VIDEO/ Momenti kur një ‘kloun’ vret kapon e drogës

9 Nëntor 2013, 12:05Lifestyle TEMA

Është publikuar një video e momentit kur një trafikant i njohur droge në Meksikë vritet nga një person i maskuar si kloun.

Francisco Rafael Arellano Felix u qëllua për vdekje gjatë një feste ditëlindje të familjes më 18 tetor.

Video tregon se askush nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte.

Në video shihet se si atmosfera është e gëzuar, ndërsa një grup po luante muzikë tradicionale.

Në kamera shihet ‘klouni’ dhe më pas dëgjohen katër të shtëna.

Ka pasur raportime se ‘klouni’ shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë.

Familja Felix është e famshme në trafikun e drogës. Ata janë drejtues të kartelit Tijuana.

Felix, 63 vjeç, ka kaluar 15 vite në burg në Meksikë.

Tre vëllezërit e viktimës janë në burg në SHBA.

Karteli Tijuana ka qenë një nga më të fuqishmit në vend, por ka ardhur gradualisht duke u dobësuar pas arrestimit dhe vrasjes së disa drejtuesve./ep

1 komente në “VIDEO/ Momenti kur një ‘kloun’ vret kapon e drogës”

  1. Nje hale me pak ne rruzullin tokesor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje