Dhunimi i 18 vjeçares shtatëzënë, bashkëshorti: U grindëm për xhelozi

31 Tetor 2013, 09:54Sociale TEMA

 “Erisa është tmerrësisht xheloze, ndaj u zumë. Ajo më mori në telefon dhe më tha se po dështonte fëmijën dhe për këtë fajtor isha unë. Nuk e kontrollova dot veten, por nuk e godita, vetëm e shtyva”.

Kështu ka deklaruar në polici Olger Limushaj, i cili u arrestua dy ditë më parë pasi dhunoi bashkëshorten e tij shtatzënë 4-muajshe.

Sipas hetuesve të çështjes, 29-vjeçari ka mohuar ta ketë dhunuar fizikisht gruan e tij. Në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë të cituara në “GSH”, bashkëshorti dhunues, ndonëse është përpjekur të justifikojë situatën me gjendjen e dehur, ka pohuar se xhelozia e 18-vjeçares ishte bërë shkak i grindjeve dhe konflikteve të vazhdueshme në çift, ndërsa ka shprehur pendesë për ngjarjen e ndodhur në ambientet e maternitetit të Korçës.

“Unë dhe Erisa kemi kohë që jetojmë bashkë. Është e vërtetë që kohët e fundit jemi grindur shpesh për shkak të xhelozisë së Erisës, pasi ajo dyshon për një lidhje timen jashtëmartesore, por kjo nuk është e vërtetë. Mbrëmjen e së dielës, ajo më mori në telefon për të më thënë që ishte në maternitet dhe se rrezikonte humbjen e fëmijës. Kur ime shoqe i ra telefonit, unë isha në lokal dhe dëgjoi një zë femre. Ajo e mbylli telefonin dhe më tha se nuk do e shikoja më sëbashku me fëmijën tim. U tmerrova, ndaj shkova menjëherë në spital të sqarohesha, ndonëse isha pak i dehur“, ka thënë Olger Limushaj.

Ndërsa ka sqaruar më tej ngjarjen në maternitet duke u shprehur se “sapo hyra, Erisa nisi të bërtiste dhe të më akuzonte se unë po e tradhtoja. I nxehur unë e shtyva, por nuk vura dorë mbi të, pasi jam i vetëdijshëm se ajo pret një fëmijë. Unë vazhdoj ta dua po njësoj, pavarësisht asaj që ndodhi“./A.XH

4 komente në “Dhunimi i 18 vjeçares shtatëzënë, bashkëshorti: U grindëm për xhelozi”

  1. loni says:

    Akoma ne peme me nje dru me xhunga ne nje dore,dhe me doren tjeter ne dege.C’lidhje kane keta njerez me maternitetin?!

  2. Ana says:

    Faj nuk ka mashkulli ne kete mes por kalafmiu qe ka si bashkeshorte

  3. Mexico says:

    Shume diference e madhe ne moshe. S’kane asgje te perbashket. Martohu kot per hir te fisit.

  4. Bekimi says:

    A më thotë kush ç’do ishte ndëshkim më i madh për një femër:
    Të mos bëhej kurrë nënë
    Apo e “përçmuar” nga ai që do ta bënte nënë?
    (Dhe mendo se kush do t’ia sjellë në vend dinjitetin?- shteti!!!!!!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje