Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka reaguar sërish për veprimin e djeshëm të policisë private, për ta larguar këtë parti nga selia e saj.
Sipas tij, PSD e ka fituar procesin gjyqësor për këtë godinë, por ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka tentuar që t’i largojë, pavarësisht vendimit të gjykatës.
“Kjo është inercia e qeverisë që humbi zgjedhjet dhe strukturat e saj në mënyrë të organizuar krahas vjedhjes së vendit, kishin programuar edhe grabitjen e selisë. Ish-ministri i Brendshëm tentoi të na largonte pa gjyq. Ka vetëm një gjyq mes nesh dhe pretenduesit dhe këtë e vërtetoni në Gjykatën e Lartë. Është në rekurs nga ana e atij që ka humbur. Vendim i formës rrëzon kërkesën për largimin tonë nga selia. Kur flet gjykata, hajdutët heshtin”, tha ai.
Gjinushi ka akuzuar për shpërdorim detyre drejtorin e Entit Kombëtar të Strehimit për aktin normativ të 5 shtatorit, që e futi edhe PSD si familje të pastrehë.
“Ta fusin PSD, një subjekt partiak, si të pastrehë, është absurde. Këtë vetëm Ylli Pajo e bën këtë. Ne jemi në listën e 5 shtatorit, figurojmë si të pastrehë. Hajdutët mbijetojnë, falsifikimi është i pastër”, tha ai.
Gjinushi ndërkohë ka thënë se Policia e Shtetit dje ka mbrojtur vendimin e gjykatës.
“Policia e Shtetit ka mbrojtur dje vendimin e formës së prerë të gjykatës, ku ne jemi palë me pretenduesit, ka mbrojtur pronën e shtetit sepse 2/3 janë shtet me vërtetime nga shteti. Ky nuk është pronari, ky është blerësi i blerësve dhe pronari nuk e ka të gjithë godinën, ka vetëm 1/3. Banditët vijnë në emër të drejtorit apo të përmbaruesve. Hajdut me letra, kurrë nuk keni parë, ja ku i keni”, përfundoi ai.
Policia e Shtetit: Ndërhyrja jonë, pas dhunës së privatëve
Ministria e Brendshme ndërkohë, ka risqaruar edhe njëherë konfliktin mes policive për godinën e PSD dhe arrestimin e tre punonjësve të shërbimit të Ruajtjes dhe Sigurisë Publike “AULONA POL-1″.
MB thekson se ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Shtetit ka qenë e bazuar në ligj dhe ajo është realizuar vetëm pas konfrontimit të palëve, me synim shuarjen e konfliktit dhe sqarimin e rrethanave.
Personat e ndaluar, sipas MB, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë se rendit publik” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Gjatë konfliktit të ditës së djeshme, shtetasi Baftjar Avdulla Nela, me precedentë të mëparshëm penalë (goditje me mjete të forta, armëmbajtje pa leje etj), është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, pasi ka hyrë me dhunë dhe nxjerrë jashtë një punonjës të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike “A- 2000″ e cila kishte marrëveshje dypalëshe me PSD për ruajtjen e këtij objekti, në rrugën “Fortuzi”. Ndaj shtetasit Baftjar Nelaj vazhdojnë verifikimet për sqarimin e rolit të tij, gjatë incidentit të ditës së djeshme, si dhe legjitimitetin ose jo të veprimeve përgjatë ushtrimit të detyrës duke tejkaluar kompetencat funksionale si përmbarues Gjyqësor Privat. Nga ana e përmbaruesit gjyqësor Baftjar Nelaj nuk është depozituar asnjë kërkesë për mbështetje në kryerjen e ekzekutimit të vendimit, bazuar në akt– marrëveshjen përmes Policisë së Shtetit dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë”, thuhet në njoftimin e MB.
Ministria e Brendshme garanton se strukturat e Policisë së Shtetit, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga ligji, paanshmëria, objektiviteti, me qëllim parandalimin në kohë të shkeljeve të ligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.
ky politikan plehre qe ne kohen e hoxhes Gjinushka, vazhdon te rrije ne pronen e pronareve ktu e 70 vjet pa ja bere terr syri sepse e ka mbrojtur deri dje dhe sot qe flasim pushteti komunistodemokratik i Ramizit,Nanos,,Saliut, dhe se fundi Ed palles qe do Rilinde nga verra, me kto lloj zombigjinushi duke poshteruar pronaret e vertete,po nuk e ka te gjate dhe ky hibrid i ri edvinian
Persa kohe ka vendim gjyqi nuk mund te vendose permbarimi pasi shkelet ligji. E vetmja rruge eshte ndjekja ne shkallet e tjera te gjykimit. Pra permbarimi nuk mund te dale permbi vendimin actual ne fuqi te gjykates. Keto mund te ndodhnin vetem ne kohen e neokomunistit sali pekmezit. Koha e neo-komunisteve ‘demokrate’ hajdute te prones publike ka perenduar pergjithmone.
Ligji permbi te gjitha dhe jo partia e Mulit.
Bjeru Gjinush ketyre plerave te Saliut. Kemi 20 vjet me Saliun nuk pame asnji pronar me ligj te fitoje ndonje gje. Vetem matrapaza dhe burgaxhinje dolen pronare kudo se i beri Saliu me letra fallco. Edhe pa letra fare. Kshu bene keta edhe Kakome Orikum vjedhin prona me letra fallco. Pronaret e vertet jane akoma me bicikleta.
Ky pis politikan edhe oborrin e pallatit ku banonte (dhe qe ishte prone pronaresh) e dha me perqindje per pallat dhe mori dyqane dhe apartamente ne mes te bllokut sic i desh qejfi. Tani me nje parti gjysem perqindeshe mban me mes te Tiranes nje vile disa miliona euro dhe ben edhe gangsterin. I vetmi faj i Flamur Nokes eshte qe nuk i futi majen ketij plehre kur ishte minister…
Funderrinat e Sales e kane hal ne sy Profesor Gjinushin sepse ne debate ne TV ja nxin fytyren e felliqur kujtdo shpellari qe i del perpara.
S’ka me rrumpalle dhe dhune me derrat dhe mashtrusit qe keni ushqyer keto 8 vjet o shpellare
Ky vepron tamam sipas porosive te katovices shqiptare.Gjyqe pambarim,derisa pronaret e ngelur nga pushkatimi,internimi apo emigrimi te mos ekzistojne me.
Gabim! Gjinushi ka te drejte perderisa ka nje vendim gjykate. Nese ka kundershti atehere ndiqet ne shkallen tjeter; fatkeqesisht rruga drejt se drejtes kerkon pune dhe mund te zgjase por e drejta e prones duhet te prevaloje ne fund te fundit. Nese 1/3 e prones I perket pronarit legjitim, atij mund ti jepet ajo ose mund ti kompesohet ne nje vend po aq te vleresuar sa vendndodhja e selise aktuale te PSD.
Ligjin nuk mund ta beje Muli sepse e pame se ku te shpien ‘ligjet’ e Mulit.
Qenke “i brendshem” mor mik…
Meso me shkrujt o komentator . Akoma me prralla me komunista more bastaard. Komunistat nuk shkonin ne gjyq po ta vinin gurin ne qafe .
Rama beri shume mire qe nuk i futi kryetaret e partive aleate ne liste per deputete.
Dhe keshtu dolen bllof shumica nuk moren dot asnje deputet.
Prandaj se kuptoj dot pse u duhet gjithe ajo seli nje partie qe s,fiton dot asnje deputet.
Do ishte me mire qe pronarit ti kthehej qofte edhe nje e treta ose PSD te paguante nje qera reale aq sa eshte vlera e tregut per ate vilen dhe pronari te merrte 1/3 e qerase.
Te gjithe politikanet jane horra dhe krypolitikani eshte kryehorri!
Qerrohuni felliqesira mos tua shohim surratin
ore e kupton ti qe ky kelysh i serbosalit nuk eshte pronar i shtypur e i shfrytezuar e i rjepur e i perpjekur nga socializmi por eshte nje mashtrues e hajdut qe u bie me qafe njerzve. Per keta lloje, njerzimi ka shpikur shtetin!
Eshte situate konfuze ku cdo pale pretendon se ka te drejte. Nqs pronaret kane te drejte atehere Gjinushi duhet te liroi godinen…Mirepo nuk shifet qarte nese pronaret jane pronare te truallit apo te nderteses. Ky eshte nje problem qe duhet pare.
AJO ESHTE PRONE PRIVATE E TRASHEGUAR ,PRETENDENTI I TANISHEM ESHTE BLERSI PARA 15VITESH GJINUSHI SI AKROBAT QE ESHTE E KTHEU KETE BANESE SI MONUMENT KULTURE TE MROJTUR NGA SHTETI ,AJO PRONE ESHTE 100 % PRIVATE GJINUSHI KA KAQ VITE QE I KERKON BLERESIT 50-ME 50 PO BLERESI NUK PRANON ,GJINUSHI KA FALLSIFIKUAR DOKUMENTA ,PSE NUK E FAKTON QE AJO ESHTE PRONE SHTETI ,DHE PO QE E SHTETIT PSE DUHET TA MARI GJINUSHI . GJINUSHI ESHTE SHTETI
Normalisht Gjinushi duhet te dorezoje godinen. Ketu te con logjika e thjeshte e jo me logjika matematike qe Gjinushi e njeh aq mire.
Kur vendosi te shkonte tek studentet dhe te mbeshteste demokracine besoj se duhet te kete marre parasysh qe edhe pronat e shtetezuara nga shteti komunist duheshin kthyer tek ish-pronaret qe i kshin zoteruar ato para lufte.
Ajo godine e vecante u shtetezua nga regjimi komunist dhe ju dha ne perdorim Universitetit te Tiranes dhe konkretisht fakulteteve te shkencave te natyres.
Pas viteve `90 si pasoje e formimit te PSD, Gjinushi si pasoje e njohjeve ne ate fakultet si pedagog i matematikes shfrytezoi rastin dhe e mori ate si seli te PSD-se.
Ne ate kohe nuk beri kush zhurme se ai dhe partia e tij ishte aleate me partine demokratike dhe republikane duke bere mitingje ne mes te Tiranes nen parrullen “Te c`rrenjosim komunizmin”.
Njihej qarte per veprimet e tij dhelparake dhe te mikut te tij po ashtu matematicien, Pavli Zerit.
Pra Gjinushi, nje ekuacion i grades se dyte ka dy zgjidhje nese determinanti eshte pozitiv, ka vetem nje zgjidhje nese determinanti merr vleren zero dhe nuk ka zgjidhje nese determinanti merr nen rrenje vlere negative.
Logjikisht tek ty vlen rasti i trete.
Ajo godine nuk te takon, kjo eshte e verteta.
Ne parim Gjunushi ska te drejte..Por ne Shqiperi eshte veshire te zbulosh se cili ka te drejte.Nuk e qarte situata…eshte prone shtetrore dmth ndertim shtetror ne nje truall privat apo jo? Nqs eshte prone shterore ne truall privat, atehere del se pronari duhe te jete kompesuar para apo pas 1990s. Keu them une duhet para problemi, sepse ne te kundert hap precedent shume i rrezikshem. Mendoni se cdo behet me pronaret e truallit tek Kryeministria, tek Presidenca, apo te objekte te tjera shtetore. Ja psh ministrite qe i ka nertuar Italia fashsite, a ka marre leje tek pronaret njeri per to???
Nuk besoj se ka qene prone shteterore ne truall privat. Per vete vecantine e asaj godine si dhe per vecantine e rruges “Fortuzi” e cila ka ose ka patur disa te tilla, une mendoj se ajo ka nje histori “private”.
Gjinushi nuk ka asnje lidhje me ate godine si dhe shume parti te tjera qe kane hyre ne godina te ndertuara paralufte qe sigurisht kane patur nje pronar. Edhe demokracia-sociale e Milos ne fillim te rruges Mine Peza ka zene nje kat te nje godine po ashtu te vjeter.
A nuk kemi problem te njejte edhe me SHQUP-in ku hyri Lul hollandezi?
Sa per ministrite dhe tere zinxhirin mendoj se kane qene toka te djerra, por edhe nese kane qene nen zoterim te dikujt besoj se Jakomoni nuk i zhvatur por duhet ti kete blere ne favor te shtetit te asaj kohe.
Lind pyetja:
A e kane dashur keta demokracine?
Nese e kane dashur seriozisht keto pasoja do te kishte, pa dyshim.
Nese kane dashur katovicizim, eshte pune tjeter.
Sistemi ne radhe te pare tek prona i ka bazat, por ja qe kjo pune u ngaterrua aq keq sa eshte bere nje nyje e pazgjidhshme.
Claus. PSD thote se prona eshte shtetore. Kete se kane mohuar pronaret e truallit…Nqs toka eshte marre ne shfrytzmim nga shteti, atehere pronaret jane kompesuar diku( Enveri i kompesonte me hyrje pallatesh diku). Une e kam fjalen tek ideja se ko cdo pronar mund te kete shanc te ndertoje ku te doje. Fjala vjen promaret truallit tek presidenca kerkojne te njejten gje si keta tek PSD, atehere si do behet? Do prishet presidenca se pronari i trullait do beje parkim privat. Dua te them se ne kete rast kokfortsia e Gjinushit nuk hyn fare por hyn me se shumti halli pronaret sepse ata jane ata qe kerkojne te bejne ligjin duke thyaer rregulla. Nuk do te thote se po te jesh pronar ke te drejte te ndertosh
NUK ESHTE E DREJTE. NE NJE KOHE KUR HALLEXHINJTE E SHKRETE U NXORREN ME SHKELMA B…E NGA SHTEPITE E TYRE PER TIA DERZUAR ISH-PRONAREVE NJE POLITIKAN NE PUSHTET HAKRREET E HIDHET PREPJETE PER TE MOS E LIRUAR PRONEN. UNE NUK E DI NESE JANE TE VERTETA APO JO DEKLARATAT E GJINUSHIT POR NJE GJE E KAM TE SIGURTE QE SHUME PERSONA TE TJERE JANE FLAKUR NGA SHTEPITE NE MENYRE DISUMANE. DHE JAM GJITHASHTU I SIGURTE QE NJE PJESE JO E VOGEL E KETYRE PRONAVE U ESHTE KTHYER PERSONAVE QE NUK KANE TE BEJNE FARE ME PRONAT.
PSE KETA POLITIKANE NUK E NGRENE ZERIN EDHE PER HALLEXHINJTE, POR BERTASIN VETEM KUR U CENOHET INTERESI I TYRE DIREKT?!