Bum klikimesh/ Në listën e 742 më të kërkuarve ka edhe të vdekur dhe të arrestuar

18 Nëntor 2013, 10:23Politika TEMA

Ministria e Brendshme ka publikuar listën e 742 personave më të kërkuar në Shqipëri.

Por edhe pse në një ditë pushimi, faqja e internetit, ku është publikuar lista, është mbingarkuar nga klikimet.

Policia bën me dije se ka pasur më shumë se 312 mijë klikime brenda pesë orësh me një intensitet në shtim.

Kështu, vetëm nga ora 19:00 deri në 20:00 të mbrëmjes së shkuar, numri i klikimeve ka shkuar deri në 110 mijë.

E megjithatë, lista ka probleme, të paktën siç raporton Shqiptarja.com.

Sipas saj, në listë janë edhe persona të vdekur ose të arrestuar.

Kështu, Çajup Qejvani, i dënuar për grabitje, është ekzekutuar në Athinë në vitin 2008.

Në listë janë edhe një seri emrash të njohur të botës së krimit, që janë arrestuar.

Për shembull, në listë është emri i Izet Haxhisë, i arrestuar në Turqi dhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Po ashtu në listë është edhe Enver Dondollaku, një emër i njohur i bandës së Lushnjës, që akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë, Klenti Bano.

Në listën e shumë të kërkuarve është edhe Almir Haruni, i dënuar me burgim përjetë për vrasjen e katër shqiptarëve në Itali.

Edhe Kastriot Fejzo, i arrestuar vitin e shkuar në Athinë, i dënuar me 18 vjet burg për vrasjen e dy komisionarëve të PS, është në listë.

Shqiptarja zbulon edhe të tjerë emra të njohur të krimit si Sokol Deçka, Valentin Frrokaj, Apostol Buçaj, që janë në listën e Ministrisë së Brendshme./ep

8 komente në “Bum klikimesh/ Në listën e 742 më të kërkuarve ka edhe të vdekur dhe të arrestuar”

  1. MACOKU I KUQ says:

    Ky eshte mesazh i koduar nga Sajmir Handikapati per te “kerkuarit” militante te PS qe te marrin masa te zhduken nga qarkullimi pasi Prokuroria dhe pjesa e papolitizuar e Policise se Shtetit mund te beje ndonje “gafe” dhe ti arrestoje keta bij te Partise ne pushtet.
    Loje e holle kjo sbesoj se e ben nga mendja e vet ky Handikapati!

    1. sh q i p says:

      po maçoku me çizme, ti po qe je militant i vendosur. komandanti do te shperbleje mire po vazhdove te shkruash e te fantazosh. ne si organizate partie e p.d.se. kemi nevoje per njerez te devotshem si maçok e minj kanalesh.

    2. feniks says:

      Po mire,more “Macoku i Kuq”,qe e ke shpirtin ezi,me qe PS-ja dashka t’i fshihka keta kriminele,po ju,qe i paska denuar PROKURORIA E JUAJ MILITANTE,pse nuk i FUTET NE BURG,se as ne kerkim nderkombetar nuk i betew???
      Po as te VDEKURIT E TE ARRESTUARIT nuk ishit ne gjendje t’i evidentonit,por i keni mbajtur ne liste te gjalle???
      TURP I MADH se policia dhe drejtesia e Berishes nuk merrej me punen e vet,por me RUAJTJEN E KRIMEVE E Berishes!!!

  2. Qytetar says:

    Shqiperine BASTARD Saliu bashke me suiten e tij e kthyen ne nje
    shtet ku mbizoteron krimi .
    Qeveria e Rames duhet ta kthej kete vend te vogel ne nje shtet POLICOR

  3. ledion says:

    me vjen keq ka ne janine nje breth ka 10 vjet dhe para 1 muje doli nga burgu beri 8 muje burk ne greq dhe endet shum mire me familjen adriatik selam kanushaj

  4. ledion says:

    haaaa edin mire gjithe janina gjite tepelena ku ri dhe ku jeton po te pyesesh ke xhamija e gjrn e

  5. Lom Deliu says:

    O njerez mos e boni per gja te modhe, shfaqje me bojra eshte kjo.
    sdo men se dhe ato qi jane gjall e kan ça me kohe ferren ata.
    Na tregoni ke kerkon bota se ata jon ketu, tuj pagu qe te mos I dorzoj policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje