Janë prezantuar sot në kryeministri, drejtori i ri i Teatrit të Operas dhe Baletit Ilir Kerni dhe ai i Galerisë së Arteve Artan Shabani.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama premtoi një reformë rrënjësore si dhe mbështetje për projektet në kulturë dhe art.
“Ju siguroj për angazhim tim të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë projektet dhe planet tuaja dhe të dy institucioneve tona të mëdha. Jam po aq plotësisht i angazhuar për të mbështetur një reformë tërësore të sistetimit tonë të kulturës dhe të artit ku sot preken gjurmët e një rrënimi. Po të mos ishit ju njerëzit e talentuar politikat rrënuese kulturore të gjithë këtyre viteve do të kishin shkretuar gjithë kulturën dhe artin tonë” tha Rama.
Rama vlerësoi edhe punën e ministres së kulturës Mirela Kumbaro ndërsa kërkoi bashkëpunim me artistët për të shënuar një faqe të re në kulturën e vendit.
“Unë kam besim se nën drejtimin e ministres Kumbaro, me bashkëpunimin tuaj dhe përmes dialogut ne do të hapim faqe të re të qeverisjes sonë të kulturës, për rritjen e cilësisë së produkteve kulturore dhe artistike. Sot dua ta felenderoj ministren për vizionin, për vullnetin e fortë dhe punën mbresëlënëse që ka nisur duke hedhur piketat e një reforme rrënjësore” u shpreh Rama.
Nje kerkese per Ministren e Kultures: Ju lutem nje uniforme e denje per zonjat dhe zoterinjte cicerone ne Muzeun Kombetar dhe ate te Krujes, kostume dhe kemisha dhe me emblemen e institucionit perkates, dhe mundesisht njohje e anlishtes si minimum dhe te jene te hapura 7 dite te javes, te shtunen dhe te dielen le te punesohen part time apo edhe mbi baza vullnetare apo stage,studente te arteve dhe ata te historise, qe e kane pasion dhe te trajnohen per te ardhmen. E njetjta gje edhe per Galerine e Arteve.
……..sa ironike tingellon ky prezantim nga ana e Rames, tani kryeminister…..me kujton kohen kur si minister kulture, i nxori me shqelma nga greva artistet nga ky teater……
A mund te na sqaroje z. kryeminister se çfare “rrenimi” ka ndodhur ne kulture keto vite? Dhe konkretisht çfare do te behet per ta sheruar?