Nishani liron Gjunkshin, dekreton Jeronim Bazon në vend të tij

7 Nëntor 2013, 12:33Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka liruar nga detyra Xhemal Gjunkshin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe ka dekretuar Jeronim Bazon në vend të tij.

Bazo është propozuar në këtë post nga Edi Rama.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në vijim të kërkesës për dorëheqje të Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, dekretoi lirimin e tij nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në përmbushje të detyrimit kushtetues, Presidenti Nishani, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e Gjeneral Major Jeronim Bazo, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga gushti i vitit 2012, Bazo shërbente si Këshilltar Ushtarak për Çështjet e Sigurisë pranë Nishanit./ep

 

CV e Jeronim Bazo

Lindi në Tiranë, në maj 1960. Mbaroi studimet universitare në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vitet e para të karrierës ushtarake shërbeu në njësitë e këmbësorisë si komandant toge, kompanie dhe zëvendëskomandant batalioni.

Gjeneral Brigade Bazo ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-ve në periudhën 1993-1995 si Shef Sektori në Drejtorinë e Personelit.

Në vitin 1996 u diplomua nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C Marshall” për Studime të Sigurisë dhe Ekonomisë së Mbrojtjes. Nga 1997-2000, Gjeneral Brigade Bazo pasi shërbeu si oficer koordinator me NATO-n, komandoi Akademinë e Nënoficerëve deri më 2003-in dhe më pas u emërua Komandanti i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, ku drejtoi punën dhe përpjekjet për transformimin e kësaj akademie në një Universitet Ushtarak dhe shërbeu si komandant i parë i UUS-së deri në Qershor 2005.

Në 2007-ën udhëhoqi punën për planifikimin dhe zhvillimin për herë të parë të Kursit të Lartë për Studime për Sigurinë dhe Mbrojtjen, që vazhdon të jetë një kontribut i vlefshëm i Shqipërisë për sigurinë dhe paqen në rajon.

Zhvillimi i këtij kursi me pjesëmarrje ndërkombëtare ishte një ndër elementet mbështetës në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë një vend anëtar i NATO-s, në vitin 2009.

Gjatë periudhës 2010-2012 drejtoi Drejtorinë e Planifikimit të Mbrojtjes në SHP të FA-ve, në një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë si një anëtare e re e NATO-s. Nën drejtimin e tij Drejtoria e Planifikimit të Mbrojtjes realizoi me sukses një numër detyrash të rëndësishme, që ishin elemente të rëndësishëm për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO, si Implementimi i Strukturës së Re të FA-ve, Konferencat e Integrimit të FA-ve, Konferencat e Transformimit dhe Takimet e Komitetit Ushtarak të NATO-s. Gjeneral Brigade Bazo shërbeu në këtë pozicion deri në gusht 2012, kohë në të cilën u emërua Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës.

Gjeneral Brigade Bazo është diplomuar nga Kolegji i Luftës i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, klasa e vitit 2006, ku ndër të tjera studioi dhe fitoi Gradën Shkencore “Master për Studime Strategjike”. Gjeneral Brigade Jeronim Bazo ka marrë pjesë, kontribuar, drejtuar dhe ligjëruar në shumë konferenca, seminare dhe grupe pune, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe edukimit, ndërsa ka qenë autor dhe bashkautor në një numër artikujsh dhe kërkimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit.

42 komente në “Nishani liron Gjunkshin, dekreton Jeronim Bazon në vend të tij”

  1. Nje mik says:

    Bravo Jeronim. Dite e bukur per Forcat e Armatosura. E meriton plotesisht. Mbi te gjitha je Qytetar.

    1. Pellumb Abazi says:

      Nishani
      Fillimisht
      Duhet te Liroje
      Veten …
      ..dhe te dekretoje:
      http://goo.gl/VdDiHh

    2. Nordi says:

      – A mund t’a pyes ndonje kete gjeneral se kush ka qene suporti i tij politik per marrjen e grades se gjenerali?

      – Cfare lidhje ka ai me kunatin e Sali Berishes, Agim Rama?

      – Mos vall promovimi i tij ne kete pozicion eshte si rezultat i mardhenieve te tij te ngushta me keshilltarin ushtarak te Kryeministrit, Sander Lleshi?

      – Si i ka maredheniet me “alkolin” ky gjeneral, pasi duket shume i skuqur?

      Njerzit e Sali Berishes po promovohen ne pozicione te larta si rezultat i perzierjes se ujrave ne qeverine e majre.

      1. Nordi mos u bej qeloz says:

        Ti Nordi paske shume mellef, edhe ti i kuq duhet te jesh tani!
        Kushdo qe behet gjeneral duhet te kete suport politik vecanerisht ne shtete qe nuk kane pare lufte ne nivel brigade.
        Edhe po ta pije rakine i befte mire, jam i sigurt qe nuk do veje gjoba te ushtaret qe shkojne ne mision.

      2. zarari says:

        i paske vete keq marrdheniet me alkolin duket… je merzit per ndonje vend “pune” ndoshta…

      3. sekretari says:

        Ke te drejte o Nord. Po ka lidhje me kunatin pasi e shoqja ka qene sekretarja e pare e organizates se PD ne 92 ne batalionin e trasportit te Kamze.
        Pse ore nuk e di ti qe edhe nga grate mund te perfitosh, gruaja force e madhe.
        pijet tani do ti pije te zgjedhura se e ka mundesine por ishalla spi shume se mjere kjo ushteri e sakatuar se ku do te shkoje, megjithse kjo ushteri e mbetur sakateve ju shkon me per shtat. Zoti vente dore.

        1. Ajsbergu says:

          @ sekretar

          Mos shpreso kot”shpif shpith se dicka do mbetet…”
          Ato qe thuhen per ate qe ty te qan zemra jane te verteta prandaj Xhunkshi vajti per Xunkth, ndersa Bazoja, eshte vlere dhe fat edhe per mjerane si ty, se ne fund do te jape hakun dhe mundesi qe njehere ne jeten tende te kontribosh me nder!

          Pastaj si mund te bjere nje qenie njerezore ne nivelin tend or bur(r)e?????

    3. look says:

      Urime Gjeneral Jeronimit. I lexova te gjitha komentet dhe si gjithnje ne shqiptaret lavderojme dhe shajme te gjithe personat pa dallim jane me floke apo jane tullace si puna gjeneralit.
      Megjithate per Gj. Jeronimin duhen thene disa gjera:
      1. Eshte “cun” qytetar (eshte pjese e 1% te ushtrise, sepse pjesa ajo 99% eshte totalisht fshatare me te gjithe aspektin e fjales, biles KATUNDARE se ta mbush gojen me shume);
      2. Eshte i paperfolur ne ushtri per asnje afere korruptive;
      3. Eshte i mire shkolluar dhe akademik, ose sic flitet ne gjuhen e fshatareve qe kane ozurpuar KDS me grada shkencore fallso, nuk e ka inate librin;
      4. Eshte pasionant ne pune; etj etj
      Ka defekte? Sa te duash si te gjithe ne tjeret, por eshte kandidatura me e mire qe mund te zgjidhej. A ka pasur mbeshtetje? Sigurisht qe ka pasur, si gjithe te tjeret.
      Me pak fjale, Suksese….

  2. KADAFF says:

    COOL, MIRE DUKET, TE SHOHIM …

    1. Pilo Lala says:

      Ec perpara Edi! Me keta njerez do shpetoje Shqiperia … Rilindje
      Kur kujton ata qurrashe qe fshinin buzet tek menga e xhaketes…..

  3. tani says:

    Ishala e liron shtepine e oficereve SHQUP, nga seli e PD ne prone publike.

    1. ramizi says:

      Po nuk e kuptoni qe eshte kompetence e presidentit dhe jo e kryeministrit dhe se zoteria qe nuke njoh ka punuar me nishanlliun dhe se e njoin njeri tjetrin shume mire, keshtuqe prisni vazhdimesine e pederasteve dhe nuke ma merre mendja se do ta coje ndonjehere zerin ky per SHQUP in se e tredh sali krimineli.

      1. Ajsbergu says:

        Mor Zoteri qe nuk meriton as katundar!

        Po ne jemi aq pak sa ne 30 e kusur vjet i bie qe diku te jemi takuar ne pune. E cdo te thuash se ka punuar me Nishanin dikur (nuk e di nese eshte e vertete)? Te duket krim ky apo niveli yt i baltesimit ka arritur ne kete pike sa nuk ke gjetur asgje tjeter per te share vec kesaj?

        Te te them une nje mangesi e Gjeneral Bazos? Eshte shume qytetar ne nje FA fshatare, me mentalitet te parapmbetur si yti. Ai padyshim nuk mund te jete pasuesi i Xunkthit: Atij ose i duhet nje FARSH e re tjeter nga ajo a Xhumulit Anadollak ose i duhet ta reformoje ate.

  4. my friend says:

    JB eshte epitome e kultures qytetare dhe mbi te gjitha oficer I mire.

  5. era e re says:

    Familje e nderuar, qytetar me kulture, ushtarak profesionist, burre qe nuk di te perfitoje.

  6. Amir says:

    Ato qe se njohin kete surrat, e vleresojne vetem nga koka e rruar(m’u si koke .ari).
    Ushtaraket qe e njohin kete qytetar e “strateg te madh, e dine se Gjunkshi ishte 100 here
    me i mire per nga virtytet njerezore. Gjynahet me drejtesine le t’i laje vete.
    Ky Bazo eshte nje skizofren, le te tregoje sa ka paguar per te marre graden gjeneral.
    Ma ka shkruar ate CV si hero i Luftes se trete boterore!
    Xhanem Edushka keshtu i do!

    1. Qemalo ik tani se ia fute pordhes says:

      Qemalo ik tani se boll na qelbe, nderroje kemishen.

  7. orli says:

    Ka mbaruar shkollen e larte te bashkuar ne 1983-in..

    1. Ich says:

      Dhe US College (madje dhe me Master) Class of 2006 me rezultate te shkelyera dhe velersimin me te larte o
      K O K E
      XUNKTH (XHUNSH)!

  8. Piro says:

    Urimet me te mira Jeronim. FA te RSH kane nevoje per vizionin tuaj. Mirnjohje per te gjithe piramden qe perzgjodhi per SHSHP nje ushtarak te kompletuar dhe nje qytetar per tu admiruar si Jeronim Baze.

    1. Pirro says:

      dhe mos mbaj asnje Piro (apo Pirro) prane!
      (prej tij e meriton qe emri Piro te nderrohet me Jago!)

  9. Gjergji says:

    As mish as peshk

  10. turi says:

    Shume e cuditshme. Jo politika, si majtas si djathtas, ka nevoje per pederaste ne krye te ushtrise. Nuk vute mend nga i njejti soj, Luan Hoxha- Xhemal Gjunkshi. Valle, a ka ndryshim ky njeri nga dy te paret. Merreni dhe visheni erseri Pellum Qazimin ore se nuk jeni duke gjetur akoma shef shtabi qe po e zevendeson ate megjithese kane kaluar 10 vite. Turpi por edhe vujatja do te jete e Juaja. Shikojeni Imamin se cdo te heqe pasi zgjodhi Gjunkshin. Shefat e dobet do tu nxijne jeten gjithe mandatin qe ata jane ne karrige.

    Hajde se nuk ka per te ndryshuar kjo pune ore jo

    1. arturo says:

      Arturo ui, nuk e di se cfare je me profesion por per te gjithe ata qe kane njohur te dy personazhet qe krahason do te thonin se nuk mund te behet asnje lloj krahasimi ndermjet xhemal katundarit nje injorant, ordiner, shralatan si saliu qe e vuri me luan hoxhen qe per fatin e tij te keq qelloi ne vendin e gabuar me njerez kriminele. Sigurisht qe edhe luani ka gjynahet e tija por kurre nuk mund te krahasohet me xhemal katunarin qe ka qene trupi i ushtrise shqiptare.

  11. Enver gaba says:

    Urime Jeronim, gjithe te mirate, sukses e gjithe te mirat, mendoj se i ke te gjitha mundesit per te treguar se je ushtarak e bir ushtaraku.

  12. prenge sherri says:

    urime gjeneral bazos tregohu ushtarak dhe jo servil.

  13. militontet says:

    urime per emerimet rilindjes qe presim.
    shtabi i F.A.,u perforcua me nje militant tjeter te PD-se,bashke me zaimin, hoxhen e tradoc,lleshin keshilltar i kryeministrti tim te rilindjes.
    ju urojme kodhelit fitore, me deputetet ish ushtarake lutaj,qefalia e cuko, komision per shkeljet e imameve…………………

  14. sajmir says:

    per njerezit qe nuk i njohim nuk duhet te flasim une kam pasur nderin te punoj me gjeneralin ne fjale eshte nje shans i madh per FA qe eshte zgjedhur ky shef shtabi suksese.

  15. Leonardo says:

    Jeronim Bazo aktualisht ishte general dhe si i tille, nje candidature per Shef Shtabi. Cilido qe e njeh ka konsideratat e tij, por asnje nuk mund te flase me doza negative. Jeronimi ndoshta nuk ka tipare te nje ushtaraku, sipas imagjinates sone, por ne fakt ai ruan standardet e nje ushtaraku perendimor. E keqja ketu eshte se ai eshte i detyruar te punoje ne mjedisin shqiptar. Jeronimi ka ruajtur dhe ruan marredhenie korrekte me te gjitha nivelet ne ushtri, eshte i formuar, i pergatitur, prodhon ide, qe ndonjehere i kalojne dhe mundesite reale. Duhet te jemi te kenaqur me faktin se ai as zyrtarisht dhe as ne rruge joformale nuk eshte akuzuar per zullume, qe sië e kam shkruajtur edhe ne nje koment tjeter eshte i vetmi ne kete detyre pa rendesa dhe I pa kapur nga klane te errata per afro 20 vitet e fundit. Suksesi i tij nuk varet vetem prej tij. Te gjithe duhet t’i urojme te kete shendet dhe suksese ne rrugen e veshtire te reformimit te forcave te armatosura shqiptare.

  16. burreli says:

    Ju uroj suksese zoti Baze.Nje rregullim duhet te behet ne cv e tij nga gazeta tema se ka mbaruar studimet ne vitin 1983 jo 1985.

  17. gladiatori says:

    Urieme Gjeneral Bazo. shqiptaret jane te cuditshem. komentojne edhe pa e njof tjetrin. Kuptohet disa qe flasin keq jane njerezit e Gjunkshit se jane mesuar te komandojne kudo dhe u iku lala Gjunkshi.A mund ta mendoni se si Gjunkshi mund ti jepte menzgjidhi Gjen Bazos???
    Suksese,eshte njeri me vizion por kujdes zgjidhi njerezit sic je vete.

  18. siseni says:

    E meriton, nje gjeneral bir ushtaraku djali i ish komisarit te Akademise Ushtarake. Nje njeri krejt kurajoz, qe do te zhduke nga ushtria “taksen e hajdutit gjunkshi, e hajdutit Bardhyl Hoxha, dhe gjith gjeneraleve te tjere/. Pastrim urgjent seksereve te Gjunkshit. Sekseret hajdute si Nexh Shehu, Ladi, Asllan Nuzi, Ahmet Leka, Syrja Gjok hajduti… PASTRIM RRENJESOR USHTRISE. Sukses per Bazon!!!

  19. tema says:

    Po me Xheneral Xhunkshin amani ore, cfare do te bahet?
    Mos valle do ta emrojne tek Bujar cyryku, per ti dhane naj keshille se si me vjedh?.
    Larg qofte, qe ky hajdut te sherbeje perseri ne FA.

  20. Mafishe says:

    Seksese General Bazos.
    Se fundi nje zgjedhje e mire dhe e merituar e pare ne aspektin e qytetrise gje e cila i ka munguar aq shume drejtimit te SHP e strukturave te FA-se. Do te kete nje dallim rrenjesore nga Xhumal “tollonin”.
    Uroj te kete nje vemendje me te kujdeseshme ne respektimin e tradites se Ushtrise dhe per zhvillimin aktual te kapacitetit operacionale te struktures ushtarake te sotme.

    E shoh me shume optimizem kete emrim.

    Suksese !

  21. piskuriqi says:

    Po ce doni shefin e ushtrise more shqyptar more copa .ari. Me cin do boni lufte ju more te marum. Me veten tuj apo me Kosoven se gjithe te tjeret qe keni rreth e perqark ju hane me gjithe lecka dhe me gjithe shefin e ri per dy ore.

  22. nje grup ushtarakesh says:

    Jemi nje grup ushtarakesh. I urojme suksese Gjeneral Jorenim Bazo. Me ne fund herdhi ne krye te USHTRISE nje prefesionist , nje qytetar , i pa perfolur, korrekt i pa korruptuar dhe nje njeri qe gezon respekt te te gjithe ushtarakeve. G j. BAZO mos u shqetso ata qe shkruajne keq per ty jane baniaminet e hajdutit Gjunkovic qe po perpeliten para vdekjes, hajdutit , mediokrit , tollonaxhiut , sahanlepirsit ,servilit , ai qe u mori leket ushtarakeve per emerimet, per gradimet, per kurset, per misionet jashte shtetit etj…etj…
    Me ne fund herdhi koha qe ushtaraket te respektohen dhe te marrin fryme lirisht , te ndjejme vehten te lire se ma mbyten njerzit medioker qe ai grumbulloje rreth vetes. URIME GRUAS SE HEKURT Zj.KODHELI , URIME GJENERAL BAZO kemi shume besim tek JU por tani filloni tu tregoni vendin hajduteve se na vjen turp qe po na drejtojne akoma. HAJDE tollona ,,,,,,,,,,tollona ….nga xhepat e gjukshit se nuk do te kete me kurre.

    1. mirela says:

      Me fal po ti zotni qe flet ne emer te nje grupi ushtarakesh ,qenke analfabet ne te shkruar!!Mjere ushtria shqiptare….

  23. Turi says:

    Bazo krahasohet dhe do te rezultoje i njejte me Luan Hoxhen dhe Xhemal Gjunkshin per ate qe do ti sjelle apo shkaktoje ushtrise. Do te kete motiv tjeter, me te pafajshem,me pak djallezor por rezultati do te jete ei njejte o zoterinj. Kete e them me keqardhje, pasi i tille eshte. As mish as peshk. Ai vend pune kerkon burre dhe jo Ninin.

    I uroj suksese dhe shpresoj te tregoje vlera qe nuk i ka patur pper keto 3o vjet sherbim. Pra, a do ti krijoje ato vlera pasi te vije aty. Jo. Ai qe ka qene do te jete dhe ushtria ajo qe ka qene do te jete. E injoranteve, e servileve dhe e dembeleve.
    Rrofte ushtria shqiptare

  24. vjosa dhe valbona says:

    Gjeneme BAZO,urime , suksese, mbaresi, SHyqyr Zotit me ne fund ushtaraket do te marrin fryme lirisht. Ti je nje qytetar se rrjedh nga nje familje qytetare , ke nje familje te shkelqyer , ke femije te shkelqyer . Po cfar te themi per ate legen Gjeneral Gjukanovici, nje fshatar ne kulture ,ne mentalitet, sic eshte vete ka dhe nje djale rrugac qe e perdorte si sekser .E nderuar Ministre KODHELI, O i nderuar Gjeneral BAZO, PO si mund te rrini dhe te punoni se bashku me hajdute te tille si Gj. Gjunkshi, Gj.Syrja Gjoka , Gj,Bardhyl hoxha, GJ, Dylber Dogjoni Etj. SI Po ne Bruksel si mund te mbani akoma Kunderadmiral GERVENI dhe KESHILLTARJA E ministrit IMANBALLAJDIJA .Na i hiqni qafe keta hajdute ordinere.

  25. Jezerca dhe Tomorri says:

    ZGJEDHJA ME E MIRE.
    VENDIMI ME I MIRE .
    Nga gjeneralet me te mire .
    Nga gjeneralet me te zgjuar .
    I vetmi Gjeneral i pakorruptuar.
    I vetmi Gjeneral qe u be me merite , se te tjeret e dine vete se si …
    I vetmi qe u be Gjeneral por nuk u be vasal i IMANBALLAJDISE e GJUKANOVICIT .
    jU lutemi beni te pamunduren per ti kthyer gjithcka i ka humbur ushtrise nga ata qe e shkaterruan dhe e sollen ne kete gjendje qe eshte sot.
    Po pse Presidenti vetem e liroi nga detyra Gjunkshin ,pse nuk e zhduku qe mos ti shikojme fytyren . Mos ka ndermend ta emeroi Presidenti perseri ne ndonje detyre tjeter ???Po qe keshtu ta marre vete atje ne presidence ca kohe deri sa te fitet ne burg, por kjo do te jete TURP.

  26. Parimori says:

    Suksese Gjeneral Bazo! Kemi besim tek gjeneral Bazo qofte ne pikepamje te formimit ushtarak ashtu dhe te pergjithshem. Shyqyr qe erdhi kjo dite kur vjen ne krye te ushtrise nje njeri i cili vetem e nderon ate. Por duhet ti kjtojme Bazos kujdes! Ata qe shajne me shume jane me te ndyre, ata do te shajne edhe ty neser. Shiko jane dy kategoei njerezish, njera qe kane marre detyra te pamerituara pasi jane te paafte si A. shahu, A. Toska, I. Hamati, S. Troci dhe tjetra jane te perkdhelur pasi kane vegjetuar gjithe jeten me shume jashte Shqiperise se brenda si: I.Haxhia, N.Cahani, A.Nuzi etj qe bejne tani gam, gam….si burra te mire. Kujdes!!!

  27. real says:

    Pamvarsisht cfare ishte shteti Shqiptar ne vitin 1924 , Fan Noli ishte kryeministri me i kulturuar i Europes. Sot mbas 90 vjetesh , pamvaresisht cfare eshte Ushtria Shqiptare , Jeronim Bazo eshte shefi i shtabit me i kulturuar i NATO-s

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje