Kandidati i Listës “Srbska”, Kërstimir Pantiç, dhe ai i SDP-së Oliver Ivanoviç, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të zhvillohet më 1 dhjetor.
Kështu raportoi pak më parë RTS.
Sipas këtij burimi, Pantiç ka vetëm disa vota më shumë, por numri i saktë i tyre do të mësohet pasi të numërohen edhe votat me kusht, një proces që mund të zgjasë disa ditë.
KQZ-ja ende nuk ka dalë me ndonjë rezultat për zgjedhjet e përsëritura dje në tre vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës.
Por është e sigurt se as Pantiç, as Ivanoviç nuk kanë fituar numrin e nevojshëm të vota për të qenë kryetar komune./KD
Mesa duket po afrohet nje vale ere e ndryshimit te kufijve,Nese Ivanovic me perkrahjen e ruseve kerkon ndarjen e Mitrovices atehere ulemi ne tevoline dhe hedhim zarat per bashkim kombetar….Presheva?Maqedonia?