TemA TV/ Më në fund një rezolutë Shqipëri- BE/ “Duam prova të qarta në luftën ndaj korrupsionit” (VIDEO)

29 Tetor 2013, 17:54Sociale TEMA

Më në fund pas dy vitesh mbyllet pozitivisht takimi ndërparlamentar Shqipëri- BE.

Këtë herë Komiteti i Stabilizim- Asociimit ra dakord që të nënshkruajë një rezolutë të përbashkët ku i bëhet thirrje BE-së që t’i japë statusin kandidat për Shqipërinë.

Kryetari i delegacionit të PE, Eduard Kukan, vlerësoi mbajtjen e këtij takimi në një moment historik për Shqipërinë.

“Ne në Parlamentin Evropian dëshirojmë shumë që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat, pasi ne besojmë që është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, tha ndër të tjera zoti Kukan.

Kukan vlerësoi dialogun mes forcave politike në Shqipëri dhe, si provë për këtë, konstatoi hartimin për herë të parë të  deklaratës dhe rekomandimeve të përbashkëta në historinë e takimeve të komitetit.

“Kemi pasur konsultim mes të dy palëve politike në Shqipëri. Kjo është një shenjë e mire. Vetëm duke ruajtur këtë dialog politik, kjo do ta ndihmojë vendin dhe shoqërinë për ato çështje, të cilat tashmë janë në tryezë. Kam mbresa pozitive nga diskutimi i çështjeve dhe nga miratimi i rekomandimeve të deklaratës në mënyrë të kultivuar në interes reciprok”.

Bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar për Stabilizim- Asociimin BE-Shqipëri, deputeti Taulant Balla, tha se deklarata dhe rekomandimet e përbashkëta të Parlamentit shqiptar dhe Parlamentit Europian lidhen me prioritete shumë të rëndësishme të angazhimit të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, të angazhimit të qeverisë së re shqiptare në funksion të përmbushjes së kritereve dhe objektivave në kuadër të kësaj aspirate historike.

“Do të ketë një angazhim maksimal për realizimin e reformave që do të sjellin si rezultat krijimin e një regjistri konkret suksesi, në luftën kundër korrupsionit, në rritjen e integritetit dhe pavarësisë së institucioneve si KLD, ILDKP dhe prioritete të tjera,” tha Balla.

Nënkryetari Aldo Bumçi u shpreh se opozita ka një qëndrim të qartë në lidhje më statusin e vendit kandidat.

“Ne besojmë se Shqipëria e meriton plotësisht marrjen e statusit. Për t’i shërbyer këtij qëllimi, ne përcollëm mesazhin që, ne jemi të aftë të kalojmë një deklaratë të përbashkët,” u shpreh Bumçi.

 

REZOLUTE

1. Përgëzoi të gjitha forcat politike për përgatitjen dhe zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe kalimin e qetë të pushtetit;

2. Konsideroi thelbësore mbështetjen e një dialogu të mirëfilltë politik, gjithëpërfshirjen dhe konsensusin mes të gjitha palëve në mënyrë që të arrihen kompromise si çelësi i progres në proceset politike;

3. Shprehu mbështetje e plotë për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, mirëpret dhe mbështet rekomandimin e Komisionit për dhënien e statusit kandidat në BE të Shqipërisë dhe i bën thirrje Këshillit të ndjekë këtë rekomandim pa vonesa; fton shumicën qeverisëse dhe opozitën që të mbështesin bashkëpunimin ndërpartiak dhe të kontribuojnë në miratimin e suksesshëm dhe zbatimin rigoroz të reformave kyçe;

4. I bëri thirrje Shqipërisë që të vazhdojë të japë rezultate në prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit të vitit 2010, në veçanti për sa i përket respektimit të shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithashtu duke krijuar një historik të qëndrueshëm të zbatimit;

5. Vuri në dukje një përparim në reformën gjyqësore dhe bëhet thirrje për përpjekje të mëtejshme për të forcuar përgjegjshmërinë, pavarësinë, paanësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë;

6. I bëri thirrje parlamentit dhe qeverisë për të ruajtur dhe për të nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kyçe të tilla si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Autoriteti i Mediave Audiovizuale, Instituti Kombëtar i Statistikave, etj;

7. Përshëndeti përparimin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht sa i përket zbatimit të legjislacionit anti-mafia, duke përfshirë konfiskimin në rritje të aseteve kriminale; vë në dukje se bashkëpunimi i policisë ndërkombëtare ka vazhduar të arrijë rezultate të mira në efikasitetin e operacioneve policore, arrestime dhe hetime; i bëhet thirrje autoriteteve të sqarojnë rolin e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm dhe Anti-korrupsionit dhe të rrisin kapacitetet në sa i përket mekanizmave në fushën e kontrollit të brendshëm, të sigurojnë Njësi të Përbashkëta Hetimore me burime të mjaftueshme për të përmbushur përgjegjësitë e tyre;

8. Ndërsa është bërë njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit, Komisioni shprehu shqetësim se korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz; bëri thirrje për një angazhim më të fortë politik për të bërë progres të qëndrueshëm në hetime dhe dënime, përfshirë rastet e korrupsionit në nivele të lartë dhe në rastet e provave të qarta;

9. I bëri thirrje qeverisë që të garantojë plotësisht respektimin e ligjeve të punës në sektorët publikë dhe private dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të sindikatave;

10. Përshëndeti marrëveshjen ndërqeveritare të nënshkruar nga Shqipëria, Italia dhe Greqia, në të cilën konfirmohet mbështetja e tyre për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik dhe memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e projekteve të gazsjellëseve Trans-Adriatik dhe Adriatiko-Jonian, nënshkruar nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia;

11. Theksoi nevojën për t’i kushtuar vëmendje të veçantë sektorit të energjisë dhe sigurisë se energjisë, duke përfshirë diversifikimin e burimeve të energjisë, bëri thirrje për përparim më të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, për zbatimin e plotë të legjislacionit mbi mjedisin dhe bashkëpunimit të ngushtë rajonal për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore; i bëri thirrje qeverisë që të ketë si prioritet ruajtjen e peizazhit unik natyror të Shqipërisë dhe zhvillimin e turizmit duke ruajtur mjedisin;

12. Ndërsa vërejti rritjen ekonomike në Shqipëri, ftoi autoritetet përkatëse të ruajnë stabilitetin makroekonomik dhe social, duke forcuar më tej mbledhjen e taksave dhe luftën kundër ekonomisë informale, të cilat janë të rëndësishme për kohezionin social dhe perspektivat ekonomike;

13. I bëri thirrje autoriteteve për të ndërmarrë veprime konkrete, në përmbushjen e kërkesave të BE-së, në respektimin e të drejtave të pronësisë, si një prej prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit të 2010-s;

14. Mirëpriti faktin që qeveria e re ka në përbërjen e saj gjashtë ministre gra dhe shpresoi që kjo do të reflektohet në shoqëri ku gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara.

6 komente në “TemA TV/ Më në fund një rezolutë Shqipëri- BE/ “Duam prova të qarta në luftën ndaj korrupsionit” (VIDEO)”

  1. 1 000 000 shqiptare. says:

    po te kishte ndodhur kjo ne kohe e koleres (keshtu e quan i madhi arben duka sali berishen)do te na ishin “care” ekranet e televizoreve nga shperthimet isterike te te tij.

    do na kish “dale” nga ekranet do na tromaskte kalamjte.

  2. luis says:

    Kuptohet se pengesa kryesore deri me tani ka qene vetem nje njeri dhe ky quhet Sali Berisha.
    Berishes europa dhe bota i dhane shansin ta drejtoje per nje kohe te gjate kete vend por ne vend te mirenjohjes ai bente elozhe ne sy te tyre dhe tregohej me fakte nje neodiktator ndaj c’do zeri kundra e vecanarisht ndaj opozites qe nuk i la kurre nje hapesire sado te vogel ne vendimmarrje,perkundrazi zbrazej me fjale fyese dhe shpifese,me vjedhje haptas te zgjedhjeve dhe te pasurise publike,te mosndeshkimit te hajduteve qe kishte rreth tij gje e cila e beri edhe vete europen te ndjeshme aq sa na mbajti per nje kohe te gjate lerg saj dhe qe me ne fund beren c’eshte e mundur qe te krijonin terrenin qe ky mos te qendronte me ne pushtet.
    Opozita e sotshme ka te tjera hapesira dhe doemos asaj i duhet te kontribuoje ose perndryshe te vetshkaterrohet sepse mazhoranca ka numrin e mjaftueshem per te realizuar c’do reforme,megjithate duhen falenderuar per arsyetimin qe po reflektojne pas ikjes se Berishes dhe kjo eshte nje shenje e mire.

  3. Lexues i TemA says:

    Iku Kolera = U hap dera!

  4. shkodrani says:

    Kjo rezolute ka nje vlere pozitive qe tani te pakten kemi komunikim normal me BE. POR ska noj vlere kushedi se cfare. Nuk ka ndodh noj gje e madhe por mese e vertete ajo qe thote 1milionshi. Po tkishte qene qoftelargu ne pushtet, do bente mitingje me cicat e ciljetes dhe administraten qe do thirrnin ” duam cica si e gjithe europa”

    1. Arbri says:

      O shkodran, mos thuaj qe nuk te pelqejne cicat e Ciljetes. Nuk kane gje te keqe ne fund te fundit. Edhe BE-ja i ka zili, nuk i takson ato… ?

  5. lan says:

    Natyrisht qe duan prova. EU nuk mashtrohet kollaj me veprime siperfaqesore dhe fjale boshe; nuk e ha sapunin per djath.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje