“Në 22 nëntor, të gjithë duhet të kthehemi në vullnetarë për të pastruar Shqipërinë nga mbetjet”.
Kështu deklaruan ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dhe eurodeputetja, Tanja Fajon në një konferencë të përbashkët për prezantimin e nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.
Kjo nismë vjen si propozim nga shoqëria civile, duke gjetur edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare, si një aktivitet masiv i cili synon të kthehet në traditë në të ardhmen.
“Jemi shumë të lumtur që do të jemi pjesë të kësaj nisme. Për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian kemi ende disa gjëra për të bërë; kemi nevojë për ligje apo institucione më të mira, por ka diçka për të cilën nuk kemi asnjë justifikim: Të pastrojmë shtëpinë tonë!”, tha Veliaj.
Ai shtoi se janë katër ministritë që do të angazhohen në pastrimin e Shqipërisë në 22 nëntor: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
Në këtë aksion do të përfshihen të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, si dhe do të mobilizohen të gjitha shkollat dhe universitetet.
“Arsyeja pse kryeministri propozoi datën 22 nëntor për realizimin e aksionit është nevoja për t’i paraprirë festimeve të 101 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë për të pritur Shekullin e ri të Shqipërisë së Pavarur se sa duke e pastruar atë”, vijoi Veliaj.
Nga ana e saj, Fajon u shpreh e lumtur për interesimin e opinionit publik shqiptar ndaj kësaj nisme dhe i ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që në datën 22 nëntor t’i bashkohen vullnetarëve për të pastruar mjedisin nga mbetjet.
“E dua Shqipërinë! Ajo ka shumë bukuri natyrore, prandaj duhet të mbledhim forcat për ta pastruar e për ta bërë edhe më të bukur”, nënvizoi Fajon.
Ajo theksoi se prej tre vitesh, Sllovenia është një nga vendet shembuj të kësaj nisme.
“Më shumë se sa një ditë ndërgjegjësimi, 22 nëntori do të jetë edhe një ditë sociale, ku njerëzit kanë mundësi të bashkëpunojnë dhe koordinohen me njëri-tjetrin për të pastruar mjedisin përreth tyre. Jam shumë e lumtur që qeveria shqiptare e ka mbështetur këtë projekt”, tha Fajon.
Lëvizja civile “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” është pjesë e lëvizjes “Let’s Do it World”, e cila është kandidate për çmimin “UN Prize” në fushën e të drejtave të njeriut për promovimin e një mjedisi të pastër në të gjithë botën.
Këtë nismë e mbështesin 107 shtete, janë organizuar 139 aksione pastrimi dhe janë angazhuar rreth 8 milion vullnetarë, të cilët kanë mbledhur mijëra ton mbeturina në të gjithë botën.
Bravo.Eshte koha te levizni ,te zgjoni kte popull nga letargjia e sehirllikut ,e lluxit rrethuar mga plerat .
Kudo ne shkolla e qytete duhet te merren iniciativa e pastrohet gjithcka .
Te dashur vellezer dhe motra, te rinj e te reja, burra e gra, kalamaje e kalamaçka, pleq dhe plaka, une i propozoj partise se data 16 tetor, 8 nendor, 17 nendor, 28 nendor, 29 nendor dhe 8 dhjetor ti shpallim dite vullnetare per ndertimin e …dheut!!
ligji dhe zbatimi i ligjit e pastron mjedisin jo fushatat
Nuk mjafton ligji, duhet edhe kultura dhe edukata e qytetareve.
Ne shkollat e Zvicres,i çojne femijet here pas here per te pastruar parqet.Nuk eshte se pastrojne ndonje gje te madhe,por ideja eshte te mesohen femijet me edukaten e mosndotjes se ambjentit.Do te ishte shume mire nqs praktikohej dhe ne shkollat shqiptare kjo ide.
Ja kane futur kot te dy. Po OJF ku do te marrin parate?
Nisma e duhur.
Uuuuuu keta te dy jane te asaj perralles qe ja cane barkun nuses se kryebashkiakut te kavajes dhe ja rrembyen femijen!!!! Si s’ju vjen turp qe dalin
Eshte kenaqesi per te gjithe shqiptaret e kulturuar dhe te qyteteruar te presin Evrodeputeten sllovene TANJA FAJON.
E cila ka bere gjene me te mire, ka bere gjene me te bukur qe me lobimin e saj dhe te grupit te saj ne Parlamentin Evropian arriti te heqe vizat shqiptareve ne Zonen Shengen.
Se po te ishte per politikanet dhe pushtetaret, per reformat qe kane “realizuar”, do tu deshnin edhe 100-te vjet te tjera.
Sepse si diplomateve, ambasadoreve dhe konsujve te ambasadave te huaja ne Shqiperi dhe pushtetareve tane nuk i interesonte heqja e vizave sepse e shikonin si objekt fitimi dhe pasurimi te gjithe dallaverxhinjeve, horrave dhe vagabondave qe mbajne rreth e qark politikanet dhe pushtetaret shqiptare. Dihet nga te gjithe shqiptaret e ndershem sa kushtonte marrja e nje vize sipas shtetit ku do te shkoje. TANJA FAJON, je e nderuar dhe e respektuar.
Kjo depudete e PE, ish gazetare realiste ka bere shume per vendin tone. Bravo Tanja Fajon.
Ne kohen e Enverit e kish me detyrim qe cdo jave te pastronim teritorin per rreth vendit te banimit, punes
sa mirenjohes qe jemi vetem per te huajt ne shqiptaret… sikur te ishim po kaq mirenjohes edhe per njerezit tane, shume me ndryshe do te ishte…
Nuk e kuptoj dot kush do sherbeje per te pastruar territorin?! Ato nenat qe jetojne me 3000leke asistence e nuk kane buke per femijet? Te rrisi njehere nivelin e mireqenies qe i takon me shume kesaj ministrie e pastaj de bej scoop. Fillim i mbare! Ne 45 dite pune nuk ka levizur asgje me perjashtim de shkollave profesionale qe do kalojne ne vartesi te kesaj ministrie….. Nuk di gje a ka ndonje shtet te botes ku shkollat jane ne vartesi te Ministrise se Punes e Ceshtjeve Sociale????!!! Po te keni dijeni, mos na lini te vdesim injorante…..
…..mos vdis Mirelaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!
Ne pergjithesi jemi popull mosmirenjohes, gjithmone respektojme ate qe e na fut, qe na ngatarron, qe na intrigon, qe na shet etj, etj.
Ishte GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBEU, gjigand i popullit shqiptar, i thuhet se ka tradhetuar baba Sulltanin. Kane qejfe tradhetarin qe ka shitur Shqiperine ESAD PASHE TOPTANIN. Cfare NENE TEREZE, cfare ka bere per Shqiperine, ne nje kohe qe nga viti 1967-1992, feja ne Shqiperi ishte e ndaluar me ligje dhe ishim i vetmi vend ateist ne bote.
Tani, ka nje pjese qe duan nje tradhetar, nje shkaterrues, nje agjent i sherbimeve te huaja, intrigant, ngaterrestar, i pjerdhur dhe i rrjedhur nga te gjitha anet SALI BERISHES, nje horr dhe nje vagabond i pa skrupullt.
Teper i perkushtuar dhe rezultativ.
Bravo Veliaj..
Epo shqiptar jena mer jahu!
Skenderbeu po shqiptar ishte.
Shikoji emrin.Gjergj ,i krishter,Kastrioti,kastër,ngastër,Mallakastër,cop toke qe punohet dhe mbillet me grur,miser,…pra mbiemer shqiptar,dhe Skenderbeu ,superemri i tij osht myslimon.
E car na del gjergj skender beu!?
Jo cfar tha Enveri me te tijt,per ta ngrit lart emrin e shqiptarit,emer skutash dhe nentoke.
Jo car thon myslot sot meqe skenderi i ktheu shpinen sulltanatit,e tradhtoi superfuqin e kohes,.A num i beri te njejten gje Bin Ladeni superfuqis kontemporane?Nga bashkpuntor amerikan ne ekstrem te kundert.
Kshtu edhe skenderbeu,hongri piu nga tryeza e sulltanit,ju ngref me dal me vete,i rrasi derrin tyrqve dhe u arratis ne malet shqiptare ku vec zogjt dhe UFO t mujt me shku.
A boni gjo sknerbeu ne shqipni,a boni shtet shqiptar tip perndimor,si p sh shoqeria ne gadishullin Apenin,ku njerzit benin art,muzik,shkenc,kultur me Leonardo Da Vincin me shok,ku njerzit ndertonin qytete urbane fantastike…
Ça lesh boni skenderbeu?!
Vendi i arberve ishte nji kamping provizor cobanesh hajduta dhe vrasesa,me kasolla,dhe urrejtje kunder gjithckaje.
Dhe kryebanditi i bandes mbretnonte kete grup kacakesh qe me von u qusjten shqiptare,qe vjen nga fjala çakenj,çakall,çaketarë,…çapetare,shcapetare,shçipetare….
Pastrojeni ju lutemi shume nga Fatmir Mediu dhe rraca e tije se na ndoten Shqiperine.