shqipërinë në vendin e 90 nga 189 vendet që janë vlerësuar në këtë raport. Kjo është një humbje prej 5 vendesh krahasuar me një vit më parë.

1 komente në “TemA TV/ Ahmetaj: Raporti i “Doing Business”, pasojë e qeverisjes së Berishës (VIDEO)”

  1. Genci says:

    Ky minister shkresen e pare qe ka bere ka qene prishja e kontratave te ligjshme e flet tani per krijim klime per biznesin Nuk ka me hipokrizi se kjo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje