Tema TV/ Rama: Me SHBA-të në çdo front (VIDEO)

30 Tetor 2013, 19:52Sociale TEMA

Kryeministrit Edi Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë që drejton që prej muajit shtator, për të thelluar miqësinë dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti Rama priti në selinë e kryeministrisë zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori në detyrë Alexandër Arvizu.

Gjatë bisedës, shefi i qeverisë shqiptare tha se “do të jenë në krah të SHBA-së në çdo front”.

“Ndër pikat ku politika shqiptare nuk ndahet, miqësia e partneriteti me SHBA dhe aleancat në krah të SHBA, janë e do të mbeten një pikë kryesore. Ndërsa kjo qeveri përkatësinë e Shqipërisë në këtë miqësi, partneritet e aleancë të pandashme, e lexon edhe si detyrim për t’u udhëhequr edhe në qeverisjen e vendit tonë nga vlerat e parimet që SHBA mishërojnë e promovojnë si një shembull i shkëlqyer lirie, demokracie, prosperiteti të bazuar në respektin për individin e në konkurrencën e lirë”, shkroi Rama pak pas takimit në rrjetin social Facebook.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi se në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë në shërbim të paqes e sigurisë globale.  “Z. Yee i uroi gjithashtu, Kryeministrit Rama suksese në detyrën e re. Ai e falënderoi për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 2118 mbi Sirinë, duke mbështetur kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për të vënë para përgjegjësisë regjimin e Assad-it. Z. Yee e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe mirëpriti progres raportin e Komisionit Evropian që rekomandon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë,” thuhet në njoftim.

Kryeministri Rama shoqërohej në takim nga zv/kryeministri Niko Peleshi, këshilltari për Sigurinë, Sandër Lleshi, dhe anëtarët e kabinetit të tij, Vali Bizhga dhe Endri Fuga.

9 komente në “Tema TV/ Rama: Me SHBA-të në çdo front (VIDEO)”

  1. hajriu says:

    Partneriteti me USA-n eshte e vetmja gje e mire qe keni bere ju politikanet tane ne keto 23 vjet . Me Zotin ne qiell dhe Ameriken ne toke ka per tu vendosur drejtesia per Shiptaret dhe Shqiperia ka per te shkuar ne kufijte e saj natyral .

    1. enea says:

      Kufijte natyral???????

      Dmth i bie te mos ekzistoje Shqiperia ?

      1. hajriu says:

        Jo moj ena jo , i bie qe ty pensioni te te shkoj nga 300 euro ne 301 euro se po e bene jevgjitken me mire sesa vete jevgjitet e athines . E kuptove moj jevgjitke??????????

  2. tani says:

    Edi kujdes – amerikanet sollen muxhahidinet, tani ndoshta sjellin mbetjet kimike nga Siria. Mos vendos apo jep fjalen. Lerja parlamentit ose referendumit.

  3. enea says:

    UUUUUUUUUUUUUURRRRRRRRRRRRRRRRRRRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!! Perpara partizane!!!!!!!!!!!!!!

  4. plaki i dine says:

    O Edi Rama dhe Stalini me Mahon te ngrihen nga VARI dhe ti presesh ne seline e kryeministrise shte kote…Jo dhe JO ambasadoret te tipit Aleksander Arvixu dhe jevgun e Italis qe perfaqeson Europen…, ti nuk e mban dote kariken…,Urgjentisht Salen me familjen Sobodankes dhe ministrat halabak si tipi Noka i kuksit….Per ndryshe nje milion shqiptar do te vene me shpatulla per muri si Salen ne 97ten..

  5. loni says:

    Provoje njehere te flirtosh me China,ku i dihet c’del?

  6. SHqiponja says:

    Miqesi dhe mardhenje ndershtetrore,por asesi,ta shendrrojne SHqiperine,ne kontena te muxhahedinve,terroristeve, mbeturinave nga evropa,armve kimike nga Siria,lajm ky qe na ka trondite,dhe nuk e di perse u hiq nga ballina e gazetes,mos filloni ta mbroni qeverin kur gabone,por kundershtoni qe te vazhdoje shteti lighor,joservilizmi ndaje te huajve ,per interesa personale e klanore.dhe gjithsesi duhet protestuar,kunder ketyre dukurive,sidomos ndaj ketyre mbetjeve kimike,sepse SHqiperia me 28 mi km e saje,te hyjne edhe mbetje kimike kjo do te ishte vetvrasje,dhe duhet penguar ne çdo menyre.Amerika ka qindra mijra km te pa banuara,ne ti deponon atje ,se tek ne ska vend per njerez e le ma per arme kimike.

  7. Leone-53 says:

    Dihet qe “politikanet” shqiptar skane taban.
    Nuk themi qe te mos jemi me SH.B.A-ne apo BE-ne, por me pak dinjitet shqiptar te pakten.
    -Nuk mund te jemi me SH.B.A-ne kur ajo e “mbyt” Shqiperine tone te vogel 3 milionshe aty me 240 muxhahedine iranian (qe jane nder muslumanet me te rrezikshem ne kete bote) ne nje kohe qe rendi dhe qetsia ne Shqiperi dihet se ku jane. Gjermania 90 milionshe ka premtuar (pra po e theksuar ka “premtuar”) qe do te strehoje deri 100 muxhahedine!..As nje shtet tjeter i Europes nuk ka pranuar kete race te rrezikeshme!..
    -Shqiperia duhet te tregoj pak dinjitet ne vetveten e saj e jo te jete “skllave” e bindur e SH.B.A-se dhe BE-se per gjithcka thone ata.
    Gati te gjithe “politikanet” shqiptare pas 92-shit jane treguar servil karshi SH.B.A-se dhe BE-se dhe jo ti “pergjigjen” atyre, po ne jemi drejt perndimit por pak fanatik me zakonet tona te mira te deritanishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje