TemA TV/ Qeveria rikthen në detyrë anëtarët e AKIP dhe miraton marrëveshjen për qeverisje të mirë me SHBA (VIDEO)

30 Tetor 2013, 19:48Sociale TEMA

Qeveria miratoi në mbledhjen e radhës projektligjin për buxhetin faktik të shtetit për vitin 2012.

“Projektligji që do t’i propozohet Kuvendit synon të miratojë buxhetin faktik të shtetit për vitin 2012, për të ardhurat, shpenzimet e qeverisjes së përgjithshme, sigurimet shoqërore e shëndetësore, si dhe për deficitin buxhetor,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu qeveria ka miratuar një marrëveshje ndihme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Kjo marrëveshje ka për qëllim zbatimin e projekteve me interes të përbashkët dhe objektiva zhvillimi, forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, të cilat do të financohen me një fond grant nga USAID-i,” thekson vendimi i qeverisë.

Po ashtu me vendim të qeverisë është propozuar revokimi i zgjedhjes së anëtarëve dhe caktimi i kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimi në detyrë i anëtarëve e kryetarit të liruar para mbarimit të mandatit.

Me një procedurë ekstra ligjore, qeveria e kaluar, me firmën e kryeministrit Sali Berisha, propozoi shkarkimin e kreut dhe të anëtarëve të AKEP-it.

Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike Postare ishte Pirro Xhixho, i propozuar në këtë post nga LSI-ja, partia që dikur ishte në koalicionin qeveritar.

Qeveria miratoi edhe një shtesë fondesh në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për mbulimin e shpenzimeve për strukturat e angazhuara për ndërhyrjen e mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit./ep

8 komente në “TemA TV/ Qeveria rikthen në detyrë anëtarët e AKIP dhe miraton marrëveshjen për qeverisje të mirë me SHBA (VIDEO)”

  1. Claus says:

    C`eshte kjo marreveshje per qeverisje te mire dhe krijimin e kushteve per rritje ekonomike dhe bla,bla,bla te tjera?
    Fluska sapuni!

    1. henri says:

      Claus,
      Mbetesh i madh.

  2. Anton Nepravishta says:

    Rilindje!!!! Ec te vjedhim serish me kryehajdutin Pirro Xhixho.

    1. Uaaaa, u kthye perseri ky! Me sa duket nuk vodhi tamam, Ec aty Pirro Xhixho. E bija ngre shalet dhe fut hun, per te filluar babai pune
      Jep like, shperndaj kacatorret

  3. Vizionari says:

    Rilindje e klanit te Zemunit … hahah

  4. noku says:

    Po pse nuk kishte mundesi te tjera qe rikthyen nje batakci te tille?! Turp!!

  5. zyber tafa says:

    Mesa duket Ilir Meta e ka bere monopol AKEP-in,sepse i duhet atje nje hajdut si Pirro Xhixho,bashkpuntor i Genc Pollos per pazare te pista.

  6. Fori says:

    Jepi Edi Rama ! Rilindje me Pirro Xhixhon eshte shume mikluese! Po Erises ca vendi do t’i japesh. Nese vazhdohet me kete fryme Kokelopa Ilir Meta do te jete kryeminister me 2017 dhe do kete blere gjysmen e PD dhe te PS. Hajde fryme per demokraci hajde,tamam pazari i gjese se gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje