Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka dhënë urdhër që të kontrollohen të gjitha marrëveshjet koncesionare dhe lejet minerare në rajonin krommbajtës të Bulqizës.
Qeveria e larguar me votë ishte akuzuar shpesh për shfrytëzim barbar të kësaj pasurie të vendit, me pasoja madje edhe dhjetëra minatorë të vdekur.
Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të bërë vlerësimin e aktivitetit minerar në Bulqizë.
“Grupi do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar.
Kontrolli përfshin gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të palicencuara që ushtrojnë veprimtari në këtë zonë. Në planin e punës do të jetë edhe kryerja e bilancit të rezervave të mineralit të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre, ashtu sikurse bilanci i realizimit të prodhimit të mineralit në vite, krahasuar ky me prodhimin e parashikuar në programet e secilës marrëveshje dhe leje minerare.
Grupi i punës do të shqyrtojë edhe realizimin e grafikut të investimeve të kryera sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe kushteve të vëna në lejet minerare,” thuhet në njoftimin zyrtar./ep
Ne Bulqize ndodhet banka me e pasur per shqiptaret !
Mire administrimi i saj,na krijon mundesine per t’ju larguar skllaverise se borxheve.
STOP te gjithe bandave, te dukshme e te padukshme te hajduteve!
gjeja me e mire qe mund te behej! Kontrolloni te gjitha shpellat qe kane hapur pa leje! Se del sikur kemi 100 galeri kur ne fakt aty vetem nje kompani qenka e license te tjerat jane jashte cdo ligji…
Ti kontrolloje te gjitha lejet nje e nga nje e ti japi nje zgjidhje finale mbivendosjeve se spo merret vesh se cfare po ndodh. nuk dihet se kush ka cfare ne nje vend me popullsi kaq te vogel sa bulqiza.
ti mbylli te gjitha e te lere vetem koncesionet e ligjshme
z. Minister, ne na shqeteson mosha e daljes ne pencion jo keto spektaklet e tua mediatike. Ne na duhet ulja e moshes se daljes ne pencion! Kjo eshte gjeja kryesore qe na shqeteson! Jo se kujt do te ja heqesh lejen minerale e kujt do te ja japesh…
do te doja sume qe te mbylleshin te gjitha keto vrimat e vogla te ketyre padroneve lokal te bashkive e komunave. nese do funksiononin mire sdo kisha verejtje por ngelen duke u aksidentuar njerez…
uroj shume qe te merren masa e ti fshijne fare keto lejet e vogla qe jane vetem per te krijuar probleme.
Aty do te gjeni nje MINIERE me abuzime!
z.MINISTER:Jeni shum te vonuar po hecni me hapin e breshkes dhe jo te kohes.Keni patur koh qe na korriku dhe sot te benit zbatimin sa me shpejt te ktyre qe thoni sot.NE votusit presim per dit ndryshimin nga ju ministrat dhe ekipi juaj.Pershendetje te sinqerta.
Ti e di qe qeveria u formua me 15 shtator dhe jo ne korrik? Pastaj nuk veprohet pa hetuar me pare se cfare ka ndodhur, kini pak durim o te shkrete se keshtu si e ka lene PD-ja shtetin nuk ke nga ta kapesh me pare.
ti nuk thua shyqyr qe u kujtua dikuh te beje nje kontroll? jo per gje por atje hiq ACR pjesa tjeter nuk figurojne as ne letra. gjej mal e shpo po bejne.
Absolutisht shteti duhet te rivleresoje koncesnionet e dhena per miniera e jo vetem por duhet te rikontraktoje kushtet per firmat dhe mardheniet me punonjesisht e nese nuk arrihet duhet kryer rishtetezimi i tyre.Gjithashtu duhet te rikthehen ne pronesi te shtetit edhe Hidrocentralet e shitura Kurum-it. Ndermarrjet strategjike duhet ti rrikthehen shtetti si pasuri Kombetare ne menyre qe te ardhurat te mbeten brenda vendit.
Jeni akoma ne opozite,po behen dy muaj,administrata po ajo.
teuta, paske hall te madh per tu futur ne pune ti. ne kemi hall se po vdesim nentoke nga plakja.
veproni shpejt nuk kini kohe.
Grupi i punes do funksionoje me se miri nese do te kryesohet nga kryeinspektoret qe sapo jane vene. kryehajduta
Zoti Minister. Ne Bulqize nuk can dot se e kan pushtu barbaret. Minierat harroji. Me mire meru me shpyjezimin qe i kane bere parqeve kombetare, apo nuk e ke ti ne dore ate pune?
ZGJOU GJIKNURI ZGJOU SE KA DAL DIELLI E PO NDRICON POLICIN,TATIMET,MIRQENIEN,SHENDETESIN,DOGANATE TJER.
Minjera e bulqizes eshte thesari me i madhe qe ka SHqiperia.E njohe mire ate vende.Mendimi im eshte qe miniera e Bulqizes te behet prone e shtetit SHqipetar.Pse te rrembejne pasurite tona te huajte?
Te siguroj qe te gjitha lejet dhe kon
cesionet do dalin te paligjshme.
Jane krimet e shemtuara qe kane ndodhur
ne Bulqize qe e vertetojne kete.
Po pastaj?
Te shetises kembezbathur mbi nje
miniere floriri.Kjo ka ndodhur ne vetem
ne Arnautistan.
Sepse nuk kemi pasur qeveri por klika
sunduese.
Te shpresojme te keta qe erdhen.
Une per vete besoj.
Z. Minister! Jane bere kaq shkelje e grabitje pa ligj saqe ju duhet te vraponi e jo te ecni. Deri tani po punoni shume mire, ne nje shtet te rrenuar e pushtuar nga barbaret.