Kompetencat e dhëna nga qeveria Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar janë kundërshtuar nga opozita.
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, është akuzuar nga të djathtët se qeveria po shkel Kushtetutën dhe konkretisht parimin e të drejtës së pronës dhe atë të sigurisë ligjore.
Komisioni është shoqëruar me debate edhe për fuqinë që Këshilli i Ministrave i ka lënë task- forcës, sa i përket vendimeve që duhen marrë për ndërtime që janë bërë në zona me prioritet kombëtar, apo ndërtime ku është devijuar projekti fillestar. Sipas deputetëve të djathtë ekzekutivi po merr kompetencat e gjyqësorit.
Gjatë raportimit në komision, ministrja Eglantina Gjermeni tha se INUK tashmë ka të drejtë të prishë jo vetëm ndërtimet pa leje, por dhe ato me lejë ku janë shkelur rregullat e ndërtimit.
Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Genc Ruli, tha se: “me këtë ligj po i jepni INUK kompetenca që nuk i takojnë, nuk garantohet siguria e pronës, pra nëse dikush ka marrë një leje ndërtimi inspektori konstaton shkelje dhe ky ndërtim prishet? Jam me ju që ka kaos në territorin tonë, hajde bashkëpunojmë, por jo duke shkelur kushtetutën dhe ligjin”.
“Po i jepni vetes kompetencë gjykate dhe kjo është e rrezikshme. Nuk është e rrezikshme sepse jeni ju ministre, është e rrezikshme tendenca. Nëqoftëse ekzekutivi merr përsipër të bëjë edhe rolin e gjykatës, ne kthehemi në vitin 1945. Ju thatë këtu një frazë që është e tmerrshme, se do të marrë vendim task-forca, nëse ndërtimi është i ligjshëm apo i paligjshëm. Cila është task- forca? Task- forca nuk është gjykata speciale e vitit 1944, që vendos si t’i dojë qejfi, për çfarë t’i dojë qejfi pa pyetur askënd. Nuk mundet, ne kemi një kuadër ligjor në vend, i cili na çon në gjykatë”, tha deputeti demokrat, Sokol Olldashi.
Ndërsa sipas zonjës Gjermeni nuk i janë dhënë më shumë kompetenca, por janë unifikuar kompetencat.
“Kjo veprimtari është e strukturuar dhe koordinuar përmes task-force dhe duke pasur parasysh një hartë konkrete nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, nga ALUIZNI, nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, duke u koordinuar në lidhje me ndërtimet informale, vendndodhjen e tyre para se të bëhet realisht një ndërhyrje për prishje,” tha Gjermeni.
“Nuk janë cenuar të drejtat e individit edhe shteti ligjor në Shqipëri. Sigurisht që çdo individ, qytetar ka të drejtën administrative të ankohet dhe pastaj t’i ndjekë procedurat ligjore përmes Gjykatave. Çdo gjë që është bërë me këtë vendim të Këshillit të Ministrave është tërësisht e bazuar në Kushtetutë dhe në legjislacionin në fuqi. Nuk është bërë as ligj i ri, as është shpikur diçka e re,” tha Gjermeni./ep
Bo bo perseri as mish as peshk keta
policia arreston policine do shkoj kjo pune
Po prishni ato ne bregdet dhe jo ata qe Kane bere bag nje shtese se do dilni per lesh ne zgjedhjet e ardhshme! Nuk e kuptoni lojen e opoZites qe tu Armiqesoj me shqiptaret qe te vijne ata vet ne pushtet! Ata s’jane te sinqert se be nje ligj Perpara zgjedhjeve per kete Ndertime qe do legalizohen ato pas 2006 dhe vu shqiptaret qe degjuan edhe socialistet qe do I legalizojne! Ndaj moren vota! Tani pd do tha fus rames! Boll se do armiqesoni shqiptaret e shqiptaret te lerojne nenen per keto Pune qofshin edhe te majte! Ka probleme te tjera Shqiperia
he me lale e paske bo nji shtese me duket.
une per vete si kam rene ne qafe njeriu dhe skam bere shtese, si une mendoj eshte shumica, mbeshtes qeveriine e re qe te shkaterroje dhe prishe cdo shtese pa leje ti shkaterroje te gjitha.
Shume mire po bejne.
Shqiperia ti kthehet “Indititeti” ashtu sic ka qene – me rruge, parqe, peme, lule, fusha bujqesore …
E shame Enverin (qe kishte bere 65% te mira) dhe lame kete shpellar (me 100% te keqia) te shkaterronte, prishte, digjte, vidhte tokat dhe pronat e shtetit.
Prandaj sot qan dhe lengon Shqiperia.
PO mire durresi ne vitin 1990 ishte 60.000 banore. sot 400.000 mije.kjo zonjusha me kete popull qe ivestoj per 23 vjet do me bo nje sude tjeter.apo do pushtet.do prishim,sa vende pune , keni hap se per ato qe do prishish ti si qeveri, do pagush.ku jane leket e prishjes.
TURP TURP.
Gjithe debati behet per pallatin e Lulos ne Uje te Ftohte, Vlore. Ne fakt ai s’ka pushtuar vetem toke…. Ka pushtuar edhe det, nja 600 m2. Dhe per detin nuk u be nami. Sala desh t’u jipte grekeve 300 km2….
Shiko kushe e kundershton vendimin e qeverise GENC RULI dhe OLLDASHI QE KANE NGA 20 VJET NE QEVERI dhe me siguri u cenohet interesi per pasurine qe kane vene ne menyre te pa ligjeshme.Vazhdoni bjeruni hajduteve te cilet jane sjelle me pronat e Shqipetarve si malle pa zot.Kemi tashe 20 e ca vjet qe vazhdojme te bejme Dokumenta pronesije,e akoma nuke kemi marre asgje.Dosjet flejne ne komisionin e kthimit te pronave,ndersa drejtoret e ketije komisioni qe i kane sherbyer SALI BERISHES ngrihen ne detyre ne keshillin e larte te Drejtesise.
SHuli i gkate i do te gjitha pushtetet per vehte. Deri dje ka share Saliun, tani qe eshte ne pushtet ka qefe te kete shume pushtet.
Nje ish lokal i shtetit i ndare ne kater pjese nga ish punonjesit e saj me leter me grop!
Nje homosapiens pagoi dhe nxorri lejen duke e dyfishuar pjesen e tij ne dem te urbanistikes,ne dem te prones publike.Homosapiensi i dyte qe u kujtua pak me vonese,pagoi dhe shtoi vetem dy metra mbi pronen publike.
Dy te tjeret “rob Zoti” qe besonin ne drejtesi nuk kan levizur as edhe nje centimeter,por dyqanet e tyre qe tashme duken si kotece pulash,nuk kan pothuaj pune fare.Si i behet,te kater me te njejtin start,por me prona qe u rriten ne menyre te zhdrejte prej korrupsjonit shtetror qe sakrifikoi interesat private dhe publike per te fryre xhepat e tij.
Se si jan dhene lejet e ndertimit e dijm te gjith,pa u zbatuar asnje norme dhe rregull urbanistik.
Ne fakt,ne fakt,90% e politikaneve tane,99% e kryetareve te Bashkive,99% te notereve dhe 100% te pergjegjesve te hipotekave dhe kadastrave duhen rrasur mbrenda….ne fakt PD ben gabim fatal qe nuk i bashkohet te pakten,te pakten,te pakten……..te pakten pozites ne kete pike,por kundershton duke iu bashkuar atyre qe sollen anarshine urbanistike.Kjo esht tragjike per nje komb,per PD gjithesi qe shkon kundra interesave te shumices dhe shanceve te saj politike per ringritje.
Mbrojtjen e te keqes na e shesin si mbrotje te prones se shejte private.Mbrojn te keqen e tyre?-atehere jan dyfish mekatare.
U pushtuan oborret e shkollave,parqet e qyteteve,objektet sociale,
pyjet,lumejt,Deti,kodrat,malet dhe gjithshka publike duke e kthyer ne beton,ne nje masaker urbanistike me pasoja katastrofike sociale.
Bashkite nuk kan me prona,gjithshka u shit,kjo esht katastrofe,brezat qe vijn do ta pagujn shtrejt kete.Prandaj me mire vone se kurre.
Po shkruaj me emer e mbiemer te plote dhe jo me pseudonim, Ndriçim Metaj.
Une jam njeriu me i prekur ne Vlore persa i perket ndertimeve me leje te Bashkise se Vlores dhe kryebashkiakut Shpetim Gjika. Kete padrejtesi e shikojne perdite qytetaret e Vlores sepse ndodhet ne qender tek xhamia.
Edhe gazetare austriake e gjermane e kane trajtuar kete çeshtje neper gazetat e tyre.
Bile gazeta Tema ka botuar pjese nga keto gazeta.
Me vjen keq me botuesin Mero Baze, te cilit i kam kerkuar disa here ndihme per ta trajtuar problemin tim dhe asnjehere nuk me eshte pergjigjur.
Po te ishte ndjekur me seriozitet problemi im qysh prej vitit 2009 atehere do te ishte denuar me kohe Shpetim Gjika & Company.
Tani u lutem te mbyllin gojen si Sokol Olldashi, me te cilin jam takuar personalisht dhe me ka dhene “plotesisht te drejte”, por pa nderhyre me pushtetin e postit qe ai kishte ashtu edhe Genc Ruli.
Ketyre njerezve u ka ngelur veçse derdhja e vrerit per pushtetin e humbur.
Mero Baze, merr kontakt me mua dhe do te mbushesh faqet e gazetes me xhevahire te tjera.
o ndricim po ju vlonjatet jeni dhe rac e zgjuar po pse ketu do na i tregosh ti xhevahiret ne dhe historin tende? ka gjykata dhe njerz kopetenc per keto pune ketu jemi thjesht forum dhe sa japim nje mendim apo ske ku ta qash hallin dhe od tek ne lexuesit ketu por ne ste ndihmojme dot per ta zgjidh hallin thjesht japim nje koment te mire ose te keq
ca futen per gallat ketu dhe ca tamam ky eshte forum dhe si intereson njeriut halli jot por shko ka redaksi gazeta plot meqe ke qejf te botosh dicka dhe e kishe ber me kohe se gazeta ka pas gjithmon KY ESHTE FORUM DHE KAQ THJESHT JEPEN OPINIONE TE MIRA APO TE KQIJA KJO DUHET KUPTUAR NGA TE GJITHE
Mbase ke te drejte o Loli, por atij njeriu i jane shkelur te drejtat e jeteses. Edhe ti po te ishe ne vendin e tij do ta ngrije zerin ne çdo forum.
Korupsioni eshte i thelle ne kete rast dhe kete person te ndershem e mbyti mafia e ndertimit.
Po te ra rruga ne Vlore shikoje njehere dhe pastaj do te komentosh ndryshe.
Si do te veproni per ndertimet jashte rregulave publike qe kane ndertuar 3 vila brenda parkut rinia si dhe te dy klubeve te medhenj qe kane zptuar sheshin para stadiumit te qyeteti,apo I kane legalizuar keto me pislleqe!!1
Eshte shume e thjesht:
1) INUK te prishe te gjitha ndertimet pa leje.
2) Atje ku ndertimet jane me “leje” por qe cenohet plani urbanistik, te hetohet dosja, se si u mor leja, kush e dha etj etj, nqs konstatohen shkelje te prishet, nqs jo, ekziston mundesia e nje ligji specifik per prishjen e ketyre objekteve, duke pasur dhe votat per ndryshimin e kushtetutes, dhe pas prishjes kuptohet te demshperblehet pronari.
3) INUK nuk duhet te prishe asnje ndertim me leje, qofte dhe ata qe prishin planin urbanistik, nqs nuk konstatohet asnje shkelje ne proceduren e dhenies se lejes. Prishja arbitrare pa vendim gjykate, dhe per mendimin tim edhe me vendim gjykate e nje objekti per te cilin shteti shqiptar ka dhene leje, kam frike se na kthen ne vitin 1945 sic thote dhe Ruli. Shteti shqiptar, eshte i detyruar te demshperbleje kedo qe i prishet objekti me leje, te zgjedhurit e popullit e dhane lejen, populli le ta mbaje dhe koston. Arbitrariteti dhe autoritarizmi, qofte per “mire” apo per keq jane te dyja forma te qeverisurish qe na kthejne pas.
Rama dhe e maxhoranca e tij e kane thiken e kane dhe bostanin, le te blindojne njehere ligjet e shtetit, le te thiren dhe opozita per mendim, po duan ta japin voten ok, po nuk duan ska problem, 2/3 e popullit i kane dhene verditktin, dhe nuk mund te mbahen peng nga 1/3, kete e parashikon dhe kushtetuta. Nqs Rama krijon arbitraritet ne qeverisje, nuk do jete as me i mire dhe as me i keq si Berisha, do humbase legjitimetetin e qeverisjes, edhe sikur qellimet e tij te jene ne parim per te miren e Shqiperise.
Z. Rama nqs do te ndertosh Shqiperine, atehere filloje punen tende jo nga ndertimet pa leje, apo nga “egersia e policise perballe krimineleve”, jo nga godinat, dhe nga fasadat e administrates, po nga ndryshimi i mentalitetit te Shqiptareve, nga perforcimi i ligjeve dhe bindja e Shqiptareve se ligji eshte mbi te gjitha, pa autoritarizem, pa arbitraritet, vetem me zbatim ligji. Problemi jot me i madh nuk jane, as kriminelet e organizuar, as politikanet apo punonjesit e administrates te koruptuar, por mentaliteti i shqiptarit te thjeshte. Luftoni problemin tek renja dhe jo simptomat.
Që duhen prishur shpejt edhe disa ndërtesa të bëra me leje, por në kundërshtim me rregullat teknike dhe të urbanistikës, duhen.
Por kjo prishje do të ketë çmim të lartë për shtetin Shqiptar sepse shteti po ndryshon mendje, po prish atë që e ka lejuar vetë dhe ku ndërtuesi ka investuar shumë sepse shteti ja lejoi.
Kjo do të kushtojë para në gjykata, por është çmim që duhet paguar për të patur qytete normale pa ca përbindësha betoni.
Ruli e Olldashi, e dinë fort mirë si janë dhënë lejet, prandaj nuk janë personat e duhur për të kundërshtuar. Por prapë kjo vendos një precedent të rrezikshëm ku shteti kërcënon këdo që ka ndërtuar me leje, me prishje paraprake dhe ankim në gjykatë prapa. Kështu, i bie që sa herë të ndërrojë qeveria, punonjësit e rinj të INUK do të kërkojnë pjesën e vet tek ndërtesat e ndërtuara me leje.
me varosen per se gjalli bashkia e brojkes dhe policia ndertimore e qeverise nano. me rethuan me dy ndertine, para pallatit nje shtate katesh paleje kater metra larg dritares. pastaj nje tjeter ne anen e pasme me dhjete kate. per pasoje drita natyrale me eshte nderprere dhe duhet te mbaj driten elektrie 24 ore. luftova per te drejten time por humba. po kerkoja te drejten tek shteti i gangstereve.
as nuk behet fjale per lulishte e ambjente publike. pasi i vodhen te gjitha e fundit qe mbeti ishte varosja e njeriut per se gjalli.
ata na hoqen dhe driten e djellit.
e shikoni kush kundershton genc ruli, fytyre e ndyre.
jo mor zoteri keta monstra qe na semuren e na moren jeten duhen futur ne gryke te topit me i djeg me gjith lecka. qener, qener, qener, qener….
Alketa Po ne Qytetin e Korces Cfare do te behet per ndertimit pa leje ? Ka shume raste qe Policia Ndertimore ne Korce e drejtuar nga z?Ilir…… le shume per te desheruar .Se bashku me disa persona te tjere beme nje denoncim prane kesaj policie dhe ky zoteri ,e pranoi qe ndertimi ishte pa leje ,u mburr se do ti vinte problemit gjer ne fund dhe pastaj…..na percolli .Shkoni beni denoncimin ne Prokurori ,na tha.ose po te kini konflikt zgjidheni nepermjet Gjykates .Me te drejte na lind pyetja :Po kjo polici cfare ben ?Pse I shamanget kryerjes se detyres se saj?Pse fillimisht na tha se do ta zgjidhte kete problem dhe pastaj u terhoq ?A kemi ne te drejte te mendojme se dicka ndodhi gjer ne mengjezin e dites tjeter? Dhe dicka tjeter ,eshte detyra e Policise Ndertimore qe te mos lejoje ndertimet pa leje dhe kur I konstaton I takon asaj te perballet me rastet .Nuk e di ne se mund te marrin ndonje pergjigje nepermjet kesaj gazete.