Nga kastraveci te ... kanceri

31 Tetor 2013, 18:38Sociale TEMA

Pesticidi që është gjetur në përmbajtje te kastravecëve që u ndaluan nga Mali i Zi, është falconi, i lejuar për përdorim në të gjitha vendet e BE-së.

Edhe në Shqipëri ai përdoret për të luftuar sëmundjet e disa bimëve.

Por ajo qe ka ndodhur me sasinë e kastravecëve, është vjelja e tyre para afatit qe bima vete shkatërron pesticidin nga trupi i saj.

Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me profesion agronom, Genc Juka, sqaron për Vizion Plus ciklin që e bën përdorimin e një pesticidi të dëmshëm për trupin e njeriut.

Për shkak të sasisë së konsiderueshme që përdoren, depozitimi i mbetjeve të tilla kimike, kthehet në rrezik potencial për sëmundje kancerogjene.

5 komente në “Nga kastraveci te … kanceri”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Sidoqofte KASTRAVECI yne edhe pse i trajtuar me Pesticide ,nuk do u bente keq MALAZEZEVE qe ta provonin ne menyren KONTRAVERSE ,jo per faktin se ata nuk kane KASTRAVEC por sepse Ky yni eshte ME ORGANIK se i tyre .
    Pse me sallatorin qe ka 99.7 % uje e kane gjetur PODGORICANET qe te na bejne ne EMBARGON .
    Me turp eshte per portalin e “TEMES ” qe nuk ka se c”te na servir dhe na jep lajme pa pike shije dhe vlere .

  2. disk says:

    Kanceri ne gryke katundareve te ndyre qe helmojne popullin me plehra te tilla!

  3. SOS, SOS ....................................................................................................... says:

    E vertete … prandaj popullata ne North America (USA, CANADA) dhe mjaft vende te EUROPES perdorin supplemente me baze natyrore qe te mbajne shendet te shendoshe kunder semundjeve te diteve te sotme.

  4. LUSHNJARI says:

    Duke mare shkase nga lajmet qe jepen per ndalimin e futjes se kastravecit ne Malin e Zi.Mendoj se doganat malazese kane ber minimumin e asaj qe duhet te bejne.Ata qe fusin mall te infektuare me pesticide ne dogana ndeshkohen sipas ligjeve ne fuqi. Me shqeteson fakti se pse institucionet perkatese te shtetit tone heshtin. Ne kemi shume institucione qe paguhen per kete pune.Ministria e bujqesis ka specialiste qe paguhen,drejtorit e bujqesis kane specialiste qe paguhen, Jane ne dijeni keta rrogetare per ate qe po ndodhe ne prodhimet tona sepse ju thoni kastraveci,po domatja,patllixhani,speca e te gjitha perimet e tjera,po keshtu dhe frutat a jane te kontrolluara.
    PERDORIMI I PA STUDIUARE E I PA KONTROLLUARE I PLEHRAVE KIMKE,INSEKTICIDEVE,FUNGICIDEVE E HERBICIDEVE,PO SHKAKTOJNE NJE RREZIK PER JETEN TON.
    Si ka mundesi qe sote ne vitin 2013 ne vendin tone perdoren akoma pesticide e kimikate qe ne vendet europiane ndalohen me ligje dhe eshte ndaluare prodhimi i ketyre kimikateve. Nga vijne keto pesticide e si hyjne e shiten ne vendin ton pa asnje shqetesim.
    Nuk respektohen dozat e perdorimit dhe ajo me kryesore nuk respektohet (carenca) afati i caktuare nga prodhuesi i pesticidit (eshte e shkruare ne cdo ambllazh) se mbas sa ditesh duhet te vjelim.
    UNE NUK DUA TE THEM SE NUK DUHET TE PERDORIM PESTICIDE OSE PLEHRA KIMIKE JO, DO TI PERDORIM POR TE STUDIUARA E DUKE RESPEKTUARE TE GJITHA RREGULLAT E PERDORIMIT
    Eshte detyra e te gjithe specialisteve te bujqesis te cilet se bashku me organet e tjera kontrolluese te ndalojne e denojne me force keto shkelje.
    NGA KY RASTE DUHET TE NGRIHEMI TE GJITHE NE KEMBE PER TE MBROJTUR VET JETEN TON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje